Lajme nga vendi
Rritet paga minimale, arrinë në 22.567 denarë – LSM të pakënaqur, kërkojnë që sivjet të bëhet 450 euro
Paga minimale do të rritet për 2,392 denarë në rrogën e marsit, të cilën rreth 60 mijë të punësuar në sektorin publik do ta marrin në prill, duke përfshirë edhe ata që do kenë harmonizim sipas marrëveshjes kolektive, shkruan Alsat.
Kjo pritet të bëhet e plotfuqishme të hënën me shpalljen në Gazetën Zyrtare, që nënkupton se paga minimale do të arrij në 22.567,00 denarë.
Por, nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nuk janë të kënaqur dhe të premten pasdite mbajtën takim në Këshillin Socio-Ekonomik.
Nga autoritetet kërkojnë që në 100 ditët e para të qeverisë së re, paga minimale të jetë së paku 450 euro për gjithë të punësuarit.
“Këtë vit, në tre muajt e parë të qeverisë së re, le të ulen në kolltukët e rehatshme të funksionarëve dhe menjëherë të sjellin vendim. Deri në fund të verës të rritet paga minimale në vend, sipas përllogaritjeve tona rreth 450 euro duke përfshirë stazhin në punë, orët shtesë në punë e festa. Por dua t’ju bëj thirrje funksionarëve që marrin nga 2,500-3,000 euro rroga sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, as mos të mendojnë të ju mohojnë harmonizimin e pagave sipas ligjeve në sektorin publik sepse revolta do të jetë e hatashme”, tha Sllobodan Trendafillov, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.
Nga sindikatat thonë se nëse nuk bëhet rritja lineare e pagave sipas ligjeve në fuqi, do të parashtrojnë padi penale, në bazë të cilës dënimi me burg për punëdhënësit është nga 1-3 vite.
Sipas Ligjit të pagës minimale edhe në sektorin privat duhet të ketë rritje të pagës minimale dhe harmonizim lineare për rreth 40 euro të gjitha pagave në vend. Këtë nuk e pengon as Neni 8-a i Kodit Zgjedhor meqë jemi në periudhë zgjedhjesh, sepse ligjet aktuale me kohë vetëm se e kanë paraparë këtë rritje lineare pagash.
“Assesi nuk mund të jemi të kënaqur me këtë rritje të pagës minimale me 2,400 denarë, duke ditur se çfarë inflacioni kishim në këto 2-3 vite dhe si pasojë rritje enorme të çmimeve të produkteve ushqimore. Këto para janë pak për të punësuarit krahasuar me rritjen e standardit të jetesës në kohën e krizës. Andaj ne kemi ardhur këtu në takim të shprehim shqetësimet sepse punëtorët çdo ditë e më shumë varfërohen”, u shpreh – Bllagoj Ralpovski, Konfederata e Sindikatave të Lira.
Në mbledhjen e së premtes në hapësirat e Ministrisë së punës dhe politikës sociale morën pjesë edhe krerët e sindikatave të arsimit, shëndetësisë dhe policisë, të cilët kërkojnë që të punësuarit në këto sektorë të kenë rritje lineare, përndryshe do të organizojnë protesta dhe grevë të përgjithshme.
Nëse jo më herët, protesta gjithëpërfshirëse tani më do të jetë me 1 maj, në ditën e të drejtave të punëtorëve. Në vendet e rajonit si Shqipëria, Serbia, Mali Zi dhe Bosnje & Hercegovina paga minimale është 450€./ Alsat.mk
Lajme nga vendi
Klinika e Gastroenterohepatologjisë zgjeron shërbimet me dy metoda të reja mjekësore
Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë në kuadër të Qendrës Klinike “Nëna Terezë” – Shkup sot do të mbahet ngjarje me rastin e fillimit të dy procedurave medicinale: Kolangioskopia dhe Aplikimi Endoskopik i Stenteve nën Kontrollin e Endozografisë (LAMS).
Ngjarja do të mbahet në kabinetin e rinovuar të Endoskopisë së Klinikës.
Siç informojnë nga Klinika mysafir nderi në ngjarje do të jetë prof. dr. Petko Karaxhozov, profesor i gastroenterohepatologjisë dhe shef i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, Acibadem (Tokuda) Hospital, Sofje.
Lajme nga vendi
Sot është 1 prilli, Dita e Gënjeshtrave apo e Shakave festohet me humor, maska dhe kreativitet…
Sot shënohet 1 prilli – Dita e Gënjeshtrave apo Shakave. Kjo nuk është festë kombëtare në Maqedoninë e Veriut, por gjithkund në botë shënohet si ditë kur shumë persona bëjnë shaka apo gënjejnë, pa shkaktuar dëme.
Zakonisht, në këtë ditë në vend parakalojnë më të rinjtë të maskuar si supehero dhe karaktere të ndryshme nga filmat vizatimorë.
Ky ditë shënohet ndryshe në vende të ndryshme. Në Kanada, Zelandën e Re, Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, shakatë zgjasin deri në mesditë, ndërsa në Francë, Itali, Kore të Jugut, Japoni, Rusi, Holandë, Gjermani dhe vende të tjera, humori nuk ka kufizim kohe dhe vazhdon gjatë gjithë ditës.
1 Prilli mbetet dita kur të qeshurit dhe kreativiteti bashkojnë njerëzit, duke na kujtuar rëndësinë e humorit në jetën e përditshme.
Lajme nga vendi
I biri i dyshuar për vrasjen e babait në Gostivar u përpoq të fshihte gjurmët e krimit
Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit lëshoi një Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale – Vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 e Kodit Penal. Gjatë një incidenti të dhunës në familje në vendbanimin Dutlok të Gostivarit, i dyshuari 33-vjeçar me paramendim ia mori jetën babait të tij.
Ata filluan grindje për shkak të keqkuptimeve të mëparshme të ndërsjella, pas së cilës djali e sulmoi fizikisht babain, duke e goditur me dorë dhe sende të forta metalike derisa i shkaktoi lëndime të rënda nga të cilat i dëmtuari vdiq.
Menjëherë pas incidentit, i dyshuari i mbuloi gjurmët, lau trupin e të ndjerit dhe e përgatiti atë për varrim. Megjithatë, incidenti u zbulua përmes një raporti nga një qytetar anonim nga një numër telefoni i huaj, pas së cilës zyrtarët e policisë shkuan në vendngjarje, dhe një prokuror publik gjithashtu kreu inspektim dhe menjëherë urdhëroi autopsi.
Prokurori publik i paraqiti propozim gjyqtarit të hetimit paraprak të Gjykatës Themelore në Gostivar për të përcaktuar masë paraburgimi për të dyshuarin, për shkak të rrezikut të arratisjes, si dhe rrezikut të ndikimit te dëshmitarët dhe fshehjes së provave.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni6 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota6 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

