Connect with us

Lajme nga vendi

Ahmeti ja kur po pritet të formalizoj “Frontin Evropian”, kush nënshkruajnë marrëveshjen?!

Published

on

Kjo javë me shumë gjasa mund të vulosë përfundimisht të shumëpërfolurin Front Europian, kreu i BDI-së Ali Ahmeti do të mbledhë të gjithë partnerët e koalicionit për të nënshkruar marrëveshjen për të dalë bashkë në zgjedhje.

Nga ato që janë përmendur deri më tani, pjesë e këtij Fronti pritet të jenë BDI e Ahmetit si nismëtare e kësaj ideje, ASh-krahu i Ziadin Selës, PDSh e Menduh Thaçit, PDE e Arianit Hoxhës dhe Lëvizja Populli e Skender Rexhepit – Zejd.  Kreu i integristëve Ahmeti tashmë e ka gati ekipin anti-VLEN me të cilin do të dalë në garën për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Blloku shqiptar është ndarë në dy taborë, ai i partive të lartpërmendura që janë aktualisht në pushtet si dhe ai i partive opozitare që janë bërë bashkë në koalicionin VLEN, i përbërë nga ASh- krahu i Arben Taravarit, Lëvizja Besa e Bilall Kasamit, Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit, Alternativa e Afrim Gashit, e të cilët kanë mbështetje edhe të Lëvizjes Vetëvendosje të Kosovës./TV21

Lajme nga vendi

4 të miturat që rrahën dhe filmuan 13-vjeçaren dërgohen në shtëpi edukative-korrektuese

Published

on

Gjykata Themelore Penale në Shkup ka shqiptuar masa edukative për katër të miturat e përfshira në rastin e dhunës brutale ndaj një vajze 13-vjeçare në komunën e Gjorçe Petrovit.
Sipas vendimit, e mitura e akuzuar e para është dërguar në shtëpi edukative-korrektuese për një vit, ndërsa tri të tjerat për nga tetë muaj.
Rasti kishte tronditur opinionin publik pasi katër vajzat kishin ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës në dy raste të ndara. Gjatë sulmit, disa nga të pranishmit e kishin filmuar ngjarjen me telefona mobilë.
Pamjet e publikuara nga mediat tregonin se 13-vjeçarja ishte goditur me shqelma dhe grushte, ishte tërhequr për flokësh dhe kishte përfunduar e gjakosur në fytyrë.
Për këtë rast, Prokuroria kishte nisur procedurë ndaj katër të miturave për veprën penale „dhunë“. Ndërkohë, ishin ngritur edhe gjashtë kallëzime penale ndaj prindërve të tyre, nën dyshimin për neglizhencë dhe keqtrajtim të fëmijëve.
Vendimi gjyqësor ende nuk është i formës së prerë./skopje1.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

MICKOSKI PARALAJMËRON PERIUDHË TË VËSHTIRË PËR ENERGJINË ELEKTRIKE

Published

on

Qeveria planifikon rritjen e prodhimit të energjisë elektrike në Termoelektranat në Manastir dhe Osllomej, përmes sigurimit të qymyrit nga Kosova, si dhe rifillimin e punës së Termoelektarnës në Negotinë, me qëllim sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm gjatë dimrit, parandalimin e rritjes më të madhe të çmimit të rrymës dhe mbrojtjen e vendit nga goditja e çmimeve të energjisë në tregun evropian.

Rritja e çmimit të rrymës për amvisëritë mund të arrin deri në 5 për qind, por qeveria po ndërmerr aktivitete që rritja eventuale të mos jetë më e madhe se kaq, paralajmëroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Në një brifing me gazetarët, ai shpjegoi se po përgatitet një model për rritjen e prodhimit vendor të energjisë elektrike, i cili parasheh sigurimin e qymyrit nga Kosova për nevojat e Termocentralit në Manastir, kombinimin e tij me sasitë vendore dhe furnizime shtesë nga Greqia. Në plan është edhe aktivizimi i sërishëm i bllokut të tretë në termocentral.

Mickoski paralajmëroi se tregjet energjetike në Evropë po përballen me rritje të ndjeshme të çmimeve, ku energjia elektrike dhe gazi janë shtrenjtuar deri në tri herë. Sipas vlerësimeve të tij, në muajt e ardhshëm çmimi i energjisë elektrike mund të arrijë nga 350 deri në 400 euro për megavat-orë.

Për sigurimin e qymyrit nga Kosova tashmë po përgatitet një model logjistik, përmes të cilit do të mundësohet transporti i më shumë se 6.000 tonëve në ditë. Për realizimin e këtij operacioni parashihet angazhimi i mbi 200 kamionëve.

Advertisement

Procedura e tenderimit për transportin dhe deponimin e qymyrit është në zhvillim e sipër, ndërsa pritjet janë që të përfundojë deri në fund të muajit.

Mickoski vlerësoi se zhvillimet në tregun evropian të energjisë paraqesin rrezik serioz për inflacionin, por theksoi se Qeveria po ndërmerr masa për ruajtjen e stabilitetit ekonomik.

Continue Reading

Lajme nga vendi

40 VJET KRIJIMTARI: TETOVA NDERON SADIJE ALITI ME AKTIVITET TË VEÇANTË KULTUROR

Published

on

Biblioteka Universitare “Koço Racin” në Tetovë ka organizuar sot një aktivitet të veçantë kulturor në Muzeun e Tetovës, duke bashkuar autorë, lexues dhe dashamirës të letërsisë në një takim kushtuar librit dhe krijimtarisë letrare. Në fokus të këtij aktiviteti ishte shënimi i 40-vjetorit të krijimtarisë letrare të autores Sadije Aliti, e cila ishte protagonistja kryesore e këtij organizimi.

Gjatë aktivitetit, drejtori i Bibliotekës Universitare “Koço Racin”, Binaz Pajaziti, foli për rëndësinë e promovimit të vlerave letrare, mbështetjen e autorëve vendas dhe rolin që ka biblioteka në zhvillimin e jetës kulturore.

Ndërkaq, autorja Sadije Aliti u vu në qendër të vëmendjes për rrugëtimin e saj katërdekadësh në letërsi, duke shënuar një përvjetor të rëndësishëm të krijimtarisë së saj.

Aktiviteti përfshiu edhe takimin me autorët vendas, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe promovimit të krijimtarisë letrare, si dhe aktivitetin e Klubit të Lexuesve të Bibliotekës Universitare “Koço Racin”. Ky organizim përbën një tjetër nismë kulturore të bibliotekës, me synimin për të afruar autorët dhe lexuesit dhe për të nxitur interesimin për librin dhe letërsinë në Tetovë./Tv Koha/

Continue Reading

Më të lexuarat