Lajme nga vendi
FILLON JAVA GLOBALE E PARAVE 2024: “Mbroni paratë tuaja, mbrojeni të ardhmen tuaj”
Banka Popullore, Ministria e Financave, Komisioni i Letrave me Vlerë, Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional, në bashkëpunim me asociacionet dhe institucionet nga sektori privat dhe civil të cilët janë aktive në fushën e edukimit financiar, prej sot e deri më 24 mars, për të dymbëdhjetin vit me radhë, e shënojnë Javën Globale të Parave. Java globale e parave, siç bëri të ditur Banka Popullore, tradicionalisht shënohet përmes ligjëratave dhe publikimit të materialeve edukative nga sfera e financave.
Tema të cilës i kushtohet Java globale e parave këtë vit është: “Mbroji paratë tuaja, mbroje të ardhmen tënde” (Protect your money, secure your future), e cila ka të bëjë me menaxhimin e sigurt me paratë dhe fuqizimin e vetëdijes për rreziqet potenciale në sektorin financiar dhe mbrojtjes së financave personale.
Në kumtesën e Bankës Popullore theksohet se rreziqet e tilla përfshijnë mashtrime financiare, duke përfshirë edhe porosi të dyshimta (fishing), mashtrime gjatë blerjes përmes internetit, si dhe rreziqe lidhur me privatësinë e të dhënave, siç është vjedhja e identitetit.
“Shumë shpesh të rinjtë janë viktima të mashtrimeve financiare, për shkak të qasjes së tyre të vazhdueshme me teknologjitë dhe informim më të ulët për rreziqet e mundshme gjatë shfrytëzimit të teknologjisë bashkëkohore dhe mënyrave bashkëkohore të pagesave për sigurimin e produkteve dhe shërbimeve të reja financiare. Nga aty, tema e Javës globale të parave këtë vit i nxit të rinjtë që të shohin në mënyrë më afatgjate dhe të jenë të kujdesshëm gjatë marrjes së vendimeve financiare dhe shfrytëzimit të teknologjive bashkëkohore”, thuhet në kumtesë.
Në kuadër të shënimit të Javës globale të parave, Banka Popullore do të organizojë shumë ligjërata për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Nga Banka Popullore thonë se në mënyrë organizative e mbështet edhe garën kombëtare të Kuizit Evropian të Parave në vitin 2024, i cili do të mbahet gjatë Javës globale të parave. Në suaza ndërkombëtare, Java globale e parave shënohet nga viti 2012, me ndërprerje të vetme në vitin 2020 për shkak të pandemisë, në organizim të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). Kjo nismë globale, e cila deri më tani shënohet në më shumë se 176 vende në botë dhe me të cilën janë përfshirë 60 milionë fëmijë dhe të rinj, e ngrit vetëdijen te të rinjtë për edukim financiar dhe njohuritë e tyre për paratë, kursimin, punësimin dhe sipërmarrësinë. Më shumë informacione për Javën globale të parave mund të gjeni në ueb faqen: www.globalmoneyweek.org
Lajme nga vendi
Klinika e Gastroenterohepatologjisë zgjeron shërbimet me dy metoda të reja mjekësore
Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë në kuadër të Qendrës Klinike “Nëna Terezë” – Shkup sot do të mbahet ngjarje me rastin e fillimit të dy procedurave medicinale: Kolangioskopia dhe Aplikimi Endoskopik i Stenteve nën Kontrollin e Endozografisë (LAMS).
Ngjarja do të mbahet në kabinetin e rinovuar të Endoskopisë së Klinikës.
Siç informojnë nga Klinika mysafir nderi në ngjarje do të jetë prof. dr. Petko Karaxhozov, profesor i gastroenterohepatologjisë dhe shef i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, Acibadem (Tokuda) Hospital, Sofje.
Lajme nga vendi
Sot është 1 prilli, Dita e Gënjeshtrave apo e Shakave festohet me humor, maska dhe kreativitet…
Sot shënohet 1 prilli – Dita e Gënjeshtrave apo Shakave. Kjo nuk është festë kombëtare në Maqedoninë e Veriut, por gjithkund në botë shënohet si ditë kur shumë persona bëjnë shaka apo gënjejnë, pa shkaktuar dëme.
Zakonisht, në këtë ditë në vend parakalojnë më të rinjtë të maskuar si supehero dhe karaktere të ndryshme nga filmat vizatimorë.
Ky ditë shënohet ndryshe në vende të ndryshme. Në Kanada, Zelandën e Re, Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, shakatë zgjasin deri në mesditë, ndërsa në Francë, Itali, Kore të Jugut, Japoni, Rusi, Holandë, Gjermani dhe vende të tjera, humori nuk ka kufizim kohe dhe vazhdon gjatë gjithë ditës.
1 Prilli mbetet dita kur të qeshurit dhe kreativiteti bashkojnë njerëzit, duke na kujtuar rëndësinë e humorit në jetën e përditshme.
Lajme nga vendi
I biri i dyshuar për vrasjen e babait në Gostivar u përpoq të fshihte gjurmët e krimit
Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit lëshoi një Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale – Vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 e Kodit Penal. Gjatë një incidenti të dhunës në familje në vendbanimin Dutlok të Gostivarit, i dyshuari 33-vjeçar me paramendim ia mori jetën babait të tij.
Ata filluan grindje për shkak të keqkuptimeve të mëparshme të ndërsjella, pas së cilës djali e sulmoi fizikisht babain, duke e goditur me dorë dhe sende të forta metalike derisa i shkaktoi lëndime të rënda nga të cilat i dëmtuari vdiq.
Menjëherë pas incidentit, i dyshuari i mbuloi gjurmët, lau trupin e të ndjerit dhe e përgatiti atë për varrim. Megjithatë, incidenti u zbulua përmes një raporti nga një qytetar anonim nga një numër telefoni i huaj, pas së cilës zyrtarët e policisë shkuan në vendngjarje, dhe një prokuror publik gjithashtu kreu inspektim dhe menjëherë urdhëroi autopsi.
Prokurori publik i paraqiti propozim gjyqtarit të hetimit paraprak të Gjykatës Themelore në Gostivar për të përcaktuar masë paraburgimi për të dyshuarin, për shkak të rrezikut të arratisjes, si dhe rrezikut të ndikimit te dëshmitarët dhe fshehjes së provave.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni6 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota6 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

