Connect with us

Lajme nga vendi

(video) Vendosen bustet e heronjëve maqedonas në Tetovë

Published

on

Në heshtje dhe larg syve të opinionit, ashtu sikurse që u vendos kryqi në Kodrën e Diellit, bustet e heronjve maqedonas Gjoce Stojçevsku Ambarçe dhe Todor Xhipovski Merxhan, që u larguan nga qendra e qytetit të Tetovës në vitin 2007 janë vendosur përkohësisht në oborrin e Muzeut Përkujtimor kushtuar Partisë Komuniste të Maqedonisë në lagjen Dy Pishat në Tetovë.Vendosja e tyre vjen pas marrëveshjes së organizatës komunale të Lidhjes së Luftëtarëve në Tetovë dhe Institucionit Nacional Muzeu i Rajonit të Tetovës, i cili menaxhon me Muzeun Përkujtimor.Bustet u hoqën në vitin 2007 kur filloi rindërtimi i sheshit të qytetit dhe kryetar i Komunës së Tetovës ishte Hazbi Lika. Ende nuk dihet se kush ka dhënë leje për vendosjen e busteve në një vend që menaxhohet nga muzeu i Tetovës.Kryeministri teknik Talat Xhaferi ka folur në lidhje më këtë veprim duke thënë se pushteti qendror nuk mund të kërkojë përgjegjësi nga komuna.
Sipas informacioneve të siguruara nga Televizioni Koha, në atë kohë, kompania që ka realizuar punimet në sheshin e Tetovës ka larguar bustet për shkak se të njejtit kanë penguar në realizimin e punëve. Bustet janë laruar në mënyrë të sigurtë dhe nuk janë dëmtuar, thotw burimi jonw.Që atëherë, përpjekjet e organizatës së luftarëve për vendosjen e bustit në sheshin e qytetit kanë qenë të
pasuksesshme.Tash për tash është vendosur platforma prej betoni për vendosjen e tyre, kurse më tej pritet që të rregullohet i tërë monumenti. Organizatorët e kësaj iniciative thonë se bustet janë vendosur përkohësisht në oborrin e Muzeut të zonës së Tetovës.“Ata janë vendosur me qëllim të nderimit të pashqetësuar deri në plotësimin e kushteve për kthimin e tyre në sheshin e qytetit nga ku janë larguar ilegalisht”, thonë nga Organizata Komunale e Luftëtarëve në Tetovë.Sipas mediave maqedonase Gjoce Stojçevski-Ambarçe dhe Todor Ciposki-Merxhan ishin pjesëtarë të çetës së tretë të Tetovës dhe vdiqën në betejën afër fshatit Beliçicë më 19 shtator 1944 në luftë me n ballistët.Ata janë shpallur heronj kombëtarë në vitin 1951 dhe 1953, ndërsa bustet në sheshin e Tetovës ishinvendosur në vitin 1970. TV KOHA

Advertisement

Lajme nga vendi

Klinika e Gastroenterohepatologjisë zgjeron shërbimet me dy metoda të reja mjekësore

Published

on

Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë në kuadër të Qendrës Klinike “Nëna Terezë” – Shkup sot do të mbahet ngjarje me rastin e fillimit të dy procedurave medicinale: Kolangioskopia dhe Aplikimi Endoskopik i Stenteve nën Kontrollin e Endozografisë (LAMS).

Ngjarja do të mbahet në kabinetin e rinovuar të Endoskopisë së Klinikës.

Siç informojnë nga Klinika mysafir nderi në ngjarje do të jetë prof. dr. Petko Karaxhozov, profesor i gastroenterohepatologjisë dhe shef i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, Acibadem (Tokuda) Hospital, Sofje.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sot është 1 prilli, Dita e Gënjeshtrave apo e Shakave festohet me humor, maska dhe kreativitet…

Published

on

Sot shënohet 1 prilli – Dita e Gënjeshtrave apo Shakave. Kjo nuk është festë kombëtare në Maqedoninë e Veriut, por gjithkund në botë shënohet si ditë kur shumë persona bëjnë shaka apo gënjejnë, pa shkaktuar dëme.

Zakonisht, në këtë ditë në vend parakalojnë më të rinjtë të maskuar si supehero dhe karaktere të ndryshme nga filmat vizatimorë.

Ky ditë shënohet ndryshe në vende të ndryshme. Në Kanada, Zelandën e Re, Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, shakatë zgjasin deri në mesditë, ndërsa në Francë, Itali, Kore të Jugut, Japoni, Rusi, Holandë, Gjermani dhe vende të tjera, humori nuk ka kufizim kohe dhe vazhdon gjatë gjithë ditës.

1 Prilli mbetet dita kur të qeshurit dhe kreativiteti bashkojnë njerëzit, duke na kujtuar rëndësinë e humorit në jetën e përditshme.

Continue Reading

Lajme nga vendi

I biri i dyshuar për vrasjen e babait në Gostivar u përpoq të fshihte gjurmët e krimit

Published

on

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit lëshoi ​​një Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale – Vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 e Kodit Penal. Gjatë një incidenti të dhunës në familje në vendbanimin Dutlok të Gostivarit, i dyshuari 33-vjeçar me paramendim ia mori jetën babait të tij.

Ata filluan grindje për shkak të keqkuptimeve të mëparshme të ndërsjella, pas së cilës djali e sulmoi fizikisht babain, duke e goditur me dorë dhe sende të forta metalike derisa i shkaktoi lëndime të rënda nga të cilat i dëmtuari vdiq.

Menjëherë pas incidentit, i dyshuari i mbuloi gjurmët, lau trupin e të ndjerit dhe e përgatiti atë për varrim. Megjithatë, incidenti u zbulua përmes një raporti nga një qytetar anonim nga një numër telefoni i huaj, pas së cilës zyrtarët e policisë shkuan në vendngjarje, dhe një prokuror publik gjithashtu kreu inspektim dhe menjëherë urdhëroi autopsi.

Prokurori publik i paraqiti propozim gjyqtarit të hetimit paraprak të Gjykatës Themelore në Gostivar për të përcaktuar masë paraburgimi për të dyshuarin, për shkak të rrezikut të arratisjes, si dhe rrezikut të ndikimit te dëshmitarët dhe fshehjes së provave.

Continue Reading

Më të lexuarat