Connect with us

Lajme nga vendi

Blerja e helikopterëve për ARM-në në shënjestër të Antikorrupsionit

Published

on

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit ka hapur lëndë për dy tenderë dhe 13 raste të tjera lidhur me zgjedhjet. Disa janë pas zërave të ngritur, të tjerat me denoncim. Ligjet rregullojnë atë që (nuk) mund të bëhet që nga shpallja e zgjedhjeve deri në përfundimin e tyre, por rregullat anashkalohen me mjeshtëri, shkruan REL.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) hap lëndë për blerjen e tetë helikopterëve për Armatë me vlerë 230 milionë euro dhe për blerjen e 22 autoambulancave përmes tenderit të Ministrisë së Shëndetësisë, konfirmoi Tatjana Dimitrovska, kryetare e komisioni, për Radion Evropa e Lirë.

“Ne po hapim rastet me iniciativën tonë, pasi kemi dëgjuar nga mediat, për rastet aktuale para zgjedhjeve. Dy rastet për blerjen e helikopterëve dhe autoambulancave, me 13 raste të tjera, do të thotë se kemi 15 raste që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor”, tha Dimitrovska.

Këto raste kanë të bëjnë me ndalesat se çfarë mund dhe nuk mund të bëjnë zyrtarët dhe institucionet pas 14 shkurtit, ditën kur kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, i shpalli zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të planifikuara për 24 prill dhe 8 maj.

Ndalimet janë të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe rregullojnë kushtet për investime të reja, pagesa të jashtëzakonshme, punësime.

Advertisement

Reagime publike ka shkaktuar edhe tenderi i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, me të cilin Qeveria planifikon të shpenzojë 1.6 milionë euro për marrjen me qira të 45 veturave të reja. Ofertat duhet të hapen më 27 mars, prandaj ky tender nuk është aktualisht në “radarin” e Komisionit Kundër Korrupsionit.

Qeveria njoftoi pas seancës së 12 marsit se Ministria e Mbrojtjes do të blejë helikopterë transportues shumëfunksionalë, me marrëveshje qeveri me qeveri, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë.

Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, në një konferencë për media javën e kaluar (14 mars) informoi për këtë blerje. Më pas ajo tha se procedura për përzgjedhjen e kompanisë ka nisur pas një shpalljeje të publikuar në vitin 2019.

Helikopterët janë të prodhuesit italian “Leonardo Helicopters”. Kontrata me kompaninë duhet të nënshkruhet deri në fund të marsit. Të gjitha dërgesat duhet të përfundojnë deri në vitin 2028.

Katër oferta mbërritën në konkursin e përzgjedhjes së kompanisë. Krahas “Leonardo Helicopters” ka pasur edhe oferta nga një konsorcium gjermano-francez, një kompani nga SHBA-ja dhe Kanadaja.

Advertisement

VMRO-DPMNE opozitare kërkoi nga qeveria që të ndalojë këtë prokurim, duke thënë se “është jashtë çdo operacioni normal që LSDM dhe BDI të zgjedhin tenderin prej 230 milionë eurosh disa javë para zgjedhjeve, në periudhën e qeverisjes teknike”.

Blerja e pajisjeve për ARM-në është diçka që LSDM-ja dhe BDI-ja kanë pasur 7 vite për ta bërë, e jo dy muaj para zgjedhjeve të shpenzojnë 250 milionë euro”, njofton partia.

Petrovska tha se prokurimi është në përputhje me rregulloret ligjore dhe janë ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm.

“Procedura absolutisht nuk do të tërhiqet, nuk është shkelur ligji, do të kryhet deri në fund sepse jemi duke blerë pajisje që i nevojiten ushtrisë maqedonase dhe që janë pjesë e planit të modernizimit”, tha Petrovska nga Tetova.

Ndër 13 lëndët e Komisionit Kundër Korrupsionit, lidhur me zgjedhjet, ka edhe raste të punësimit të paligjshëm, pagesave të jashtëzakonshme të shtesave të pagave, fushatës së nisur para kohe, punësimit të personave me kontratë pune.

Advertisement

Këtë e kanë bërë institucionet shtetërore dhe publike, ndërmarrjet publike, komunat, tha për Radion Evropa e Lirë kryetarja e KShPK, por nuk dha detaje rreth rasteve.

Lajme nga vendi

Klinika e Gastroenterohepatologjisë zgjeron shërbimet me dy metoda të reja mjekësore

Published

on

Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë në kuadër të Qendrës Klinike “Nëna Terezë” – Shkup sot do të mbahet ngjarje me rastin e fillimit të dy procedurave medicinale: Kolangioskopia dhe Aplikimi Endoskopik i Stenteve nën Kontrollin e Endozografisë (LAMS).

Ngjarja do të mbahet në kabinetin e rinovuar të Endoskopisë së Klinikës.

Siç informojnë nga Klinika mysafir nderi në ngjarje do të jetë prof. dr. Petko Karaxhozov, profesor i gastroenterohepatologjisë dhe shef i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, Acibadem (Tokuda) Hospital, Sofje.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sot është 1 prilli, Dita e Gënjeshtrave apo e Shakave festohet me humor, maska dhe kreativitet…

Published

on

Sot shënohet 1 prilli – Dita e Gënjeshtrave apo Shakave. Kjo nuk është festë kombëtare në Maqedoninë e Veriut, por gjithkund në botë shënohet si ditë kur shumë persona bëjnë shaka apo gënjejnë, pa shkaktuar dëme.

Zakonisht, në këtë ditë në vend parakalojnë më të rinjtë të maskuar si supehero dhe karaktere të ndryshme nga filmat vizatimorë.

Ky ditë shënohet ndryshe në vende të ndryshme. Në Kanada, Zelandën e Re, Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, shakatë zgjasin deri në mesditë, ndërsa në Francë, Itali, Kore të Jugut, Japoni, Rusi, Holandë, Gjermani dhe vende të tjera, humori nuk ka kufizim kohe dhe vazhdon gjatë gjithë ditës.

1 Prilli mbetet dita kur të qeshurit dhe kreativiteti bashkojnë njerëzit, duke na kujtuar rëndësinë e humorit në jetën e përditshme.

Continue Reading

Lajme nga vendi

I biri i dyshuar për vrasjen e babait në Gostivar u përpoq të fshihte gjurmët e krimit

Published

on

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit lëshoi ​​një Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale – Vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 e Kodit Penal. Gjatë një incidenti të dhunës në familje në vendbanimin Dutlok të Gostivarit, i dyshuari 33-vjeçar me paramendim ia mori jetën babait të tij.

Ata filluan grindje për shkak të keqkuptimeve të mëparshme të ndërsjella, pas së cilës djali e sulmoi fizikisht babain, duke e goditur me dorë dhe sende të forta metalike derisa i shkaktoi lëndime të rënda nga të cilat i dëmtuari vdiq.

Menjëherë pas incidentit, i dyshuari i mbuloi gjurmët, lau trupin e të ndjerit dhe e përgatiti atë për varrim. Megjithatë, incidenti u zbulua përmes një raporti nga një qytetar anonim nga një numër telefoni i huaj, pas së cilës zyrtarët e policisë shkuan në vendngjarje, dhe një prokuror publik gjithashtu kreu inspektim dhe menjëherë urdhëroi autopsi.

Prokurori publik i paraqiti propozim gjyqtarit të hetimit paraprak të Gjykatës Themelore në Gostivar për të përcaktuar masë paraburgimi për të dyshuarin, për shkak të rrezikut të arratisjes, si dhe rrezikut të ndikimit te dëshmitarët dhe fshehjes së provave.

Continue Reading

Më të lexuarat