Connect with us

Lajme nga vendi

Fakulteti me më shumë studentë në RMV nesër do të protestojë para Qeverisë: Kërkojnë “kushte më të mira për studim”

Published

on

Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FSHIIK), me vendim të drejtorisë së dekanatit, nesër në ora 12 do të mbajë protestë paqësore para Qeverisë. Përveç dekanit dhe prodekanëve, anëtarëve të drejtorisë së dekanatit do të jenë edhe udhëheqësit e institucioneve dhe një anëtar i zgjedhur nga Asambleja Studentore e Fakultetit. Nga Fakulteti kumtuan se në protestë do të mbahet seanca e 25-të e rregullt e Këshillit-Mësimor Shkencor, shkruan Meta.mk.

Qëllimi i protestës, thonë nga FSHIIK, është që “t’i tregohet pushtetit për nevojën e përmirësimit të kushteve për studim të studentëve të Fakultetit” duke aluduar në problemin hapësinor me të cilin përballet ky institucion. Me më shumë se 5.000 studentë, FSHIIK është fakulteti me më shumë studentë në shtet, por sfidë e vërtetë për udhëheqësinë e fakultetit është ajo që institucioni nuk ka hapësirë të mjaftueshme që t’i akomodojë të gjithë studentët e regjistruar.

Dekani i FSHIIK, prof.dr. Boro Jakimovksi për Meta.mk thotë se vendimi për protestë vjen pas mosplotësimit të premtimit nga ana e Qeverisë në lidhje me kërkesën e tyre.

“Vendimi është miratuar pasi që në periudhën e deritanishme kemi marrë informata nga Qeveria se do të vendoset pozitivisht për kërkesën tonë të drejtuar që vitin e kaluar në maj dhe do të marrim mbështetje dhe informata se ajo do të realizohet, por në seancë qeveritare në shkurt, përpara se të shpallen zgjedhjet presidenciale, kur përfundimisht u vendos në rend dite, vendimi u anulua për një seancë, ndërkaq më pas edhe për një muaj. Pastaj, kur kaloi seanca e djeshme, morëm informatë se nuk do të shkohet në drejtim të miratimit të kërkesës sonë për marrjen e hapësirës shtesë të Kampusit Teknik”, thotë Jakimovski.

Për problematikën në fjalë, dje nga Ministria e Arsimit theksuan se me dhënien eventuale të hapësirave në të cilat për momentin është e vendosur Byroja për Zhvillim të Arsimit (BZHA), FSHIIK do të fitonte objekt i cili nuk përmbush kushte për realizim të mësimit.

Advertisement

Nga atje thonë se FSHIIK do të ketë ndërtesë në mjedisin e kampusit shoqëror të UKM-it, por ndërtimi për momentin është stopuar. Objekti i cili duhej të jetë shtëpi e FSHIIK-së filloi të ndërtohet para më shumë se tetë vite, por mbeti i pandërtuar, pasi në korrik të vitit 2019 firma realizuese “Beton-Shtip” shkoi në falimentim.

“FSHIIK do të ketë objekt tërësisht të ri në mjedisin e kampusit të UKM-it. Siç është e njohur, ai objekt filloi të ndërtohet, por procedura për momentin është stopuar, për shkak të falimentimit të realizuesit të punimeve ndërtimore. Informojmë se pas revizionit të projektit dhe vlerësimit të aktiviteteve të kryera nga marrëveshja, do të zgjidhet realizues i ri i cili tërësisht do ta përfundojë objektin”, thonë nga MASH-i.`            `

Meta.mk tashmë kanë shkruar për problemin hapësinor të FSHIIK-ut. Ndërtesa e paralajmëruar prej kohësh që duhet të marrë fakulteti dhe që filloi të ndërtohej në Kampusin Social të UKM-së, mbeti e papërfunduar. Shpresat se ndërtimi do të rifillonte u rritën vitin e kaluar, por u shuan përsëri kur kjo nuk ndodhi.

Buxheti për vitin 2024 nuk parashikon mjete për vazhdimin e ndërtimit të objektit të FShIIK-ut dhe fqinjit të tij – Fakultetit të Kulturës Fizike, Sportit dhe Shëndetësisë (FKFSSh).

Advertisement

Lajme nga vendi

Klinika e Gastroenterohepatologjisë zgjeron shërbimet me dy metoda të reja mjekësore

Published

on

Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë në kuadër të Qendrës Klinike “Nëna Terezë” – Shkup sot do të mbahet ngjarje me rastin e fillimit të dy procedurave medicinale: Kolangioskopia dhe Aplikimi Endoskopik i Stenteve nën Kontrollin e Endozografisë (LAMS).

Ngjarja do të mbahet në kabinetin e rinovuar të Endoskopisë së Klinikës.

Siç informojnë nga Klinika mysafir nderi në ngjarje do të jetë prof. dr. Petko Karaxhozov, profesor i gastroenterohepatologjisë dhe shef i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, Acibadem (Tokuda) Hospital, Sofje.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sot është 1 prilli, Dita e Gënjeshtrave apo e Shakave festohet me humor, maska dhe kreativitet…

Published

on

Sot shënohet 1 prilli – Dita e Gënjeshtrave apo Shakave. Kjo nuk është festë kombëtare në Maqedoninë e Veriut, por gjithkund në botë shënohet si ditë kur shumë persona bëjnë shaka apo gënjejnë, pa shkaktuar dëme.

Zakonisht, në këtë ditë në vend parakalojnë më të rinjtë të maskuar si supehero dhe karaktere të ndryshme nga filmat vizatimorë.

Ky ditë shënohet ndryshe në vende të ndryshme. Në Kanada, Zelandën e Re, Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, shakatë zgjasin deri në mesditë, ndërsa në Francë, Itali, Kore të Jugut, Japoni, Rusi, Holandë, Gjermani dhe vende të tjera, humori nuk ka kufizim kohe dhe vazhdon gjatë gjithë ditës.

1 Prilli mbetet dita kur të qeshurit dhe kreativiteti bashkojnë njerëzit, duke na kujtuar rëndësinë e humorit në jetën e përditshme.

Continue Reading

Lajme nga vendi

I biri i dyshuar për vrasjen e babait në Gostivar u përpoq të fshihte gjurmët e krimit

Published

on

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit lëshoi ​​një Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale – Vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 e Kodit Penal. Gjatë një incidenti të dhunës në familje në vendbanimin Dutlok të Gostivarit, i dyshuari 33-vjeçar me paramendim ia mori jetën babait të tij.

Ata filluan grindje për shkak të keqkuptimeve të mëparshme të ndërsjella, pas së cilës djali e sulmoi fizikisht babain, duke e goditur me dorë dhe sende të forta metalike derisa i shkaktoi lëndime të rënda nga të cilat i dëmtuari vdiq.

Menjëherë pas incidentit, i dyshuari i mbuloi gjurmët, lau trupin e të ndjerit dhe e përgatiti atë për varrim. Megjithatë, incidenti u zbulua përmes një raporti nga një qytetar anonim nga një numër telefoni i huaj, pas së cilës zyrtarët e policisë shkuan në vendngjarje, dhe një prokuror publik gjithashtu kreu inspektim dhe menjëherë urdhëroi autopsi.

Prokurori publik i paraqiti propozim gjyqtarit të hetimit paraprak të Gjykatës Themelore në Gostivar për të përcaktuar masë paraburgimi për të dyshuarin, për shkak të rrezikut të arratisjes, si dhe rrezikut të ndikimit te dëshmitarët dhe fshehjes së provave.

Continue Reading

Më të lexuarat