Lajme nga vendi
BDI vazhdon zgjerimin e Frontit Europian! Nesër firmosë me partinë turke, të enjten me partinë rome, të premten me partinë boshnjake
BDI vazhdon ta zgjeron Frontin Europian. Nesër, e mërkurë, në Pallatin e Kulturës në qendër të Gostivarit, kryetari Ali Ahmeti, do të firmosë marrëveshjen e koalicionit me Partinë Demokratike Turke.
Të enjten do të firmoset marrëveshje me Kurto Dudush, me çka partia Unioni i Romëve zyrtarisht bëhet pjesë e Frontit Europian.
Nuk përfundon me kaq, ditën e premte Ahmeti pran koalicionit do të sjell edhe një parti boshnjake.
Pritet edhe vendimi final i ASH krahu i Selës, por se nga do të rreshtohet, Ziadin Sela pritet të flet sonte në Click Plus.
Ndryshe BDI të shtunën mbledh kryesinë për të diskutuar listat për deputetë, ndërsa të dielën mblidhet këshilli i përgjithshëm për t’i aprovuar të njëjtat.
Lajme nga vendi
PROTESTA E 7 ME RADHË KUNDËR TATIMIT RETROAKTIV
Është hera e 7 me rradhë që po protestojnë por zëri i tyre nuk po dëgjohet. Andaj këtë të mërkurë qytetarët e prekur nga ligji për tatim retroaktiv marshuan nga qendra e qytetit të Tetovës drejt Gjykatës themelore, nga ku përcollën disa porosi me rëndësi.
Ata thonë se shteti duhet të merr parasysh kërkesat e tyre dhe të ndalojë menjëherë tatimin retroaktiv që sipas tyre është i paligjshëm meqë thonë se i kanë kaluar më shumë se 183 ditë jashtë shtetit, gjë që i liron nga pagesa e tatimit.
Sipas tyre, çdo qytetarë që ka punuar në shtetet e lindjes por edhe të tjerë, duhet të paguajnë së paku nga 50 mijë euro tatim, para që më nuk i kanë meqë i kanë investuar në shkollim dhe mbajtje të familjeve.
Së fundmi, përveç të hyrave shteti ka filluar që të tatimoj edhe dëmshpërblimet që disa kanë marr, gjë që sipas tyre është e ndaluar edhe me ligje ndërkombëtare. Protestuesit gjithashtu u bënë thirrje edhe studentëve që kanë punuar njëkohësisht që kanë studiuar, e që tani kanë filluar që shteti t’i tatimoj, të i bashkëngjiten protestës së tyre që thonë se nuk do të ndalet deri sa zëri i tyre të ndëgjohet dhe shteti të merr masa. Protesta të njëjta vazhdojnë të mbahen edhe në qytetin e Kumanovës ku qytetarët që punuan jashtë vendit përballen me të njëjtin proble.
Lajme nga vendi
UT: LIGJËRATË PËR SFIDAT SOCIALE DHE KULTURORE TË TË RINJVE
Në Universitetit e Tetovës, Ambasadori i Paqes, përkatësisht Presidenti i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim – Francë dhe Gjenevë, Tahir Shabani mbajti ligjëratë me temë: “Përballja me sfidat sociale dhe kulturore të të rinjve – Si t’i përgatisim studentët për një shoqëri të larmishme”.
Sfidat, perspektivat, bashkëpunimet universitare, integrimet, bashkëpunimet në kuadër të programit “Erasmus” ishin në fokus të ligjëratës së Tahir Shabanit – Ambasadorit të Paqës në Botë, para studentëve dhe stafit akademik të Universitetit të Tetovës.
Në ligjëratën e tij, Tahir Shabani foli për përballjen me sfidat sociale dhe kulturore, si pjesë thelbësore e formimit të të rinjve në ditët e sotme. Ne jetojmë në një shoqëri gjithnjë e më të larmishme, ku ndërveprimi me kultura, ide dhe perspektiva të ndryshme është i pashmangshëm.
Tahir Shabani thotë se krahas në UT edhe në Universitetet tjera shqipfolëse pritet të koordinohetnjë agjendë në nivel rektorësh me BE-në që të shikohen programet e bashkëpunimit.
TAHIR SHABANI – Ambasador i Paqës në Botë
“Të gjitha ato programe që mund të kalojnë direkt pa kaluar përmes Qeverisë në Shkup, kalojmë drejtpërdrejtë programet arsimore për arsim të lartë. Kjo është një diplomaci që duhet ta vazhdojë diplomacia kulturore që është në favor të studentëve shqiptar, promovimit të tyre dhe mundësitë e programeve pedagogjike në kuadër të binjakëzimit dhe raportet bilateral”
Sipas Shabanit në qendër të vëmendjes do të jetë interesi studentor dhe shkëmbimet e studentëve krejt kjo në bashkëpunim me disa universitete evropiane.
TAHIR SHABANI – Ambasador i Paqës në Botë
“Do t`i diskutojmë mundësitë për shkollat verore dhe dimërore duke parë mundësitë edhe pranë universiteteve franceze dhe atyre helvetike, të krijohet mundësia të ketë një shkëmbim përmes tyre edhe organizatave ndërkombëtare. Në kuadër të organizatave ndërkombëtare do të jetë mundësia që të vijnë të bëjë praktikë dhe të harmonizohet me mision diplomatik edhe Ambasadat e RMV-së pranë organizatave ndërkombëtare në Gjenevë dhe Komisionit Evropian në Bruksel”
Gjatë ligjëratës u theksua nevoja për zhvillimin e aftësive si mendimi kritik, empatia, komunikimi ndërkulturor dhe bashkëpunimi, të cilat janë thelbësore për suksesin personal dhe profesional. Po ashtu, u diskutua roli i institucioneve arsimore në krijimin e hapësirave gjithëpërfshirëse si dhe në nxitjen e bashkëbisedimit dhe mirëkuptimit ndërmjet kulturave të ndryshme
.
Lajme nga vendi
MESAZHE NGA SAMITI I 10-të I LIDERËVE TË BASHKËSIVE FETARE ISLAME
Krerët e të gjitha Bashkësive Fetare Islame u mblodhën në Shkup ku nën organizim të BFI-së dhe Dijanetit të Turqisë u organizua samiti i 10-të i liderëve të Bashkësive Fetare Islame.
Në një botë të trazuar nga konflikte dhe tensione, njerëzimi po përballet me sfida që kërkojnë jo vetëm zgjidhje politike, por edhe udhëzim moral dhe shpirtëror.
Në këtë kontekst duhet gjetur edhe mesazhi kryesor nga ky samit.
Në këtë Samit mori pjesë edhe kreu i Kryesisë për Çështje Fetare në Republikën e Turqisë, Safi Arpagush. Sipas tij, qytetet ballkanike i kanë mësuar njerëzit të jetojnë së bashku edhe para se të njihnin dallimet e tyre.
Në këtë samit morën pjesë edhe krerët e Bashkësive Fetare nga Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Greqia, Bullgaria dhe vendet tjera nga Ballkani Perendimorë, po edhe përfaqësues të lartë politik nga vendi.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni6 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota6 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

