Connect with us

Lajme nga vendi

Barnat nuk janë “luks”, çmimet në qiell xhepat e qytetarëve përtokë!

Published

on

Nëse nuk ka forma të tjera se si të ndihmohen qytetarët është e rendit dhe normale që të paktën të mos dëmtohen. Qytetarët me vite të tëra janë duke bërë përpjekje të hatashme për të mbijetuar në këtë krizë që ka kapluar vendin, për fat të keq është e shumëfish. Ajo që është më shumë shqetësuese është fakti që sistemi shëndetësor nuk funksionon si duhet, pasi përpos problemeve të shumta kohëve të fundit çmimet e barnave kanë kaluar tavanin e normales, kanë pësuar rritje të hatashme. Kjo rritje e çmimeve të barnave rrit pakënaqësinë e qytetarëve të cilët pa vullnetin e tyre janë të varur prej barnave. Dhe, kur dihet që barnat nuk janë luks por domosdoshmëri e të rriten çmimet “pa hesap” kjo i bie që po plaçkit qytetarët e varfër, shkruan Zhurnal.

Kur rriten pa kontroll çmimet e barnave nuk ka se si të përkufizohet pos “plaçkë” ndaj qytetarëve të varfër –

Besim Hoda ka zbuluar se punon në farmaci dhe se mendon ta braktisë edhe këtë profesion. Në ClickPlus në TV21 tha se arsyeja është – shtrenjtimi i barnave esenciale deri në 300%.

“Shqiptarët duhet të ulen dhe të ndërtojnë ende sa kanë shansë, një platformë të përbashkët, me tre – katër pika… Unë po ua them, vij nga fusha e farmacisë dhe mendoj ta braktis edhe këtë profesion, sepse brenda një viti e gjysmë barnat esenciale për pacientët, kanë arritur vlerën e shtrenjtimit për 300%”, tha Hoda.

Shton se janë shtrenjtuar vetëm barnat që janë prodhuar në Maqedoni dhe Serbi, ato që vinë nga BE-ja, sipas tij kanë çmimin e njëjtë.

Advertisement

Barna me çmime të larta, më keq se kaq edhe mungojnë shpesh herë shumë lloje të barnave –

Në fundvitin që lamë pas kishte mungesë shumë të madhe të barnave në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, ku si pasojë e kësaj mungese të barnave metastzohej kanceri edhe më shumë.

Mungesa disa mujore e terapive kundër kancerit në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, ka shtuar dyshimet e organeve hetuese se ka keqpërdorime. Edhe pse buxheti i planifikuar vjetor iu është ndarë me kohë, Fondi për Sigurim Shëndetësor iu ka miratuar edhe një buxhet shtesë rreth 5,5 milion euro për tender të ri të barnave biologjike, të cilat janë në mungesë për tre mujorin e fundit të 2022-ës. Pas furnizimit me terapi të reja, korridoret e Klinikës së Onkologjisë ishin stërmbushen me pacientë.

Pacientët ankohen se në periudhën që nuk kanë marrë terapitë e rregullta nga klinika kishin vështirësi shëndetësore. Disa prej tyre tregojnë se janë detyruar të blejnë privat nëpër barnatore. Ata që nuk kanë pasur mundësi, vetëm dëshmojnë se gjatë këtyre muajve iu kanë shtuar edhe metastazat e kancerit.

Prandaj, mungesa e përgjegjësisë të institucioneve në këtë rast Fondit Shëndetësor dhe Ministrisë së Shëndetësisë qytetarët të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme përballen edhe me shpenzime më të larta ekonomike si dhe me brengën e gjetjes së ilaçeve të nevojshme, që në realitet për ata janë jetike.

Advertisement

Nuk përfundon misioni me marrjen e cilit do pozicion, në realitet këtu duhet të fillojë. Përgjegjësia e secilit bartës institucioni duhet të jetë e lartë, sepse edhe pritjet e qytetarëve janë të larta, sidomos kur kemi të bëjmë me shëndetësinë, arsimin, e ekonominë.

Kujtojmë edhe skandalin më jo njerëzor që ka ndodhë në Klinikën e Onkologjisë. Në vendin ku skandalet janë të njëpasnjëshme gjithçka është e mundur, por që deri në këtë nivel nuk e kishte menduar askush. Në një institucion shëndetësor aty ku humanizmi duhet të jetë mbi nivel është bërë terror human dhe akti më çnjerëzor që mund të ndodhë. Vjedhje e ilaçeve, kërkim i ryshfetit “për zgjatje jete”, si dhe mos evidentim i personave të vdekur, krejt kjo për përfitime materiale. Njerëz me shpirt të varfër në kurriz të pacientëve hallexhinjë kanë tentuar që të pasurohen. Mbase, edhe janë pasuruar disa prej tyre por i gjithë ky “biznes” i tyre mori fund, bashkë me biznesin e tyre edhe vet ata.

Spitalet në vend janë në gjendje të mjerueshme, një projekt “megaloman” që tashmë me dekada po qëndron në sirtarë, ndërtimi i një Qendre të re Klinike në Shkup, përmirësimi i infrastrukturës në spitale, rritja e pagave për mjekët, motivimi për të qëndruar në vend, sigurimi i barnave për secilin pacientë, këto duhet të jenë prioritet e këtij ministri që fati e bëri ministër, pasi populli nuk e votoi që të jetë në krye të Komunës së Çairit. /Zhrunal.mk

Advertisement

Lajme nga vendi

Shpallet konkursi për regjistrim në shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se është shpallur Konkursi për regjistrim në shkollat e mesme për vitin shkollor 2026–2027.

Konkursi parashikon mbi 25.000 vende të lira në të gjitha 109 shkollat e mesme publike në vend, prej të cilave më shumë se 17.000 janë në arsimin profesional, rreth 6.000 në gjimnaze dhe 570 në arsimin artistik.

Aplikimi i nxënësve do të bëhet në mënyrë elektronike përmes portalit Uslugi.gov.mk, me hyrje të veçantë për nxënësit përmes llogarive të tyre në schools.mk, pas së cilës dokumentacioni i nevojshëm dorëzohet në shkolla.

Në afatin e qershorit për regjistrim ka dy periudha aplikimi, e para nga 12 deri më 15 qershor dhe e dyta më 23 qershor. Ndërsa në afatin e gushtit ka një periudhë aplikimi, e cila do të realizohet më 20 gusht.

Continue Reading

Lajme nga vendi

KA  STUDENTI SHËNON 25 VJETORIN E THEMELIMIT

Published

on

Klubi Atletikës STUDENTI  Tetovë,i themeluar në Maj të vitit  2001,  këtë vit shënon  jubileun 25 vjet  anëtare  e  Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut.  Gjatë kësaj  periudhe   25 vjeçare  ky  klub  ishte  simbol i atletikës në Tetovë   dhe jo vetëm . Gjatë 25 viteve  përkundër vështirësive dhe sakrificave  të  shumta ka arritur  suksese  që na  bënë të jemi krenar  për punën dhe rezultate e arritura si në garat vendore  ashtu edhe në ato ndërkombëtare.  Falë sakrificës dhe punës  së pa lodhshme   të kryetarit prof Bexhet Toçi dhe iniciatorit  për themelimin e  këtij klubi sekretarit Shaban  Sinani   pa  mos  e  harruar edhe kryetarin e parë Ajdin Nuredinin, mund të krenohemi se kemi pasur pjesëmarrës në Lojnat  Olimpike për të rinj në Argjentinë, 5 garues  tanë kanë marrë pjesë në Lojërat Olimpike Evropiane në Baku të Azerbajxhanit, pjesëmarrës  nga  f garat e shumta ndërkombëtare, ndërsa si klub gjithmonë, kemi  qenë në mesin e më të mirëve  në Maqedoninë e Veriut. Në pa mundësi që të përmenden të gjithë ata  të cilët kanë mbrojtur ngjyrat e këtij klubit, të gjithë ata të cilët  e kanë përkrahur  mund  t’ju  them FALIMINDERIT për kontributin e dhënë.

Klubi i Atletikës Studenti vazhdon rrugëtimin e vetë të sukseseve  edhe më tej me  shpresë  së  gjithmonë  do ju bëjmë krenarë  me rezultatet e arritura .

Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN sulmon BDI-në: “Vazhdojnë me manipulime, Korridoret 8 dhe 10 do të realizohen”

Published

on

Koalicioni VLEN ka reaguar ashpër ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), duke e akuzuar për, siç thuhet, vazhdimësi të manipulimeve dhe propagandës në skenën politike.

Në reagimin nga VLEN theksojnë se “vetëm BDI dhe klika e saj mbeten të mbyllura në matricën e gënjeshtrave dhe manipulimeve”, duke shtuar se dalja publike më 1 prill, sipas tyre, ishte një konfirmim i kësaj qasjeje.

VLEN kritikoi edhe përfshirjen e Bajram Rexhepit në sulmet ndaj kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke e cilësuar këtë si një përpjekje të pabazë për të diskredituar, siç thonë ata, një nga kryetarët më të suksesshëm të komunave shqiptare.

Sipas VLEN BDI nuk ka kredibilitet për të folur për Bashkimin Evropian, duke e akuzuar për devijim të rrugës evropiane gjatë viteve të qeverisjes përmes korrupsionit, kapjes së shtetit dhe vendimeve të diskutueshme politike.

Sa i përket projekteve infrastrukturore, VLEN thekson se kritikat e BDI-së për Korridoret 8 dhe 10 nuk mund të merren seriozisht, duke shtuar se këto projekte janë strategjike dhe do të realizohen pavarësisht, siç thuhet, “zhurmës politike”.

Advertisement

“Punimet në Korridorin 8 po zhvillohen dhe progresi është i dukshëm në të gjitha segmentet. Qytetarët e Strugës mund të jenë të bindur se projekti do të përfundojë me sukses”, thuhet në reagim e VLEN-it, transmeton Zhurnal.mk.

Continue Reading

Më të lexuarat