Lajme nga vendi
Velkovski ndaloi përdorimin e automjeteve zyrtare gjatë fushatës zgjedhore
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), Gjoko Velkovski në kuadër të kompetencave të ministrit teknik, sot drejtorëve të qendrave për punë sociale, qendrave ndërkomunale për punë sociale, institucioneve publike dhe të gjithë palëve të interesuara të zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar që janë nën Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, u ka dërguar udhëzim për përdorimin e automjeteve zyrtare gjatë fushatës zgjedhore, në përputhje me kodin zgjedhor.
Lajme nga vendi
Sot nis gjykimi për rastin “Lotaria” kundër Artan Grubit dhe shtatë të akuzuarve të tjerë
Sot pritet të fillojë procesi gjyqësor kundër ish-zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar në rastin e Lotarisë Shtetërore.
Së bashku me shtatë të akuzuar të tjerë, mes të cilëve edhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Metodija Dimovski, si dhe ish-kreu i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, ata ngarkohen me vepër penale me të cilën kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për më shumë se tetë milionë euro përmes furnizimit të paligjshëm të terminaleve të video-lotarisë.
Sipas Prokurorisë, të akuzuarit kanë qenë të vetëdijshëm se Lotaria Shtetërore nuk ka të drejtë të organizojë lojëra elektronike të fatit përmes këtyre aparateve, por megjithatë kanë nisur procedurë tenderuese në vlerë prej qindra miliona eurosh.
Lajme nga vendi
KF SHKËNDIJA: FITORE KUNDËR STRUGËS PËR TË BLINDUAR POZITËN E LIDERIT!
Sot në kompleksin stërvitor të FFM-së, do zhvillohet ndeshja e fundit e javës së katërt në Ligën e Parë të futbollit vendor mes Shkëndijës dhe Struga Trim Lum. Me kthimin e tifozëve në tribuna dhe ecurinë perfekte prej tre fitoresh rresht, kuqezinjtë kërkojnë triumfin e radhës në duelin ndaj Strugës për të blinduar pozitën e liderit në tabelë.
Në ndeshjen e xhiros së katërt kundër Struga Trim Lum, skuadra tetovare sërish do të jetë me mungesa në formacion kur dihet se pos portierit Babukar Gaye dhe sulmuesit Marko Gjorgjievski, kësaj radhe do të mungon edhe mesfushori Rafael Freitas.
Por në këtë ndeshje Shkëndija do të ketë përkrahjen e tifozëve të vet të flaktë të cilët në mënyrë të organizuar do të udhëtojnë Shkup.
Para fillimit të ndeshjes me një ceremoni rasti ekipi por edhe tifozët do të falënderojnë drejtorin sportiv Ardian Cuculi për punën e deri tanishme pasi ai nga dita sotme nuk do të jetë drejtor sportiv i skuadrës.
Futbollisti Vane Kërstevski para kësaj ndeshje konfirmoi atmosferën pozitive në ekip dhe synimin e vetëm për të vazhduar ecurinë e e fitoreve drejt mbrojtjes së fokusit për titullin kampion.
“Në ekip mbizotëron një atmosferë e shkëlqyer. Po përgatitemi ngadalë për Strugën, e dimë se na pret një ndeshje e fortë dhe e kemi analizuar mirë. E nisëm mbarë me tre fitore dhe shpresojmë që nesër të lidhim edhe një tjetër, siç është normale. Mendoj se paraqitja në Evropë na mundoi pak, u eliminuam pa fat edhe pse donim të përsërisnim suksesin e vitit të kaluar. Tani jemi të fokusuar te kampionati dhe shpresojmë se do ta fitojmë titullin këtë vit, e kështu vitin e ardhshëm do ta përsërisim suksesin edhe në Evropë” – deklaroi futbollist Vane Kërstevski
Nga ana tjetër edhe skuadra e Struga Trim Lum që në tre xhirot e para ka dy fitore dhe një barazim premton lojë të mirë kundër kuqezinjve tetovar pasi kjo është përballja e 25 mes këtyre dy skuadrave që konsiderohen ndër më të mirat në vendin tonë.
Struga Trim Lum së fundit në radhët e veta ka sjell edhe dy prurje të reja si Bleron Ramadani dhe qendërmbrojtësin Edison Kola, që së fundmi ishte pjesë e KF Tirana.
Ndeshja Shkëndija – Struga Trim Lum luhet sonte me fillim në ora 19:00, ndërsa drejtësinë do të ndajë referi Stojançe Trpçevski.KF SHKËNDIJA: FITORE KUNDËR STRUGËS PËR TË BLINDUAR POZITËN E LIDERIT!
Sot në kompleksin stërvitor të FFM-së, do zhvillohet ndeshja e fundit e javës së katërt në Ligën e Parë të futbollit vendor mes Shkëndijës dhe Struga Trim Lum. Me kthimin e tifozëve në tribuna dhe ecurinë perfekte prej tre fitoresh rresht, kuqezinjtë kërkojnë triumfin e radhës në duelin ndaj Strugës për të blinduar pozitën e liderit në tabelë.
Në ndeshjen e xhiros së katërt kundër Struga Trim Lum, skuadra tetovare sërish do të jetë me mungesa në formacion kur dihet se pos portierit Babukar Gaye dhe sulmuesit Marko Gjorgjievski, kësaj radhe do të mungon edhe mesfushori Rafael Freitas.
Por në këtë ndeshje Shkëndija do të ketë përkrahjen e tifozëve të vet të flaktë të cilët në mënyrë të organizuar do të udhëtojnë Shkup.
Para fillimit të ndeshjes me një ceremoni rasti ekipi por edhe tifozët do të falënderojnë drejtorin sportiv Ardian Cuculi për punën e deri tanishme pasi ai nga dita sotme nuk do të jetë drejtor sportiv i skuadrës.
Futbollisti Vane Kërstevski para kësaj ndeshje konfirmoi atmosferën pozitive në ekip dhe synimin e vetëm për të vazhduar ecurinë e e fitoreve drejt mbrojtjes së fokusit për titullin kampion.
VANE KËRSTEVSKI- Futbollist
“Në ekip mbizotëron një atmosferë e shkëlqyer. Po përgatitemi ngadalë për Strugën, e dimë se na pret një ndeshje e fortë dhe e kemi analizuar mirë. E nisëm mbarë me tre fitore dhe shpresojmë që nesër të lidhim edhe një tjetër, siç është normale. Mendoj se paraqitja në Evropë na mundoi pak, u eliminuam pa fat edhe pse donim të përsërisnim suksesin e vitit të kaluar. Tani jemi të fokusuar te kampionati dhe shpresojmë se do ta fitojmë titullin këtë vit, e kështu vitin e ardhshëm do ta përsërisim suksesin edhe në Evropë” – deklaroi futbollist Vane Kërstevski
Nga ana tjetër edhe skuadra e Struga Trim Lum që në tre xhirot e para ka dy fitore dhe një barazim premton lojë të mirë kundër kuqezinjve tetovar pasi kjo është përballja e 25 mes këtyre dy skuadrave që konsiderohen ndër më të mirat në vendin tonë.
Struga Trim Lum së fundit në radhët e veta ka sjell edhe dy prurje të reja si Bleron Ramadani dhe qendërmbrojtësin Edison Kola, që së fundmi ishte pjesë e KF Tirana.
Ndeshja Shkëndija – Struga Trim Lum luhet sonte me fillim në ora 19:00, ndërsa drejtësinë do të ndajë referi Stojançe Trpçevski.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Lajme nga vendi
Moti sot dhe çfarë na pret në javën e fundit të punës të gushtit?
Moti sot (e hënë) do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ngrohtë, me periudha me diell. Pasdite do të ketë reshje me shi lokal, rrufe dhe era do të fryjë e përforcuar.
Vende-vende do të ketë kushte për mot të ligë me erë të fuqishme dhe shfaqje breshëri. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale në rajonin e Gostivarit do të arrijë deri në 31 gradë.
Në ditët në vijim të kësaj jave të re të punës, sipas parashikimit meteorologjik, do të mbizotërojë mot me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut. Temperaturat do të lëvizin në interval prej 15 deri në 35 gradë. Të mërkurën pasdite vende-vende do të ketë rritje të vranësirave dhe kushte për reshje lokale të shiut, rrufe dhe erë të përforcuar. Në ditët e tjera nuk priten reshje.

