Connect with us

Lajme nga vendi

(VIDEO) Skadon afati për listat, në garë 5 koalicione dhe dy parti politike

Published

on

Së paku 840 kandidatë hyjnë në garën zgjedhore për 120 vendet e përbërjes së ardhshme parlamentare që duhet të formohet pas zgjedhjeve të 8 majit.Bëhet fjalë për 5 koalicione dhe dy parti që deri tani kanë publikuar listat.Gjithë këta, duke llogaritur edhe partitë e bllokut shqiptar do të kenë lista të kandidatëve në të 6-të njësitë zgjedhore, madje edhe në Njësinë Zgjedhore numër 3 dhe 4, ku deri tani zakonisht garonin vetëm partitë e bllokut politik maqedonas.Afati për dorëzimin e listave në KSHZ skadon sonte në mesnatë, kurse zyrtarisht fushata zgjedhore nis më 18 prill. Koalicioni i udhëhequr nga LSDM e para ka dorëzuar listat e deputetëve deri tek KSHZ për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen me 8 maj.Siç njoftojnë nga KSHZ, është dorëzuar lista e deputetëve për gjashtë njësitë zgjedhore.Por, në terren, fushata tashmë ka filluar, kurse partitë politike nuk janë përmbajtur nga premtime të reja. Lufta kundër korrupsionit, ekonomia dhe varfëria si dhe integrimi në BE, janë temat që dominojnë në diskursin publik.Ndërkohë, partitë kanë zyrtarizuar koalicionet. LSDM-ja me 15 parti promovoi “Koalicionin për të ardhme evropiane”.VMRO-DPMNE, në koalicionin “Maqedonia Yte” tuboi rreth 20 parti. Krahas partive tradicionale, në këtë koalicion hyjnë edhe parti që deri tani kishin qenë në koalicion me socialdemokratët.Në bllokun politik maqedonas paraqitet edhe koalicioni “Me guxim për Maqedoninë” i formuar nga GROM, Integra dhe Partia për Emancipim të Plotë të Romëve.Në kampin politik shqiptar janë dy koalicione, “Fronti Evropian” që udhëhiqet nga BDI-ja dhe koalicioni VLEN i partive opozitare shqiptare.Krahas pesë koalicioneve, me kandidatë për deputetë, të vetëm në zgjedhje, do të paraqiten edhe “Levica” si dhe partia “Znam”.Fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale nis më 4 prill, kurse më 24 prill votohet në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Rrethi I dytë është më 8 maj, kur qytetarët do të votojnë edhe për zgjedhjet parlamentare. TV KOHA

Lajme nga vendi

Karvani ekonomik i Durmishit zbarkon në Strugë; Punë, grante dhe shanse për çdo strugan

Published

on

Karvani ekonomik i ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ndaloi këtë të shtunë në Strugë, ku bashkë me drejtorin e Agjencisë për Punësim, Selatin Beluli, prezantuan masat e Planit Operativ për Punësim 2025.

Në takimin me struganët, ministri Durmishi theksoi se ky plan është një angazhim i qartë institucional, i mbështetur me 40 milionë euro buxhet, që synon ndërtimin e një tregu pune më të hapur, më gjithëpërfshirës dhe më të ndershëm për të gjithë.

“Ky plan është për ju; për të rinjtë që kërkojnë shansin e parë, për gratë që duan të fuqizohen ekonomikisht dhe për secilin që kërkon mundësi reale për përparim në vendin tonë”, theksoi ministri Durmishi.

Ai u zotua se çdo euro e këtij plani do të kthehet në mundësi konkrete për qytetarët, përmes masave të reja për vetëpunësim, praktikë, subvencione për bizneset dhe mbështetje për grupet më të rrezikuara nga papunësia.

Struga ishte ndalesa e radhës në kuadër të karvanit informues që po zhvillohet në gjithë vendin me qëllim të informimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve mbi masat dhe mundësitë që ofron Plani Operativ për Punësim.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Sulejmani: Rikthehet dinjiteti për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore, 38 artistë me vendime të përhershme pune

Published

on

Pas vitesh neglizhencë, pa kontrata të rregullta dhe pa mbështetje institucionale, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore më në fund po merr trajtimin që i takon. Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, i cili njoftoi për një hap të rëndësishëm drejt rivendosjes së dinjitetit të artistëve shqiptarë. “Që nga dita e parë e marrjes së detyrës, kemi punuar me përkushtim për ta zgjidhur këtë padrejtësi. Sot ndihem krenar që një nga zotimet më të rëndësishme për kulturën shqiptare po bëhet realitet”, u shpreh Sulejmani.

Sipas tij, aktualisht 38 artistë të Ansamblit janë të punësuar me vendim të përhershëm, përkatësisht: b9 instrumentistë të orkestrës, 8 këngëtarë, 21 valltarë.

Përveç administratës së rregulluar më parë, ky vendim shënon një kthesë të madhe në trajtimin institucional të artistëve të Ansamblit.

Zëvendësministri Sulejmani theksoi se puna nuk ndalet këtu, pasi prioritet mbetet zgjidhja e statusit për 4 valltarë dhe një defator, të cilët ende nuk janë të përfshirë në vendimet e përhershme, por për të cilët do të bëhet “e pamundura” që shumë shpejt të jenë të barabartë me kolegët e tyre. “Kjo është puna që flet vetë. Kjo është kultura që mbështesim me zemër. Ansambli do të jetë burim krenarie për shqiptarët, kudo që ndodhen”, përfundoi njoftimin Sulejmani.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Arrestohet polici nga Gostivari, dyshohet se ka vjedhur 25,000 € dhe ar në vlerë të 50,000 € nga Stacioni Policor

Published

on

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një zyrtar policor nga Gostivari, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur ar dhe para që ishin sekuestruar gjatë bastisjeve të Policisë. Nga MPB thonë se është arrestuar edhe një person, i cili dyshohet se e ka blerë arin.

“Më 03.07.2025, në orën 17:50, zyrtarët policorë nga SPB Gostivar kanë arrestuar zyrtarin policor D.S. (51) nga Gostivari, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer vepër penale sipas nenit 353 dhe 354 – “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” nga Kodi Penal. Ai nga dollapi në Stacionin e Policisë, ku ruheshin gjësendet e marra nga bastisjet, në të cilat kishte marrë pjesë si i punësuar në krim-teknikë në SP Gostivar, ka vjedhur rreth 25.000 euro dhe stoli ari në vlerë prej rreth 50.000 euro. Kontrolli në objektin e Stacionit Policor të Gostivarit u krye nga një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike Gostivar, në prani të ekipit hetimor dhe udhëheqësisë së SPB Gostivar. Po ashtu, në orën 20:30 në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, zyrtarët policorë nga SPB Gostivar arrestuan I.Sh. (32) nga Gostivari, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “fshehje”, përkatësisht se ka blerë stolitë e arit të vjedhura”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Më të lexuarat