Connect with us

Lajme nga vendi

(VIDEO) Ramiz Merko edhe me një aktakuzë të re

Published

on

Prokuroria Themelore Publike në Strugë sot ka ngritur aktakuzë të re për punë të papërgjegjshme të kryetarit të Strugës, Ramiz Merko.Sipas aktakuzës, ai akuzohet se si kryetar komune më 31 janar 2022, gjatë emërimit të ushtruesit të detyrës – drejtor i shkollës fillore komunale në fshatin Labunishtë, ka emëruar një person i cili nuk ishte në radhët e të punësurave, siç është paraparë në nenin 118 nga Ligji i arsimit fillor, dhe nuk ka pasur përvojë adekuate të punës në punën edukativo-arsimore.Kryetari, siç është bërë e ditur në informacionin e prokurorise, ka mundësuar që personi të emërohet në funksion dhe t’i paguhet pagë si ushtrues detyre drejtor 19 muaj, me çka shkollës i ishte shkaktuar dëm në vlerë të përgjithshme të pagave dhe kontributeve të paguara pa bazë.Më parë, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka ngritur akuzë kundër kryetarit të Strugës, Ramiz Merko lidhur me furnizimin e automobilit luksoz “audi”, me nismë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Antikorrupsioni në vitin 2020 ka ngritur nismë për ndjekje penale të Merkos për blerjen e veturave, në mesin e të cilave edhe “audi A6” në vlerë prej 67 mijë euro, por Prokuroria atëherë e mbylli rastin në fazën parahetimore, edhe pse edhe revizorët konfirmuan se tenderi është zbatuar në kohë të paqëndrueshmërisë financiare në Komunën e Strugës.Ai vitin e kaluar ishte vënë edhe në “listën e zezë” të Departamentit të Shtetit për shkak të akuzave për përfshirje në korrupsion, keqpërdorim të fondeve dhe përzierje në gjyqësor.Por në opinion mbetet dilema, “kush do ta gjykojë Merkon?”. Sektori i Specializuar për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit njoftoi se nuk ka kompetencë për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe lëndën do ta dërgojë për procedim në Gjykatën Themelore të Strugës. Paraprakisht, një ekip i prokurorëve dhe gjykatësve të shtetit kanë kontrolluar kolegët strugan për lëndët që kanë të bëjnë me Merkon në Prokurorinë Publike të Strugës dhe në Prokurorinë e Lartë Publike në Manastir. Pas mbikëqyrjes së jashtëzakonshme mbi punën e Prokurorisë Themelore Publike Strugë.Pasi u vendos bë “listën e zezë” të SHBA-së, në qershor të vitit të kaluar, Merko u prononcua në profilin e tij në fejsbuk prej ku porositi se do të jetë i hapur “për të mbështetur drejtësinë dhe për çdo proces para organeve gjyqësore”. Premtoi se të gjitha dokumentet e nevojshme nga ana e tij dhe nga Komuna e Strugës do të dërgohen me kohë te organet gjyqësore, ndërsa në interes të procesit vendosi që ta ngrijë çdo aktivitet në strukturat partiake deri në mbylljen e procedurave të rëndësishme. Që atëherë gati nuk është i kapshëm për publikun. Përveç se me ndonjë fotografi në faqen zyrtare të Fejsbukut të Komunës së Strugës nga mbikëqyrje të Vetëqeverisjes lokale.          TV KOHA

Lajme nga vendi

Klinika e Gastroenterohepatologjisë zgjeron shërbimet me dy metoda të reja mjekësore

Published

on

Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë në kuadër të Qendrës Klinike “Nëna Terezë” – Shkup sot do të mbahet ngjarje me rastin e fillimit të dy procedurave medicinale: Kolangioskopia dhe Aplikimi Endoskopik i Stenteve nën Kontrollin e Endozografisë (LAMS).

Ngjarja do të mbahet në kabinetin e rinovuar të Endoskopisë së Klinikës.

Siç informojnë nga Klinika mysafir nderi në ngjarje do të jetë prof. dr. Petko Karaxhozov, profesor i gastroenterohepatologjisë dhe shef i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, Acibadem (Tokuda) Hospital, Sofje.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sot është 1 prilli, Dita e Gënjeshtrave apo e Shakave festohet me humor, maska dhe kreativitet…

Published

on

Sot shënohet 1 prilli – Dita e Gënjeshtrave apo Shakave. Kjo nuk është festë kombëtare në Maqedoninë e Veriut, por gjithkund në botë shënohet si ditë kur shumë persona bëjnë shaka apo gënjejnë, pa shkaktuar dëme.

Zakonisht, në këtë ditë në vend parakalojnë më të rinjtë të maskuar si supehero dhe karaktere të ndryshme nga filmat vizatimorë.

Ky ditë shënohet ndryshe në vende të ndryshme. Në Kanada, Zelandën e Re, Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, shakatë zgjasin deri në mesditë, ndërsa në Francë, Itali, Kore të Jugut, Japoni, Rusi, Holandë, Gjermani dhe vende të tjera, humori nuk ka kufizim kohe dhe vazhdon gjatë gjithë ditës.

1 Prilli mbetet dita kur të qeshurit dhe kreativiteti bashkojnë njerëzit, duke na kujtuar rëndësinë e humorit në jetën e përditshme.

Continue Reading

Lajme nga vendi

I biri i dyshuar për vrasjen e babait në Gostivar u përpoq të fshihte gjurmët e krimit

Published

on

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit lëshoi ​​një Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale – Vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 e Kodit Penal. Gjatë një incidenti të dhunës në familje në vendbanimin Dutlok të Gostivarit, i dyshuari 33-vjeçar me paramendim ia mori jetën babait të tij.

Ata filluan grindje për shkak të keqkuptimeve të mëparshme të ndërsjella, pas së cilës djali e sulmoi fizikisht babain, duke e goditur me dorë dhe sende të forta metalike derisa i shkaktoi lëndime të rënda nga të cilat i dëmtuari vdiq.

Menjëherë pas incidentit, i dyshuari i mbuloi gjurmët, lau trupin e të ndjerit dhe e përgatiti atë për varrim. Megjithatë, incidenti u zbulua përmes një raporti nga një qytetar anonim nga një numër telefoni i huaj, pas së cilës zyrtarët e policisë shkuan në vendngjarje, dhe një prokuror publik gjithashtu kreu inspektim dhe menjëherë urdhëroi autopsi.

Prokurori publik i paraqiti propozim gjyqtarit të hetimit paraprak të Gjykatës Themelore në Gostivar për të përcaktuar masë paraburgimi për të dyshuarin, për shkak të rrezikut të arratisjes, si dhe rrezikut të ndikimit te dëshmitarët dhe fshehjes së provave.

Continue Reading

Më të lexuarat