Connect with us

Lajme nga vendi

Ministri Demiri së bashku me Selën vizitojnë spitalin e Tetovës

Published

on

Ministër i Shëndetësisë Ilir Demiri dhe Kryetar i Aleancës për Shqiptarët Deputet në Kuvendin e RMV-së Ziadin Sela pas vizitave në Komunën e Tearcës dhe Komunën e Zhelinës mbrëmë kanë vizituar edhe Spitalin Klinik të Tetovës.

Kryetari i ASH-së shkruan që “Ky model i qeverisjes së Aleancës për Shqiptarët do të zbatohet në çdo vendbanim të Maqedonisë së Veriut! FALËNDERIM MINISTRIT ILIR DEMIRI!”

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira lokale.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri 20, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 31 deri 38 gradë celsius.

Në ditët në vijim moti do të jetë me diell dhe vranësira.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Vrasja në Tetovë, MPB jep detaje të reja

Published

on

SPB Tetovë sot ka dhënë detaje për vrasjen që ndodhi ditën e diel në Tetovë. Nga atje thonë se për rastin janë kryer bastisje në disa lokacione, me çka janë ndaluar katër të dyshuar.

“Më 11.08.2025, në periudhën prej orës 12:50 deri në orën 15:00, në fshatin Gajre të Tetovës, në bazë të urdhrit të gjykatës dhe në lidhje me shkëmbimin e zjarrit që ndodhi më 10.08.2025 në Tetovë, është kryer bastisje në disa lokacione në fshatin Gajre të Tetovës, ku u gjetën sende me interes për hetimin.

Gjatë bastisjeve, u arrestuan dy femra, A.M. (41) dhe E.M. (19), si dhe dy të mitur të moshës 15 dhe 17 vjeç, të gjithë nga fshati Gajre.

Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit dhe për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në shkëmbimin e zjarrit”, thonë nga SPB Tetovë

Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN: Bujar Osmani në OSBE, me Serbinë kundër Kosovës

Published

on

VLEN sot ka akuzuar BDI-në se po tenton ta paraqesin mandatin e Osmanit si Kryesues i OSBE-së si një triumf diplomatik, ndërsa, sipas tyre, situata është krejt ndryshe.

“Gjatë presidencës së tij në OSBE, Bujar Osmani shpesh mbajti qëndrim që u përputhej me interesat e Beogradit, duke qenë të dëmshme për Kosovën, partnerin tonë më të afërt dhe më të rëndësishëm në rajon. Në vend që të mbronte parimet e drejtësisë dhe vetëvendosjes, ai ndoqi linjën e diplomacisë serbe, duke shmangur të mbajë një qëndrim të qartë kundër politikave agresive të Serbisë ndaj Kosovës.

Mbi identitetin e “de-eskalimit”, Osmani sugjeroi zgjidhje që minuan sovranitetin e Kosovës: mohuan vullnetin demokratik të qytetarëve dhe mundësuan krijimin e strukturave paralele që janë në kundërshtim me rendin kushtetues të vendit.
Pikat më shqetësuese nga veprimi i Bujar Osmanit ndaj Kosovës janë: Kërkoi dorëheqjen e kryetarëve të komunave të zgjedhur në mënyrë legjitime, duke cenuar procesin demokratik vetëm sepse rezultatet nuk i leverdisnin Serbisë.

Kushtëzoi që Kosova të tërhiqej nga forcat e saj të sigurisë në territorin e vet, ndërsa për Serbinë kërkonte vetëm “ulje simbolike të gatishmërisë luftarake”, duke cënuar parimin e barazisë dhe veprimit sovran.
Përplasja e rolit të OSBE-së si ndërmjetës për proceset zgjedhore, sikur Kosova nuk ishte një shtet i pavarur e funksional me institucione dhe mekanizma zgjedhorë të vetë.

Deri sa Kosova kërkonte mbështetje për pranimin në organizata ndërkombëtare dhe për parandalimin e veprimeve destabilizuese të Serbisë në veri të vendit, OSBE-ja nën drejtimin e Osmanit shpesh heshti ose dërgoi mesazhe tepër të zbutura, interpretuar nga Beogradi si dritë jeshile për të vazhduar provokimet”, thonë nga VLEN.

Advertisement

Nga VLEN shtojnë se kjo është një shembull i nënshtrimit diplomatik, ku interesi personal dhe partiak i BDI-së erdhi përpara Kosovës, shqiptarëve dhe stabilitetit rajonal.

Continue Reading

Më të lexuarat