Connect with us

Lajme nga rajoni

Turqi, opozita arrin fitoren më të madhe që nga ardhja e Erdoganit në pushtet

Published

on

Titujt e gazetave opozitare turke festuan fitoren e kundërshtarëve të Presidentit Recep Tajip Erdogan në zgjedhjet lokale që u mbajtën dje (të dielen), duke e përshkruar atë si “historike” dhe një “revolucion”.

Opozita e Turqisë jo vetëm që ruajti kontrollin mbi qytetet kryesore, por ajo arriti fitore të mëdha edhe në zona që deri më tani janë vlerësuar si fortesa të Presidentit Recep Tajip Erdogan. Rezultati i këtyre zgjedhjeve vlerësohet si goditje e rëndë për pushtetin e Presidentit Erdogan, i cili bëri fushatë me synimin për të rikthyer kontrollin mbi zonat kryesore urbane të Turqisë.

Kryebashkiaku aktual i Stambollit Ekrem Imamoglu nga Partia Popullore Republikane, ose CHP, fitoi me një diferencë të thellë në Stamboll, qytetin më të madh dhe qendrën ekonomike të Turqisë, sipas agjencisë shtetërore Anadolu. Pas fitores, Imamoglu tha se me këtë rezultat Turqia po hedh hapin e parë drejt një vendi ku lulëzojnë demokracia, liria, barazia dhe solidariteti.“31 Marsi i vitit 2024 është dita kur shkatërrimi i demokracisë në Turqi merr fund dhe demokracia fillon të ngrihet sërish. Sot zemra e demokracisë rreh në Stamboll.

Ata që janë të pakënaqur dhe të shtypur nën regjimet autoritare i kanë kthyer sytë nga Stambolli sot”, tha zoti Imamoglu.Rezultatet e së dielës gjithashtu përforcojnë figurën e kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu si një rival i mundshëm i zotit Erdogan.Sipas agjencisë Anadolu, opozita fitoi bashkitë në 36 nga 81 provincat e Turqisë, duke thyer edhe shumë fortesa të partisë së presidentit Erdogan. Ajo fitoi 37 për qind të votave në mbarë vendin, krahasuar me 36 për qind të partisë së presidentit. Kjo është fitorja më e madhe e opozitës që kur zoti Erdogan mori pushtetin dy dekada më parë.Edhe në kryeqytetin turk, Ankara, Mansur Yavas, kryebashkiaku aktual nga opozita, fitoi me një diferencë prej 25 pikësh ndaj kundërshtarit të tij.Në orët e para të mëngjesit të hënën, Presidenti Erdogan, në një fjalim nga ballkoni i pallatit presidencial pranoi humjen e partisë së tij në mbarë vendin.

“Ne do të shmangim kokëfortësinë, veprimin kundër vullnetit kombëtar dhe nuk do të vëmë në dyshim gjykimin e kombit tonë. Ne do të ndërmarrim hapat e nevojshëm duke analizuar mesazhet e dhëna nga kombi në kutinë e votimit në mënyrën më të saktë dhe objektive”, tha zoti Erdogan.

Advertisement

Fusha kryesore e betejës për presidentin 70-vjeçar turk ishte Stambolli, një qytet me 16 milionë banorë ku ai lindi dhe u rrit dhe ku filloi karrierën e tij politike si kryetar bashkie në vitin 1994. Mbështetësit e zotit Erdogan thanë të hënën se ata që votuan kundër partisë në pushtet janë mosmirënjohjes.

“Jam shumë e mërzitur me rezultatet. Për 20 vjet, kishte bollëk, gjithçka ishte perfekte. Ne kaluam një pandemi. Pati një tërmet dhe 11 provinca u shkatërruan. A nuk u përmirësua gjithçka? Kush e bëri këtë? Është ai që na qeverisë”, thotë mbështetësja e zotit Erdogan, Fatma Hanedar.

I pakënaqur me rezultatet është edhe 52 vjeçari Husamettin Ezer.“Ne nuk jemi të kënaqur me kryebashkiakun e Stambollit. Fatkeqësisht, rezulton që njerëzit janë mosmirënjohës. Falë Zotit, presidenti ynë është ende në krye”, tha zoti Ezer.

Ndërkaq votuesi turk Cetin Simsek thotë se ai është penduar që e ka mbështetur partinë e Presidentit të Turqisë deri më tani.“Gjithmonë kam mbështetur partinë në pushtet AKP. Nëse më pyesni a jam penduar; deri në zgjedhjet e fundit, JO, por tani PO, jam penduar shumë”, thotë ai.

“Turqia është zgjuar. Dy vjet më parë qiraja ime ishte 55 dollarë. Tani paguaj 370 dollarë. Jetoj me dy fëmijët e mi. Si mund t’ia dal?”, pyet mbështetësi i opozitës, Hicabi Pekdemir.

Advertisement

Analistët thonë se zoti Erdogan dhe partia e tij AKP dolën më keq se sa parashikonin sondazhet për shkak të inflacionit në rritje dhe votuesve të pakënaqur islamikë. Titujt e gazetave opozitare festonin fitoren, duke e cilpësuar atë si “historike” dhe një “revolucion”. Gazetat pro-qeveritare ishin më pak entuziaste. Njëra e përshkruan rezultatin si “aleanca e ndyrë (opozitare)” që fitoi shumë bashki. Gazetat e tjera pro-qeveritare i bënë jehonë zotit Erdogan duke thënë se vullneti i njerëzve do të respektohet dhe se populli i kishte dhënë një mesazh partisë në pushtet.Zgjedhjet lokale u vlerësuan të qeta, por vetëm pjesërisht sipas standardeve demokratike, tha sot një grup evropian vëzhguesish.

Disa shqetësime të kahershme të Këshillit të Evropës mbi praktikat zgjedhore të Turqisë mbetën të pazgjidhura, tha nënkryetari i delegacionit Vladimir Prebiliç në një konferencë shtypi në Ankara. Zoti Prebiliç tha se ata morën informacione në lidhje me shkuarjen e zyrtarëve publikë në qendra të caktuara votimi për të rritur mundësinë e zgjedhjes së kandidatëve të caktuar, veçanërisht në Turqinë juglindore. Vëzhguesit nuk morën përgjigje të qarta nga Bordi i Lartë Zgjedhor i Turqisë në rastet kur më shumë se 100 persona ishin regjistruar vetëm nga një shtëpi, tha zoti Prebiliq, duke shtuar se ata nuk kishin ndonjë informacion të qartë se si këto incidente ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve./VOA

Lajme nga rajoni

LVV nënshkruan koalicionin parazgjedhor me tri parti

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje, Partia Guxo, Partia Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor, duke e cilësuar atë si vazhdim të një rruge të përbashkët politike dhe angazhim të qartë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Sipas Partisë Guxo, ky koalicion nuk paraqet një bashkim të përkohshëm, por një qëndrim politik të vendosur për të qeverisur me përgjegjësi, për të mbrojtur interesin shtetëror dhe për ta vendosur qytetarin në qendër të çdo vendimi.

“Ne hyjmë në këtë marrëveshje me bindjen se shteti forcohet vetëm përmes drejtësisë që vepron, institucioneve që funksionojnë dhe një qeverisjeje që nuk i shmanget llogaridhënies”, thuhet në postimin e publikuar në Facebook, transmeton INA.

Në reagim thuhet se lufta kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia qytetare nuk janë vetëm premtime politike, por detyrime që burojnë nga besimi i qytetarëve.

Po ashtu, partitë vlerësojnë se ky koalicion përfaqëson stabilitet, drejtim dhe qartësi politike, me synim një Republikë më të fortë brenda vendit dhe më të sigurt në arenën ndërkombëtare, me orientim të palëkundur euroatlantik dhe partneritete strategjike të konsoliduara.

Advertisement

“Partia GUXO qëndron në këtë bashkim me përgjegjësi të plotë, për të garantuar se politika nuk mbetet fjalë, por kthehet në veprim që ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

KQZ ka bërë të ditur se AKR dhe Nisma Socialdemokrate nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se Aleanca Kosova e Re (AKR) dhe Nisma Socialdemokrate nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

Sipas njoftimit të KQZ-së, deri në përfundim të afatit zyrtar më 7 maj në orën 24:00, këto dy subjekte politike kanë njoftuar zyrtarisht mospjesëmarrjen në procesin zgjedhor.

“Në listën e partive që kanë konfirmuar se nuk do të garojnë në zgjedhje janë gjithsej nëntë subjekte politike, ndërsa AKR dhe Nisma Socialdemokrate janë ndër partitë më të njohura që kanë vendosur të mos jenë pjesë e garës elektorale”.

Sipas KQZ, Partitë politike që kanë njoftuar mospjesëmarrjen në zgjedhje janë: 1. Partia Demokratike e Unitetit; 2. Balli Kombëtar i Kosovës; 3. Lëvizja Qytetare Vatra; 4. Bashkimi për Ndryshim Anamorava; 5. Partia e Drejtësisë; 6. Srpski Narodni Pokret; 7. Partia Reforma Demokratike; 8. Aleanca Kosova e Re; dhe 9. Nisma Socialdemokrate”.

Afati për njoftimin e pjesëmarrjes, mospjesëmarrjes apo formimit të koalicioneve ka qenë i hapur nga 1 deri më 7 maj 2026 dhe ka vlejtur për 53 partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës./Periskopi

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga rajoni

Kapen mbi 250 kg suxhuk në Shtutgart në autobusin e Kosovës

Published

on

Më shumë se 250 kilogramë sudxuk dhe produkte mishi u sekuestruan dje në Shtutgart Stuttgart në një autobus nga Kosova, raportuan mediat në Prishtina, duke iu referuar mediave gjermane.

Policia gjermani njoftoi se produktet e mishit u ekspozuan nga era.

“Era e fortë që vinte nga disa çanta në zonën e ngarkesës konfirmoi shpejt dyshimin e tyre për produkte ushqimore të paligjshme. Në total, oficerët sekuestruan 252,8 kg produkte mishi gjatë inspektimit”, raportojnë mediat e Kosovës.

Në të njëjtin autobus u gjetën edhe mallra të tjera, të dyshuara si të kontrabanduara.

Sipas këtyre mediave, kishte cigare, dritare alumini dhe një kondicioner.

Advertisement

Përveç kësaj, u sekuestrua edhe një qen.

Janë nisur procedura për shmangie nga taksat kundër dy shoferëve të autobusëve dhe një mbledhësi mallrash në stacionin e autobusëve.

Shoferët e autobusëve do të përballen gjithashtu me gjoba për importimin ilegal të produkteve të mishit.(INA)

Continue Reading

Më të lexuarat