Connect with us

Lajme nga vendi

Taravari nga Gostivar: Rezultat nën 7000 vota epërsi ndaj BDI-së në Gostivar nuk pranoj!

Published

on

 Blloku i opozitës shqiptare të bashkuar, koalicioni “VLEN”, sonte në Gostivar ka hapur shtabin e përbashkët komunal. Të pranishëm në këtë evenet politik, ishin krerët e koalicionit, Bilall Kasami i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi i Alterantivës, Arben Taravari i ASH-së, Izet Mexhiti i Lëvizjes Demokratike dhe përfaqësuesi i Vetëvendosjens në RMV, Bekim Qoku.

Në fjalën e tij para të pranishmive, Taravai i cili është edhe kandidat i VLEN për president, kërkoi nga gostivarasit me 24 prill kur mbahet rrethi i parë i presidencialeve, siç ai tha, BDI-së t’i jepet një goditje e vogël, kurse me 8 maj kur së bashku me rrethin e dytë të presidencialeve mbahen edhe parlamentaret, BDI të nokautohet.

“Po e shoh këtë rrugë dhe mendoj si do bllokohet këtu para shtabit tonë me njerëz nga fitorja e madhe. Unë, rezultat nën 7000 vota epërsi ndaj BDI-së nuk pranoj. Kështu thash edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale më 2021 se fitore nën 5000 vota nuk pranojë dhe ndodhi të jemi para me mbi 5700 vota. Kështu do jetë edhe tani, jo vetëm në Gostivar por gjithandej ku ka shqiptarë, sidomos në Pollog pasi çdo ditë e më shumë njerëz nga BDI po na bashkangjiten”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

Lajme nga vendi

Hapet për qarkullim kufiri Hani i Elezit – Bllacë, ndërsa Terminali Doganor jo

Published

on

Qendra Kombëtare për Menaxhimi Kufitare ka bërë të ditur se është hapur qarkullimi në pikën kufitare Hani i Elezit – Bllacë.

Në njoftimin thuhet se ende është i mbyllur Terminali Doganor.

“Ju informojmë se është hapur kufiri për qarkullim në hyrje- dalje për të gjitha automjetet, ndërsa në Terminalin Doganor ende është i mbyllur qarkullimi për automjete për bartjen e mallrave”.

“Për çdo informatë shtesë do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Vazhdon grumbullimi I mbeturinave në fshatrat e Malësisë

Published

on

Kompania për menaxhimin e mbeturinave Saubermacher Tetovë njofton banorët e fshatrave Brodec, Veshallë, Bozovcë, Lisec, Rasadishte, Gjermë, Shipkovicë, Sellcë, Vejcë, Llacë, ka bërë të ditur se vazhdon të kryejë grumbullimi i rregullt i mbeturinave komunale në zonat rurake në përputhje me orarin e paracaktuar dhe planin operativ të dakorduar me komunën e Tetovës. Sipas orarit të publikuar, ditën e hënë, ditën e martë dhe mërkurë, do të bëhet gurmbullimi I mbeturinave në fshatin Shipkovicë dhe Sellcë, ditën e enjte Gajre –Sellcë- Llacë. ditën e premte Rasadisht-Lisec- Llacë, ditën e shtunë Brodec Veshallë Bozovcë. Kompania për menaxhimin e mbeturinave Saubermacher Tetovë njofton se duke pasur parasysh sfidat që paraqet terreni malor dhe kushtet atmosferike, mund të ketë raste të vonesave të pashmangshme në mbledhjen e mbeturinave dhe në raste të tilla, qytetarët të njoftojnë sa më shpejtë që të jetë e mundur, në mënyrë që të reagohet  me efikasitet.“Ju inkurajojmë që të kërkoni faturat për shërbimin e grumbullimit të mbeturinave nëse nuk i keni pranuar nga posta. Në raste të tilla, është e mundur që të mos jeni të regjistruar në sistem. Për të përfituar shërbimet rregullisht, është e domosdoshme të jeni të regjistruar dhe të kryeni pagesat në mënyrë të rregullt” njoftuan nga Kompania për menaxhimin e mbeturinave Saubermacher Tetovë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Zjarrfikësit në terren përballë 10 zjarreve në Kumanovë – kërkohet ndihma edhe nga banorët për shuarjen

Published

on

Rreth mesditës, disa vatra zjarri kanë shpërthyer në territorin e Komunës së Kumanovës dhe përhapja e tyre vazhdon me intensitet. Deri më tani janë regjistruar të paktën dhjetë zjarre në zona të ndryshme, përfshirë fshatrat Çetircë, Tabanoc, Rramanli,Kojnare e Epërme, vendin e njohur si “Palestinë”, lagjen “Pero Çiço”, rrugën “Gjuro Pucar Stari”, fshatin Mllado Nagoriçan, afër Etno Fshatit dhe në disa vende të tjera .

Komandanti i zjarrfikësve të Kumanovës, Dean Ilievski, theksoi se ekipet janë të shpërndara në terren dhe po përpiqen maksimalisht për të kontrolluar zjarrin, ndërsa situata përkeqësohet për shkak të shpërthimeve të reja. Në Mllado Nagoriçan, zjarri është afruar pranë shtëpive, ndaj janë dërguar menjëherë dy automjete ndërhyrjeje.

Për shkak të situatës serioze, zjarrfikësit kanë kërkuar ndihmë edhe nga kolegët jashtë orarit të punës, ndërsa u bëjnë thirrje banorëve lokalë të ndihmojnë në përballimin e kësaj stihie. Era e fortë po përhap me shpejtësi flakët, duke e bërë ndërhyrjen edhe më të vështirë.

Aktualisht, qyteti është i zhytur në tym si pasojë e zjarreve.(INA)

Continue Reading

Më të lexuarat