Connect with us

Lajme nga vendi

Aleanca për Shqiptarët, vazhdojnë akuzat për pronësinë e partisë

Published

on

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari vazhdon akuzat ndaj ministri të Drejtësisë, Krenar Lloga për presion ndaj Gjykatës në Tetovë me qëllim tërheqjen e gjykatësve jo të dashur nga procedura kontestuese mbi pronësinë e partisë. Nga $llimi i procesit deri tani janë ndërruar dy gjykatës të cilët sipas Taravarit kishin për qëllim të sillnin vendim të drejtë dhe ligjor, por që LLoga ka ushtruar presion për tërheqjen e tyre.
“Një gjykatëse u ndërrua para shtatë tetë dhe u emërua gjykatësja tjetër. Tani po bëhen presion i jashtëzakonshëm ose kërkesë nga ministri Lloga, kërkesë për ta ndërruar edhe të dytën, ndërsa para vetëm tre katër ditësh ia kanë ndarë lëndën. Se di sa gjykatës do ndërrojnë? Nëse zgjidhet edhe i treti më duket se do kërkojnë ta nderojnë edhe të tretin, apo më duket se shkojnë ta kërkojnë gjykatësin i cili ju konvenon atyre. Por mos lodhen kot se pastaj do ketë ankesë kjo”, tha Arben Taravari, Kryetar i ASH-së.
Ndaj akuzave të Taravarit ka reaguar Lloga i cili e ka cilësuar ish kreun e tij partiak të lajthitur e që duhet t’i kërkon falje publike. Lloga tha se kërkesa ka ardhur nga subjekti përmes avokatit dhe me arsye konkrete. “Arben Taravari ose është i keqinformuar ose është në një lajthitje të plotë dhe për të njëjtën gjë duhet të kërkojë falje publike. Ministri i Drejtësisë në asnjë moment dhe në asnjë rast nuk ka kërkuar të ndërrohet ndonjë gjyqtar në ndonjë proces gjyqësor, kërkesa për ndërrim të gjyqtarëve në procedure të rregullt gjyqësore është bërë nga Aleanca për Shqiptarët përmes avokatit të saj, me arsyet konkrete”, u shpreh Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë.
Bashkimi me opozitën shqiptare i Arben Taravarit, nxori në pa përçarjet brenda ASH-së. Arben Taravari u kërcënua për vendimin e marrë, ndërsa dyja palët thirrën kongrese të ndara. I pari e la Taravarin për kryetar, ndërsa kongresi tjetër e riktheu Ziadin Selën në krye të partisë. Mbi pronësinë e partisë, vulat dhe hapësirat, çështja do të merr epilog në rrugë gjyqësore.TV KOHA
  • Aleanca për Shqiptarët, vazhdojnë akuzat për pronësinë e parsë
Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat