Connect with us

Lajme nga vendi

Arrestohet përmbaruesja që sulmoi gazetarin Furkan Saliu, ka sulmuar edhe një polic në stacion policor

Published

on

Policia ka arrestuar përmbaruesen Vesna Jakimovska pasi mbrëmë ka sulmuar zyrtar policor përderisa  ka qenë duke u marrë në pyetje në stacionon policor në Kërçovë, e ftuar pas sulmit që kishte ndaj gazetarit Furkan Saliu.

Nga MPB njoftojnë se Jakimovska e ka sulmuar policin dhe e ka shkatërruar materialin zyrtar, pasi mbrëmë para mesnate ishte arrestuar nga policia.

Ajo më parë në rrugën “Trajçe Strezoski” në Kërçovë fizikisht e ka sulmuar gazetarin Furkan Saliu nga Shkupi dhe e ka dëmtuar pajisjen e tij zyrtare.

Lajme nga vendi

Shënohet 24-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit me një ngjarje madhështore kulturore

Published

on

Mbrëmë, Shkupi u kthye në skenën e një ngjarjeje të veçantë kulturore, me rastin e 24-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit – dokument historik që vulosi paqen, garantoi barazinë dhe hapi një kapitull të ri të bashkëjetesës mes komuniteteve në Maqedoninë e Veriut.

Në një gala të organizuar me pjesëmarrjen e tenorit me famë botërore Ramë Lahaj, në bashkëpunim me Filharmoninë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, publiku përjetoi një mbrëmje të jashtëzakonshme ku muzika, arti dhe kultura u ndërthurën në mënyrë të përsosur.

Zëvendëskryeministri i parë shqiptar, Izet Mexhiti, e cilësoi këtë aktivitet si një homazh për paqen dhe harmoninë, duke theksuar rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit si themel të bashkëjetesës në vend.

Magjia e muzikës dhe emocionet e artit e shndërruan mbrëmjen në një përjetim të paharrueshëm, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e të pranishmëve dhe duke dëshmuar se kultura mbetet ura më e fortë e bashkimit mes njerëzve.

Continue Reading

Lajme nga vendi

QMK: Zjarri në Jasen është ende aktiv

Published

on

Që nga ora 07:00 e mëngjesit të sotëm, në vend janë regjistruar gjithsej 25 zjarre, dy prej të cilave janë aktive dhe tre janë nën kontroll, njoftojnë nga Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK).

Sipas të dhënave, janë shuar 20 zjarre.

Zjarret janë aktive në zonën e “Jasen”, komuna Makedonski Brod, ku po digjet një mal i përzier, dhe në Oktishka Krasta në Strugë, ku po digjet bimësi e ulët.

Zjarret janë nën kontroll në Komunën Saraj, fshati Radusha drejt fshatit Vorcë ku është prekur bimësia e ulët, Komuna e Haraçinës ku është prekur poashtu bimësia e ulët, dhe në Komunën e Demir Hisarit, fshati Malo Ilino ku zjarri ka prekur një pyll lisi.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira lokale.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri 20, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 31 deri 38 gradë celsius.

Në ditët në vijim moti do të jetë me diell dhe vranësira.

Continue Reading

Më të lexuarat