Connect with us

Lajme nga vendi

VLEN: Duke e parë humbjen, Ali Ahmeti u bë qiramarrës i partive

Published

on

Koalicioni VLEN derisa ka komentuar zgjerimin e Frontit Evropian ka kritikuar kreun e BDI-së duke nënvizuar se Ahmeti ka filluar të luaj me kartën e vitit 2001. Sipas Vlen kjo është dëshmi se BDI-ja është e vetëdijshme se po i humb zgjedhjet. “Tashmë, kur është bërë evidente se orteku i fitores së koalicionit VLEN është ipandalshëm, gati çdo ditë shohim tragji-komedi të tipit “zgjerimi i Frontit Europian”, në të cilat producenti i tyre, Ali Ahmeti, mundohet të lidhë vjegëza që mund t’ia zbusin humbjen, ndërkohë që duke dalë qesharak, bëhet figura tragjike e këtyre zgjedhjeve. Fakti që Ahmeti ka filluar të luajë me kartën e vitit 2001 është dëshmi se BDI-ja është e vetëdijshme se po humb. Ai po e vret lavdinë e vjetër me mesazhe emocionale vetëm për të marrë ndonjë votë. E derisa flet temën e qiraxhinjve, na duhet t’ia kujtojmë se vetëm për një javë, nga frika e disfatës, ai u bë qiraxhi i Zejdit të partisë që as vetë nuk ia di emrin, të Arianit Hoxhës, që nuk di as shkurtesën e partisë, Menduh Thaçit si “probatim i Mijallkovit”, Kurto Dudushit si shpëtimtar në Shutkë dhe, së fundi, pritet të gjunjëzohet përpara Ziadin Selës, me të cilin dikur akuzoheshin se kush kë e ka vrarë dhe tradhtuar në besë.
Thjesht, Ali Ahmeti u bë qiramarrës i partive”, thuhet në njoftimin e VLEN.
Megjithatë sipas VLEN, ajo që po del sheshazi është se BDI-ja përfundimisht po e rrëzon mitin se është partner ekskluziv i SHBA-së. “Kështu, Menduh Thaçi, Duka i VMRO-së, besnik “deri në vdekje” i Sasho Mijalkovit dhe personi në listën e zezë prej shumë vitesh në SHBA, prej dje është “fytyra e re” e Frontit Evropian të Ali Ahmetit. A ka fund që BDI-ja nuk do ta prekë? Nuk ka ironi më të madhe që ky ekip të deklarojë se po lufton për vlerat europiane dhe kundër interesave ruse në Ballkan, ndërkohë që brenda tij janë tubuar njerëz që nuk kanë të drejtë as të kalojnë përpara Ambasadës Amerikane në Shkup. Sidoqoftë, ne i falënderojmë që po bëhen bashkë, sepse kështu me një goditje do t’i ensionojmë politikisht të gjithë bashkë, ndërsa pas 8 majit disa mund bëhen dhe fqinjë të Kurto Dudushit në Shutkë. Më 24 prill dhe 8 maj do të marrin një dënim politik që do t’i kthejë në realitet”, thuhet në njoftimin e VLEN-it. TV KOHA

Lajme nga vendi

Ministria e Jashtme e Bullgarisë: Maqedonia të përmbushë detyrimet e saj

Published

on

Bullgaria këmbëngul që Republika e Maqedonisë së Veriut të përmbushë detyrimet e saj për të mbrojtur të drejtat e komuniteteve, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Nga atje shpjegojnë se organizatat e komunitetit bullgar në Maqedoni kanë shpërndarë një letër zyrtare në lidhje me draftin e rishikuar të Planit të Veprimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Personave që u Përkasin Minoriteteve dhe Komuniteteve, të paraqitur nga Qeveria e RMV-së.

“Ministria jonë e Punëve të Jashtme kujton se ky Plan Veprimi është një dokument themelor, pjesë e Konsensusit Evropian të vitit 2022, zbatimi i të cilit do të monitorohet gjatë gjithë procesit të negociatave për pranimin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut në BE”, thekson Sofja.

Siç raportohet nga mediat bullgare, në qëndrimin e tyre, anëtarët e komunitetit bullgar në vend shprehin shqetësim për mungesën e reflektimit të plotë në draftin e planit të veprimit të komenteve dhe sugjerimeve të tyre nga dhjetori 2025.

Sipas tyre, dokumenti vazhdon të mos adresojë mjaftueshëm problemet e rëndësishme me të cilat përballet komuniteti bullgar në Maqedoninë e Veriut dhe nuk ofron mekanizma efektivë për tejkalimin e tyre.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Kryeministri Mickoski, do të sigurohemi që Struga të lidhet me autostradën e “Korridorit 8”

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se pavarësisht reagimeve të UNESCO-s, do të sigurohen që Struga të lidhet me autostradën e Korridorit 8, përcjell TV21. Mikcoski tha se nuk do të lejojë polarizim etnik të kësaj çështje.

“Kush tha se Struga nuk do të lidhet me autostradë? Qytetarët e Strugës duhet të jenë rehat, sepse kjo qeveri është qeveri në gjithë territorin e shtetit dhe nuk do të harrojë askënd, siç e kemi treguar deri tani. Përfshi qytetarët e Kërçovës, përfshi qytetarët nga Vevçani, nga Debërca, nga Ohri dhe në të gjithë territorin dhe përfshi të gjithë komunat që janë përgjatë Korridorit 8 dhe 10. Askush nuk do të harrohet, e para. E dyta, konstruksionet dhe tentimet për polarizim etnik nga ana e opozitës, partive të caktuara politike dhe mediumeve të caktuara, nuk do ta komentoj. Deri sa të jem kryeministër nuk do të lejojë polarizim etnik të shtetit, sepse nëse ashtu shohim, fillimisht komunat Kërçovë, Debërc, Ohër, Strugë dhe Vevçani, shumicë e banorëve janë bindshëm maqedonasit, kështu që politikanë të caktuar nga blloku shqiptar në opozitë nuk do t’i komentoj. E dyta, neve si qeveri na konvenon që të ndërtohet, sepse kështu rritet PBV-ja”, theksoi Mickoski.

Mickoski tha se segmenti Trebenishtë-Qafë Thanë është tërhequr pasi është në pjesën e perimetrit që është i mbrojtur nga UNESCO, ndërsa tha se deri në qershor do të dihet fati i këtij segmenti.

“Qeveria e kaluar, nga realizimi i Korridoreve 8 dhe 10D, projektet, ka realizuar për tre vite vetëm avans, dhe për atë avans, me shumë gjasa ka paguar provizion. Deklarata ime ishte se po, ka problem që e ka theksuar UNESCO, do ta dimë në qershor përfundimisht se çfarë do të ndodhë. Dje dhe sot ministri Mucunski është në Paris, në bisedime me kryesinë e UNESCO-s, ata do të vinë në Maqedoni, dhe nëse ajo trajektore që e kanë paraparë, ende është kontestuese për UNESC-n, do të kërkojmë mënyrë tjetër, absolutisht se qytetarët nuk do të mbeten pa lidhje, por gjithashtu, mirë është që ta parashtrojnë këtë pyetje te politikanët shqiptarë, jo në Maqedoni, në Shqipëri, sepse atje autostrada nuk do të jetë deri në Qafë Thanë, nuk do të jetë as magjistrale, por do të jetë 20-25 km para Qafë Thanës, kjo është pyetja e vërtetë”, theksoi Mickoski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Klinika e Gastroenterohepatologjisë zgjeron shërbimet me dy metoda të reja mjekësore

Published

on

Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë në kuadër të Qendrës Klinike “Nëna Terezë” – Shkup sot do të mbahet ngjarje me rastin e fillimit të dy procedurave medicinale: Kolangioskopia dhe Aplikimi Endoskopik i Stenteve nën Kontrollin e Endozografisë (LAMS).

Ngjarja do të mbahet në kabinetin e rinovuar të Endoskopisë së Klinikës.

Siç informojnë nga Klinika mysafir nderi në ngjarje do të jetë prof. dr. Petko Karaxhozov, profesor i gastroenterohepatologjisë dhe shef i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, Acibadem (Tokuda) Hospital, Sofje.

Continue Reading

Më të lexuarat