Connect with us

Lajme nga vendi

Nuk ka të arrestuar për të shtënat në Haraçinë, sulmuesit janë ende të lirë, tha zëvendësministri i MPB-së

Published

on

Sulmuesit, të cilët qëlluan mbi kryetarin e Komunës së Haraçinës të hënën, janë ende të lirë. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nuk ka arrestuar asnjë person lidhur me këtë konfrontim, tha zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev në paraqitjen e sotme në “Sloboden Peçat”, transmeton Portalb.mk.

Deklarata e Bojmacaliev vjen pasi dje në media u njoftua se Ministria e Punëve të Brendshme ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë ndihmuar në sulmin e armatosur të djeshëm ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës.Zëvendësministri shtesë konfirmon se MPB-ja ka arrestuar një person, por që nuk ka lidhje me sulmin në Haraçinë, por kërkohet me fletarrest ndërkombëtar.

“Dua të mohoj disa shkrime që kam lexuar mbrëmë se kemi arrestuar persona të lidhur me atë përplasje. Ata persona që janë arrestuar, gjegjësisht ai person nuk është i lidhur me të shtënat në Haraçinë, por gjatë kontrollit rutinë që kemi në kufi dhe që e bëjmë nga ajri dhe nga toka. Aty është arrestuar një person i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar, i kthyer nga fushëbeteja e huaj, nga Republika e Kosovës. Pra, ai arrestim nuk ka të bëjë me rastin në Haraçinë”, tha Bojmacaliev.

Ai thotë se Ministria e Punëve të Brendshme ka të dyshuar për sulmin e armatosur, por se sulmuesit janë ende të lirë.

Aty, siç tha Bojmacaliev, kemi mbledhur disa dëshmi, por megjithatë, thotë ai, nuk duhet të ketë sensacion në media.

Advertisement

“Dëshiroj që opinioni të dijë se unë jam person transparent dhe derisa isha pjesë e kabinetit të Spasovskit, jemi munduar të jemi gjithmonë transparentë dhe objektivë, të mos krijojmë sensacion në media, siç u përpoqën të bëjnë disa struktura mbrëmë, se kemi arrestuar persona. Edhe një herë e përsëris se ende nuk kemi persona të arrestuar për të shtënat dhe tentativën për vrasje në Haraçinë. Ata persona janë arrestuar për një rast krejtësisht tjetër dhe në rrethana të ndryshme”, shtoi Bojmacaliev.

Prokuroria Publike dje ka njoftuar se policia është ende në kërkim të sulmuesit i cili pasditen e së hënës në Haraçinë të Shkupit me automatik ka shtënë në drejtim të kryetarit të Komunës Ridvan Ibraimi dhe disa personave të tjerë, duke plagosur dy persona të cilët ishin me kryetarin e komunës gjatë shkëmbimit të zjarrit. Në mesin e të lënduarve nuk është Ibrahimi dhe këtë e ka konfirmuar sot Bojmacaliev.

Dy të lënduarit njëri me plagë nga arma e zjarrit në kraharor dhe tjetri në shpatullën e djathtë janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Emergjente në Shkup dhe në Klinikën për sëmundje kirurgjikale “Sveti Naum Ohridski”.

Lajme nga vendi

VLEN: Protesta e studentëve po e nxjerr në shesh mashtrimin 20-vjeçar

Published

on

Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se “kur studentët dalin në protestë, kjo flet më shumë për dështimin e atyre që për vite kishin pushtetin, sesa për ata që sot po punojnë për të gjetur zgjidhje”.

Nga VLEN gjithashtu thonë se BDI sot po e instrumentalizon pakënaqësinë e studentëve dhe po përpiqet të përfitojë politikisht nga një problem që vetë e ka lënë zvarrë.

“Kjo është skandaloze. Kishte ministra, institucione, mekanizma dhe gjithë pushtetin e nevojshëm për ta mbyllur këtë çështje njëherë e mirë. Nuk e bëri. Jo pse nuk mundi, por sepse ishte e zënë me hajni, me Soravi, me blerje pronash dhe me pazare për llogari të klikës së vet. VLEN e konsideron protestën e studentëve si shprehje legjitime ndaj një padrejtësie që nuk duhej të zgjaste kaq shumë. Zëri i tyre duhet dëgjuar, jo të përdoret si vegël propagandistike nga ata që vetë e krijuan problemin”.

“Ne nuk do të bëjmë atë që është bërë për vite me radhë. Të flitet shumë dhe të mos zgjidhet asgjë. Për çështjen e mundësisë që të diplomuarit në juridik ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, tashmë po punohet seriozisht për një zgjidhje të qëndrueshme, ligjore dhe institucionale. Jo arnim. Por zgjidhje. Politika gjuhësore në vend është ndërtuar mbi zgjidhje gjysmake. Dhe ligjet gjysmake japin padrejtësi të plota. Pikërisht për këtë, sot nevojitet vullnet për ta mbyllur këtë plagë, jo lot krokodili nga ata që e mbajtën hapur për dy dekada”, thonë nga VLEN.

“Dallimi është si toka me qiellin. BDI i përdori shqiptarët si mburojë për të vjedhur, për t’u pasuruar dhe për ta mbrojtur korrupsionin e vet, ndërsa ne i trajtojmë si amanet. Andaj, u bëjmë thirrje të gjithë faktorëve politikë të mos fshihen pas studentëve dhe të mos i përdorin për interesa ditore”, thonë nga VLEN.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Hodai: Sot në protestë të gjithë, politikanët e 20 viteve të fundit lini në fund të protestës

Published

on

Aktivisti Blendi Hodai ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje masive në protestën e studentëve, duke theksuar se mbështetja reale nuk matet me postime në rrjetet sociale, por me prani fizike në rrugë.

Sipas tij, protesta është “testi më i thjeshtë i qytetarisë aktive”, ndërsa studentët nuk kanë nevojë për statuse në Facebook, por për qytetarë që u bashkohen në terren për të mbrojtur kërkesat e tyre bazike.

Në reagimin e tij, Hodai ka kritikuar edhe ata që, siç i quan ai, “tregtarë të kauzave studentore”, duke theksuar se faktet i demaskojnë vetë. Ai ka cituar edhe Arbën Xhaferi, i cili ka thënë:
“Çdo shoqëri ka heronj dhe oportunistë, flijues dhe utilitaristë. Gjithmonë oportunistët përpiqen të konsumojnë atë që e kanë siguruar heronjtë.”

Në fund, aktivisti ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestë, duke theksuar se politikanët e dy dekadave të fundit duhet të mbeten “në radhën e fundit të protestuesve”.

Ai e ka përmbyllur mesazhin me thirrjen: “Shihem nesër në protestë.”

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Tre gra sulmohen nga bashkëshortët e tyre, ndërsa një baba është sulmuar nga djali

Published

on

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), njoftojnë se tre gra janë sulmuar nga bashkëshortët e tyre, ndërsa në Shtip një djalë ka sulmuar babanë e tij.

“Më 05.04.2026, një 50-vjeçare nga rrethina e Shkupit raportoi se u sulmua fizikisht nga bashkëshorti i saj I.B (52).Më 04.04.2026, në Shkup, në zonën e Qendrës një 26-vjeçar (D.G) u arrestua për sulm ndaj partneres së tij, 25 vjeçare.Ndërkohë, më 05.04.2026 një 48-vjeçar denoncoi se më 04.04.2026 bashkëshorti i saj G.P (52) i ka bërë kërcënime, dhe më të njëjtën ditë nga SPB Shtip kanë privuar nga liria Gj.B. (35) nga Shtipi, pask e ka sulmuar babanë e tij 64-vjeçar dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore”, njoftuan nga MPB.

Nga MPB bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve./Alsat.mk.

Continue Reading

Më të lexuarat