Connect with us

Lajme nga vendi

Iljaz: Fronti Evropian do të na sjellë fitore bindëse dhe një të ardhme të ndritur multietnike për vendin

Published

on

Është zyrtarizuar sot bashkëpunimi koalicionues për Frontin Europian ndërmjet Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Partisë Demokratike Turke të udhëhequr nga Bejxhan Iljaz, zgjerim ky i cili vjen disa ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes me Lëvizjen Populli, PDSH-në, dhe Partinë Demokratike Evropiane.

Kryetari i Partisë Demokratike Turke Bejxhan Iljaz, theksoi rëndësishme e nënshkrimit të koalicionit të Frontit Europian. “Jemi dëshmitarë të një momenti historik,” tha ai, “në një qytet që përfaqëson më së miri bashkëjetesën multietnike. Ky koalicion simbolizon vlerat që na bashkojnë dhe na ndihmojnë të ecim përpara drejt një të ardhmeje të përbashkët”, tha Iljaz.

Ai theksoi se ky koalicioni, i cili përfshin partitë me përvojë të gjatë politike, synon të theksojë rëndësinë e bashkëpunimit dhe të përfshirjes në vendimmarrjen politike në momentet kyçe për vendin. Ai shprehu optimizmin e tij se ky koalicion do të kontribuojë në zhvillimin e vendit dhe do të jetë një faktor kyç në promovimin e vlerave multietnike.

“Dita e nënshkrimit të këtij koalicioni i cili nxjerr në pah veçoritë që na bashkojnë e jo ato që na nadajnë, është një hap përpara ardhmërisë sonë. Karakteristikat e partive antare të koalicionit janë përvoja e tyre politike, dhe përfshirja e tyre në politikë në momenentn më të rëndësishme të vendit. Duke i hedhur ne hapat drejtë ardhmërisë sonë, dua të ju njoftoj për një fitore të madhe bindëse dhe të thellë. Shpresoj se ky kolicion të jetë i dobishëm për vendin tonë multietnik dhe të ardhmen tonë”, tha Iljaz.

Lajme nga vendi

MSH: Po trajnohen specializantë dhe studentë të mjekësisë, po krijojmë kapacitete sipas kritereve të larta evropiane

Published

on

Në kuadër të Qendrës së Simulimit Mjekësor trajnohen specializantë, studentë të mjekësisë, ekipe të urgjencës, personel nga kujdesi intensiv, gjinekologjia dhe neonatologjia, krijohen kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve.

Simulatorët në QSM janë të teknologjisë më të avancuar, në të cilët mund të simulohen pothuajse të gjitha dukuritë dhe gjendjet patologjike të njeriut. Është një mjedis ku dija shndërrohet në përvojë, e përvoja bëhet siguri për çdo jetë që varet nga sistemi shëndetësor.

“Krijojmë kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme. Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve. Qasja jonë është e qartë – investojmë te njerëzit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë nga ku theksojnë se ky vizion shndërrohet në praktikë përmes funksionimit të suksesshëm të Qendrës së Simulimit Mjekësor.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Turist turk gjendet i vdekur në një hotel në Shkup

Published

on

MPB ka njoftuar se më datë 15.08.2025, në ora 07:37, në SPB Shkup është raportuar se në një hotel në rajonin e Bit Pazarit është gjetur i vdekur A.Z. (44) nga Turqia. Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja pa shenja të dukshme dhune. Është kryer ekspertizë në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.

Continue Reading

Lajme nga vendi

I morri 1700 euro për ta kaluar patent shoferin në Tetovë, denoncohet për mashtrim një person nga Shkupi

Published

on

MPB njofton se me datë 15.08.2025, në orën 09:30, në Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës, një 19-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se ishte mashtruar për 1700 euro nga F.I. nga Shkupi, i cili i kishte premtuar se do ta ndihmonte të kalonte provimin e patentë shofeeit. Sipas raportimit, pasi i dha paratë, F.I. nuk ka pranuar të kontaktojë me të, pas së cilës ai e ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat