Lajme nga vendi
Kryhet transplantimi i disa organeve – të zemrës, mëlçisë, veshkave
Ministria e Shëndetësisë informon se ditën e djeshme është kryer edhe një transplant multiorganesh, ku një pacient ka marrë zemër, një pacient mëlçi, dy pacientë kanë marrë veshka, ndërsa në ditët në vijim do të kenë mundësi pacientët nga Klinika Universitare për Ortopedi për të marrë edhe indet kockore.
Në kumtesën dërguar mediave ministri Demiri shpreh mirënjohje të pamasë për familjen e donatorit, që vendosi të dhurojë organet e të dashurit të tyre dhe në këtë mënyrë të shpëtojë të paktën katër jetë.
“Pas pëlqimit të marrë të martën, dje në orët e para të mëngjesit kanë filluar transplantet e zemrës, mëlçisë, veshkave dhe indeve kockore. I dërgoj një falenderim të madh familjes së donatorit që na rikujtoi rëndësinë, ndjeshmërinë dhe humanizmin edhe në momentet më të vështira të jetës. Vendimi i tyre sot do të thotë një jetë e re për dikë, pasi dje shpëtuam të paktën 4 jetë. Dhurimi i organeve është akti më i lartë i altruizmit që na bën të gjithëve njerëz më të mirë duke shpëtuar jetë njerëzish. Shumë faleminderit për të gjitha ekipet mjekësore që po punojnë me pacientët dhe po kujdesen për shëndetin e tyre për këto 48 orë”, thekson Demiri.
Lajme nga vendi
Klinika e Gastroenterohepatologjisë zgjeron shërbimet me dy metoda të reja mjekësore
Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë në kuadër të Qendrës Klinike “Nëna Terezë” – Shkup sot do të mbahet ngjarje me rastin e fillimit të dy procedurave medicinale: Kolangioskopia dhe Aplikimi Endoskopik i Stenteve nën Kontrollin e Endozografisë (LAMS).
Ngjarja do të mbahet në kabinetin e rinovuar të Endoskopisë së Klinikës.
Siç informojnë nga Klinika mysafir nderi në ngjarje do të jetë prof. dr. Petko Karaxhozov, profesor i gastroenterohepatologjisë dhe shef i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, Acibadem (Tokuda) Hospital, Sofje.
Lajme nga vendi
Sot është 1 prilli, Dita e Gënjeshtrave apo e Shakave festohet me humor, maska dhe kreativitet…
Sot shënohet 1 prilli – Dita e Gënjeshtrave apo Shakave. Kjo nuk është festë kombëtare në Maqedoninë e Veriut, por gjithkund në botë shënohet si ditë kur shumë persona bëjnë shaka apo gënjejnë, pa shkaktuar dëme.
Zakonisht, në këtë ditë në vend parakalojnë më të rinjtë të maskuar si supehero dhe karaktere të ndryshme nga filmat vizatimorë.
Ky ditë shënohet ndryshe në vende të ndryshme. Në Kanada, Zelandën e Re, Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, shakatë zgjasin deri në mesditë, ndërsa në Francë, Itali, Kore të Jugut, Japoni, Rusi, Holandë, Gjermani dhe vende të tjera, humori nuk ka kufizim kohe dhe vazhdon gjatë gjithë ditës.
1 Prilli mbetet dita kur të qeshurit dhe kreativiteti bashkojnë njerëzit, duke na kujtuar rëndësinë e humorit në jetën e përditshme.
Lajme nga vendi
I biri i dyshuar për vrasjen e babait në Gostivar u përpoq të fshihte gjurmët e krimit
Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit lëshoi një Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale – Vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 e Kodit Penal. Gjatë një incidenti të dhunës në familje në vendbanimin Dutlok të Gostivarit, i dyshuari 33-vjeçar me paramendim ia mori jetën babait të tij.
Ata filluan grindje për shkak të keqkuptimeve të mëparshme të ndërsjella, pas së cilës djali e sulmoi fizikisht babain, duke e goditur me dorë dhe sende të forta metalike derisa i shkaktoi lëndime të rënda nga të cilat i dëmtuari vdiq.
Menjëherë pas incidentit, i dyshuari i mbuloi gjurmët, lau trupin e të ndjerit dhe e përgatiti atë për varrim. Megjithatë, incidenti u zbulua përmes një raporti nga një qytetar anonim nga një numër telefoni i huaj, pas së cilës zyrtarët e policisë shkuan në vendngjarje, dhe një prokuror publik gjithashtu kreu inspektim dhe menjëherë urdhëroi autopsi.
Prokurori publik i paraqiti propozim gjyqtarit të hetimit paraprak të Gjykatës Themelore në Gostivar për të përcaktuar masë paraburgimi për të dyshuarin, për shkak të rrezikut të arratisjes, si dhe rrezikut të ndikimit te dëshmitarët dhe fshehjes së provave.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni6 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota6 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

