Connect with us

Lajme nga vendi

Rritja e nacionalizmit, ikje nga problemet reale

Published

on

Rritja e nacionalizmit gjithnjë vërehet kohëve të fundit.Por kjo më e theksuar është gjatë
periudhës parazgjedhore, sidomos në fushatë kur gjithsecili politikan bëhet me patriot se tjetri.
Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, vendosja e kryqit në Kodrën e Diellit dukshëm ka rritur tensionet
ndëretnike dhe ndërfetare në vend. Kjo si duket edhe më shumë do të jetë në retorikën e fushatës
për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale që do të mbahen së shpejti. Në këtë drejtim sa më
shumë që rritet nacionalizmi aq më pak zgjidhen problemet reale të qytetarëve. Gjithnjë e më pak
flitet për ikjen e rinisë nga vendi, gjithnjë e më pak flitet për zhvillim ekonomik, kurse më shumë
flitet për flamuj, përmendore dhe mos tolerim ndëretnik, shkruan Tv Koha.
Zhvillimet e fundit me vendosjen e busteve të heronjëve maqedonas, janë një tregues i qartë se
vendi ende nuk është çliruar nga nacionalizmi dhe e kaluara,shkruan Tv Koha.
“Këto janë veprime tipike që të gjitha partitë I bëjnë para zgjedhjeve dhe ushqejnë
nacionalizmin vetëm për përfitime politike, njejtë si keqpërdoret edhe muaji I ramazanit
për qëllime politike. Jemi ngopur me këto veprime.Mendojmë që duhet të na lënë rehat,
duhet të miren me probleme serioze, të na lënë larg nacionalizmit.Ajo që duhet të
diskutohet dhe ajo që duhet në fakt të shtjellohet është se pse pikërisht muzeu I cili
ndodhet në Tetovë, ka tre objekte dhe në atë muze nuk ka asnjë element të vetëm për
shqiptarët dhe për historinë e shqiptarëve.Edhe pse në atë muze ka të punësuar shqiptarë,
megjithatë nuk ka asnjë element dhe asnjë promovim të kulturës shqiptare në Tetovë edhe
pse dihet se Tetova është një qytet i banuar me shumicë shqiptare” thotë për Tv Kohën
Elmedina Abdullai, nga nisma qytetare Më Mirë për Tetovën.
Në një vend ku nacionalizmi mbizotëron problemet reale vështirë se zgjidhen. Nëse vendosja e
kryqit dhe busteve është interes i qytetarëve të Tetovës, atëherë pse mos jetë interes i qytetarëve
edhe ndrrimi i emrave të rrugëve, shkollav, bulevardeve e kështu me rradhë.Kështu është
arsyetimi i partive maqedonase kur pyeten se pse nuk përkrahin ndryshimin e emrave të rrugëve
dhe shkollave në Tetovë. Së fundmi, vendosja e busteve të heronjëve maqedonas në hapësirat e e
muzeut të Tetovës sërish ka ngritur shqetësimet për rritje të nacionalizmit maqedonas karshi
shqiptarëve.Bustet e larguara nga sheshi I Tetovës janë vendosur pa asnjë leje në një hapësirë që
menaxhohet nga muzeu.E tërë kjo ka kaluar pa shumë pompozitet në opionin.

Advertisement

Lajme nga vendi

Ministria e Jashtme e Bullgarisë: Maqedonia të përmbushë detyrimet e saj

Published

on

Bullgaria këmbëngul që Republika e Maqedonisë së Veriut të përmbushë detyrimet e saj për të mbrojtur të drejtat e komuniteteve, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Nga atje shpjegojnë se organizatat e komunitetit bullgar në Maqedoni kanë shpërndarë një letër zyrtare në lidhje me draftin e rishikuar të Planit të Veprimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Personave që u Përkasin Minoriteteve dhe Komuniteteve, të paraqitur nga Qeveria e RMV-së.

“Ministria jonë e Punëve të Jashtme kujton se ky Plan Veprimi është një dokument themelor, pjesë e Konsensusit Evropian të vitit 2022, zbatimi i të cilit do të monitorohet gjatë gjithë procesit të negociatave për pranimin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut në BE”, thekson Sofja.

Siç raportohet nga mediat bullgare, në qëndrimin e tyre, anëtarët e komunitetit bullgar në vend shprehin shqetësim për mungesën e reflektimit të plotë në draftin e planit të veprimit të komenteve dhe sugjerimeve të tyre nga dhjetori 2025.

Sipas tyre, dokumenti vazhdon të mos adresojë mjaftueshëm problemet e rëndësishme me të cilat përballet komuniteti bullgar në Maqedoninë e Veriut dhe nuk ofron mekanizma efektivë për tejkalimin e tyre.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Kryeministri Mickoski, do të sigurohemi që Struga të lidhet me autostradën e “Korridorit 8”

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se pavarësisht reagimeve të UNESCO-s, do të sigurohen që Struga të lidhet me autostradën e Korridorit 8, përcjell TV21. Mikcoski tha se nuk do të lejojë polarizim etnik të kësaj çështje.

“Kush tha se Struga nuk do të lidhet me autostradë? Qytetarët e Strugës duhet të jenë rehat, sepse kjo qeveri është qeveri në gjithë territorin e shtetit dhe nuk do të harrojë askënd, siç e kemi treguar deri tani. Përfshi qytetarët e Kërçovës, përfshi qytetarët nga Vevçani, nga Debërca, nga Ohri dhe në të gjithë territorin dhe përfshi të gjithë komunat që janë përgjatë Korridorit 8 dhe 10. Askush nuk do të harrohet, e para. E dyta, konstruksionet dhe tentimet për polarizim etnik nga ana e opozitës, partive të caktuara politike dhe mediumeve të caktuara, nuk do ta komentoj. Deri sa të jem kryeministër nuk do të lejojë polarizim etnik të shtetit, sepse nëse ashtu shohim, fillimisht komunat Kërçovë, Debërc, Ohër, Strugë dhe Vevçani, shumicë e banorëve janë bindshëm maqedonasit, kështu që politikanë të caktuar nga blloku shqiptar në opozitë nuk do t’i komentoj. E dyta, neve si qeveri na konvenon që të ndërtohet, sepse kështu rritet PBV-ja”, theksoi Mickoski.

Mickoski tha se segmenti Trebenishtë-Qafë Thanë është tërhequr pasi është në pjesën e perimetrit që është i mbrojtur nga UNESCO, ndërsa tha se deri në qershor do të dihet fati i këtij segmenti.

“Qeveria e kaluar, nga realizimi i Korridoreve 8 dhe 10D, projektet, ka realizuar për tre vite vetëm avans, dhe për atë avans, me shumë gjasa ka paguar provizion. Deklarata ime ishte se po, ka problem që e ka theksuar UNESCO, do ta dimë në qershor përfundimisht se çfarë do të ndodhë. Dje dhe sot ministri Mucunski është në Paris, në bisedime me kryesinë e UNESCO-s, ata do të vinë në Maqedoni, dhe nëse ajo trajektore që e kanë paraparë, ende është kontestuese për UNESC-n, do të kërkojmë mënyrë tjetër, absolutisht se qytetarët nuk do të mbeten pa lidhje, por gjithashtu, mirë është që ta parashtrojnë këtë pyetje te politikanët shqiptarë, jo në Maqedoni, në Shqipëri, sepse atje autostrada nuk do të jetë deri në Qafë Thanë, nuk do të jetë as magjistrale, por do të jetë 20-25 km para Qafë Thanës, kjo është pyetja e vërtetë”, theksoi Mickoski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Klinika e Gastroenterohepatologjisë zgjeron shërbimet me dy metoda të reja mjekësore

Published

on

Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë në kuadër të Qendrës Klinike “Nëna Terezë” – Shkup sot do të mbahet ngjarje me rastin e fillimit të dy procedurave medicinale: Kolangioskopia dhe Aplikimi Endoskopik i Stenteve nën Kontrollin e Endozografisë (LAMS).

Ngjarja do të mbahet në kabinetin e rinovuar të Endoskopisë së Klinikës.

Siç informojnë nga Klinika mysafir nderi në ngjarje do të jetë prof. dr. Petko Karaxhozov, profesor i gastroenterohepatologjisë dhe shef i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, Acibadem (Tokuda) Hospital, Sofje.

Continue Reading

Më të lexuarat