Connect with us

Lajme nga vendi

Velkovski ndaloi përdorimin e automjeteve zyrtare gjatë fushatës zgjedhore

Published

on

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), Gjoko Velkovski në kuadër të kompetencave të ministrit teknik, sot drejtorëve të qendrave për punë sociale, qendrave ndërkomunale për punë sociale, institucioneve publike dhe të gjithë palëve të interesuara të zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar që janë nën Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, u ka dërguar udhëzim për përdorimin e automjeteve zyrtare gjatë fushatës zgjedhore, në përputhje me kodin zgjedhor.

“Indikacioni ka të bëjë me shfrytëzimin e ligjshëm të hapësirës së zyrës, pajisjeve të zyrës dhe automjeteve zyrtare të organeve shtetërore gjatë fushatës zgjedhore, përkatësisht për zgjedhjet presidenciale të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 dhe zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë së Veriut. Mosrespektimi i detyrimeve dhe ndalimeve nga raportimi sjell përgjegjësi penalo-juridike sipas rregullave ligjore. Në periudhën në vijim, nëse ndonjë qytetar vëren keqpërdorim të burimeve, agjitacion, veprimtari partiake, keqpërdorim të pozitës zyrtare për të ndikuar në vullnetin e lirë të qytetarëve, menjëherë duhet të lajmërojë në ministri në numrin 02/3106456 ose në email kabinet@mtsp.gov.mk”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga MPPS.

Lajme nga vendi

POROJ – PËRKUJTOHET 27-VJETORI I RËNIES SË DËSHMORIT MUJDIN ALIU

Published

on

Në fshatin Poroj u shënua 27-vjetori i rënies heroike të dëshmorit Mujdin Aliu, i cili ra në betejën e lavdishme të Koshares. Me këtë rast, familjarë, bashkëfshatarë dhe qytetarë të shumtë u mblodhën për të nderuar jetën dhe veprën e tij. Pranë vendit përkujtimor u vendosën kurora me lule dhe u bënë homazhe në shenjë respekti për sakrificën e dëshmorit. Bashkëveprimtarët e tij kujtuan sakrificën e tij dhe të familjes së tij në çlirimin e themelimin e shtetit të pavarur të Kosovës duke nderuar veprën dhe vendosmërinë e dëshmorit, Mujdin Aliu.

Deklaratë – XHEMAIL JUSUFI – Ish luftëtar

Deklaratë – LUAN VELIU – Ish luftëtar

Deklaratë – FAZLI VELIU – SHVL-UÇK

Të pranishmit vlerësuan lart kontributin e Mujdin Aliut, duke theksuar se ai mbetet simbol i guximit dhe përkushtimit për lirinë e atdheut. Në fjalët e tyre u nënvizua se sakrifica e dëshmorëve është themeli mbi të cilin është ndërtuar liria që gëzojmë sot.

Advertisement

Në përfundim të ceremonisë, u përsërit zotimi se kujtimi dhe vepra e dëshmorëve do të ruhen dhe do të përcillen brez pas brezi.

Lavdi e përjetshme dëshmorit Mujdin Aliu!

Continue Reading

Lajme nga vendi

BIE ÇMIMI: DIZELI MË LIRË PËR 2.5 DENARË, BENZINAT PËR 1.5 DENARË!

Published

on

Derivatet e naftës lirohen mesatarisht për 2.73%.

Nga mesnata një litër naftë do të shitet për 95.5 denarë, EUROSUPERI BS-95 për 82 denarë, kurse EUROSUPERI BS-98 do të kushtojë 84 denarë.

Komisioni Rregullator për Energjetikë miratoi vendimin për konstatimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë për derivatet e naftës dhe karburantet e transportit.

Sipas vendimit, çmimi i ri i vajit ekstra të lehtë për amvisëri është 96.5 denarë për litër, çmimi i mazutit do të jetë 49.227 për kilogram.

Komisioni Rregullator për Energjetikë sqarojnë se korigjimi i çmimeve është si rezultat i uljes së çmimeve referenciale në bursat botërore, si dhe lëvizjes së kursit të denarit lidhur me dollarin amerikan.

Advertisement

Benzina ulet mesatarisht për 2.7%, dizeli për 3.25%.

Në arsyetim potencohet se gjatë formimit të çmimeve janë marrë parasysh edhe akcizat, harxhimet për distribuim, kompensimi për rezervat dhe harxhimet ekologjike, konform metodologjisë në fuqi.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ministria e Ekonomisë dhe Punës: Rritje minimale e çmimeve, ulje e marzhit tregtar te produktet bazë

Published

on

Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, përpiloi analizë krahasuese të lëvizjes së çmimeve të produkteve bazë ushqimore dhe joushqimore, në përputhje me konkluzionin e miratuar në seancën e 162-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Analiza përfshin çmimet e 55 produkteve më të shitura, të përcjella në katër zinxhirë tregtar me pozicionim të ndryshëm të çmimeve, në periudhën nga 1 shkurti deri më 1 prill të vitit 2026.

Rezultatet tregojnë se në periudhën e analizuar është regjistruar rritje minimale e çmimeve të shitjes prej 0,43%, derisa çmimet e blerjeve shënojnë rritje diçka më të lartë prej 1,01%. Në të njëjtën kohë, marzhi mesatar i fitimit bruto te tregtarët është ulur nga 16,28% në 15,80%, gjë që tregon se një pjesë e presionit nga rritja e çmimeve blerëse është absorbuar nga tregtarët, me qëllim që të ruhet stabiliteti i çmimeve për qytetarët.

Në lidhje me kategoritë individuale:

– Тe produktet ushqimore bazë ka rritje të lehtë prej 0,45%, me ç’rast rritje më të madhe ka te kosi, djathi, vezët dhe vaji;

Advertisement

– në rastin e pijeve joalkoolike është regjistruar ulje prej 1,01%;

– te frutat dhe perimet ka rënie prej 0,86%, përkundër rritjes së domateve dhe qepëve;

– te produktet bazë të higjienës është shënuar rritje prej 1,42%.

Ministria vlerëson se lëvizjet e çmimeve në periudhën e analizuar janë mesatare dhe nën kontroll, falë edhe uljes së marzheve tregtare.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të vazhdojë të monitorojë në mënyrë aktive kushtet e tregut dhe, nëse është e nevojshme, të propozojë masat e duhura për stabilizimin e çmimeve.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat