Connect with us

Lajme nga vendi

Ahmeti dekorohet me titullin “Qytetar Nderi” i Prizrenit

Published

on

Kryetari i Prizrenit që është nga PDK, Shaqir Totaj, dekoroi kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, me titullin “Qytetar Nderi” i Prizrenit, gjatë në ceremonie që u zhvillua të martën në kuvendin komunal të kësaj komune, pikërisht në përvjetorin e demonstratave të 2 prillit 1981.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit, ku nuk munguan zyrtarë institucionalë në Shkup e Prishtinë, kreu i BDI-së shprehu mirënjohje për Prizrenin, ndërsa shtoi se këtë titull ia dedikon të gjithë veprimtarëve të çështjes kombëtare, respektivisht bashkëluftëtarëve Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Lajme nga vendi

Dy nxënës të Kolegjit “Yahja Kemal” – Tetovë në finalen e Olimpiadës GENIUS në SHBA! video

Published

on

Kolegji “Yahja Kemal” në Tetovë ka ndarë një moment krenarie për këtë institucion arsimor dhe jo vetëm.

Dy nxënësit e këtij kolegji Aulon Bajrami dhe Sabri Kurtishi bashkë me mentorin e tyre Sajid Ullah janë kualifikuar në finale e Olimpiadës GENIUS, në mesin e 3.254 projekteve nga e gjithë bota.

Nxënësit , Sabri Kurtishi dhe Aulon Bajrami, me projektin e tyre “HYDRODUO – Sistemi Inteligjent për Shpërndarjen e Lëngjeve”, janë përzgjedhur ndër projektet ndërkombëtare dhe janë kualifikuar për finalen e Olimpiadës GENIUS në SHBA!

Projekti i tyre në ueb-faqen e finalistëve të GENIUS mban ID-në me numër 8021.

Olimpiada GENIUS është një garë ndërkombëtare për projekte të nxënësve të shkollave të mesme, e fokusuar në çështje mjedisore.

Advertisement

Ajo është themeluar dhe organizuar nga organizata Terra Science and Education dhe mbahet në Rochester Institute of Technology në SHBA.

GENIUS Olympiad përfshin projekte në tetë disiplina të ndryshme, të gjitha me theks të veçantë në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Përleshje në Burgun e Idrizovës, një i burgosur përfundon në spital

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme, informoi se më datë 01.04.2026, në ora 13:00, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Idrizovës është denoncuar se rreth orës 12:40, gjatë shëtitjes së rregullt, të dënuarit E.A. (32) dhe SH.I. (35) nga njëra anë, dhe S.M. (26) nga ana tjetër, kanë shkëmbyer goditje me sende të forta.

Më pas, E.A. me një send të mprehtë i ka shkaktuar lëndime S.M.-së, të cilit i është ofruar ndihmë në repartin e ambulancës, e më pas është transportuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri 8, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 10 deri 16 gradë celsius.

Edhe nesër moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, ndërsa nga dita e diel moti pritet të jetë me diell.

Continue Reading

Më të lexuarat