Lajme nga vendi
Demiri: Spitalet po përballen me mungesë të madhe mjekësh

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri thotë se spitalet po përballen me mungesë të madhe mjekësh dhe staf mjekësor, se klinikat janë me drejtorë që nuk e meritojnë fare të jenë drejtor.
Demiri në një intervistë për “Fokus” tha se zgjidhje selektive në një institucion nuk do të thotë se e keni zgjidhur problemin në shëndetësi.
“Do të flasim për Tetovën, por në përgjithësi e njëjta gjë vlen për të gjitha qytetet. Një zgjidhje selektive në një institucion nuk do të thotë se e keni zgjidhur problemin në shëndetësi.
Në periudhën e pandemisë së COVID-19, Klinika Infektive filloi me 100 shtretër dhe në nivel shtetëror kishte mijëra persona në nevojë për kujdes shëndetësor. Kjo duhet rregulluar. Çdo vendbanim që ka një institucion publik shëndetësor duhet të përgatitet me të gjitha kushtet për të ofruar kujdesin e nevojshëm shëndetësor për pacientët”, tha Demiri.
Ai tha se është fakt se ka mungesë të madhe të stafit.
“Kaluam një periudhë në të cilën për shumë vite nuk kishte specializime të reja. Unë shpesh them: “Mund të blesh çdo gjë, vetëm personeli mjekësor është më i vështiri për tu blerë”.
Dy gjëra janë shumë të vështira për t’u arritur. Njëra është ndryshimi i mentalitetit të popullatës së përgjithshme, që ata të dinë të vlerësojnë institucionin e spitalit dhe punonjësit dhe e dyta është krijimi i një stafi mjekësor të mirë dhe profesional”, shtoi Demiri.
Lajme nga vendi
QMK: Është kërkuar mbështetje nga ajri për zjarrin në Vizbeg, shqyrtohet edhe evakuimi i banorëve

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) thonë se me kërkesë të kryetarit të komunës së Shuto Orizares është kërkuar mbështetje nga ajri për të shuar zjarrin që ka shpërthyer në deponinë e egër mes Shutkës dhe Vizbegut.
Nga QMK thonë se zjarri po përhapet në afërsi të zonave të banimit dhe se nëse shihet e nevojshme, do të bëhet edhe evakuimi i banorëve.
“Në rajonin e Vizbegut, në Komunën e Shuto Orizares, pranë deponisë ilegale, ka shpërthyer një zjarr i cili po përhapet dhe paraqet rrezik për zgjerim drejt sipërfaqeve përreth. Ekziston rrezik pasi që afër ndodhen shtëpi banimi.
Me kërkesë të kryetarit të Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush, është kërkuar mbështetje ajrore për përballimin e zjarrit.
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) menjëherë e ka procesuar kërkesën në drejtim të Ministrisë për Punë të Brendshme (MPB) dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), me qëllim të behët një ndërhyrjeje më e shpejtë dhe më efikase në terren. Kryetarit të Shuto Orizarit i është rekomanduar që, nëse vlerësohet e nevojshme, të ndërmarrë masa për evakuimin e banorëve të asaj zone”, thonë nga QMK.
Nga QMK njoftojnë se aktualisht, në terren po intervenojnë ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit.
Lajme nga vendi
Është shuar zjarri në rajonin e Bllacës! Në Dojran po intervenohet me helikopter ndërsa në Makedonski Brod do të përdoret “air tractor”

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se aktive janë 7 vatra të zjarrit në Maqedoni, përcjell TV21. Janë lokalizuar dy vatra, ndërsa janë shuar 22 zjarre, përfshi zjarrin në rajonin e Bllacës, respektivisht në komunën e Çuçer Sandevës. Ndërkaq, Stojançe Angelov, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, bëri të ditur se tani po shuhen zjarre në Dojran, mbi fshatin Nikoliç, dhe në Makedonski Brod, mbi fabrikën Samokov.
“Po veprojmë me helikopter mbi këtë zjarr, i cili po zhvillohet në terren të pjerrët. Prandaj po e përdorim helikopterin, i cili me fluturime të shkurtra e godet në mënyrë mjaft efikase zjarrin, i cili ka vetëm një krah aktiv. Aty janë zjarrfikësit nga Gjevgjelia dhe Vallandova, si dhe nga Dojrani. Vlerësimi im është se në orët në vijim zjarri do të vihet nën kontroll. Përveç këtij, kemi edhe një zjarr tjetër aktiv dhe të pakëndshëm, që mund ta vlerësoj si më të vështirin, është zjarri në Makedonski Brod mbi fabrikën Samokov. Sot do të veprojë avioni ‘air tractor’, dhe besoj se edhe ky zjarr do të vihet plotësisht nën kontroll”, tha Angelov.
Pjesë e njoftimit nga nga QMK:
ZJARRE AKTIVE: 7
- Komuna e Makedonski Brod 1: Ndërmjet fshatrave Creshnevë, Lokvicë dhe Slatinë (pyll me dushk të degraduar dhe shkurre);
- Komuna e Makedonski Brod 2: Fshati Samokovë (material i lehtë djegës i kapluar nga zjarri);
- Komuna e Çashkë: Nën Solunska Glava, mes vendeve të quajtura Burimet e Babunës dhe Gropa e Babës (vetëm tym në pjesë shkëmbore, zjarr pyjor);
- Komuna e Çuçer Sandevë 1: Ndërmjet fshatrave Bllacë dhe Çuçer (pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët);
- Komuna e Butelit: Fshati Lubancë (vegjetacion i ulët);
- Komuna e Dojranit: Fshati Nikoliç (pyll me dru të ulët);
- Komuna e Kavadarit: Fshati Krushevicë (vegjetacion i ulët);
Lajme nga vendi
Karvani ekonomik i Durmishit zbarkon në Strugë; Punë, grante dhe shanse për çdo strugan

Karvani ekonomik i ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ndaloi këtë të shtunë në Strugë, ku bashkë me drejtorin e Agjencisë për Punësim, Selatin Beluli, prezantuan masat e Planit Operativ për Punësim 2025.
Në takimin me struganët, ministri Durmishi theksoi se ky plan është një angazhim i qartë institucional, i mbështetur me 40 milionë euro buxhet, që synon ndërtimin e një tregu pune më të hapur, më gjithëpërfshirës dhe më të ndershëm për të gjithë.
“Ky plan është për ju; për të rinjtë që kërkojnë shansin e parë, për gratë që duan të fuqizohen ekonomikisht dhe për secilin që kërkon mundësi reale për përparim në vendin tonë”, theksoi ministri Durmishi.
Ai u zotua se çdo euro e këtij plani do të kthehet në mundësi konkrete për qytetarët, përmes masave të reja për vetëpunësim, praktikë, subvencione për bizneset dhe mbështetje për grupet më të rrezikuara nga papunësia.
Struga ishte ndalesa e radhës në kuadër të karvanit informues që po zhvillohet në gjithë vendin me qëllim të informimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve mbi masat dhe mundësitë që ofron Plani Operativ për Punësim.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve