Lajme nga vendi
Shkup, 312 raste me kollë të keqe, në Kumanovë gjendja po monitorohet
Në Shkup gjatë këtij viti janë regjistruar gjithsej 312 raste të kollës së keqe, konfirmoi mëngjesin e sotëm për MIA Lulzime Bajrami nga Qendra për Shëndet Publik. Gjithashtu në një prononcim për MIA, zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zlate Mehmedovic, tha se situata me kollën e keqe është duke u monitoruar edhe në Kumanovë, ku ka rritje të numrit të rasteve.
“Në raport me kollën e keqe, në Kumanovë vërehet rritje e numrit të rasteve. Komisioni për sëmundje infektive është duke e monitoruar situatën dhe nëse ka nevojë për masa shtesë do t’i rekomandojë ato”, theksoi Mehmedoviç duke shtuar se nuk ka rritje të rasteve të regjistruara me grip apo sëmundje të ngjashme me gripin.
Lajme nga vendi
AUV nuk do të veprojë rreth parashtresave të dërguara në mënyrë anonime
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) i i nformon personat fizikë dhe juridikë se konform nenit 62, paragrafi 3 nga Ligji i ri për mbikëqyrje inspektuese, i cili është në fuqi nga 1 janari i vitit 2026, shërbimet inspektuese të AUV nuk do të veprojnë rreth nismave të parashtruara në mënyrë anonime për zbatimin e mbikëqyrjes inspektuese për çështje nga fushëveprimi i punës së institucionit.
“Veprimet e ndërmarra mbi iniciativat e paraqitura në mënyrë të rregullt do të kryhen në përputhje me Procedurën për veprim mbi iniciativat për mbikëqyrjen inspektuese të AUV-së. Iniciativa mund të dorëzohet drejtpërdrejt te AUV përmes formularit të kontaktit DORËZO ANKESË të publikuar në ueb faqen e Agjencisë (https://fva.gov.mk/mk/contact/podnesete_predstavka), në mënyrë elektronike në info@fva.gov.mk, pretstavki@fva.gov.mk, si dhe personalisht në secilën njësi rajonale të AUV-së, në një formular të përshtatshëm për dorëzimin e iniciativave”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Nisma detyrimisht duhet të përmbajë emër të inspeksionit deru ku dorëzohet, emër, mbiemrë dhe adresë së parashtruesit, gjegjësisht emër dhe adresë të parashtruesit, përfaqësues ligjor ose autorizues nëse ka, përshkrim të shkurtër të shkeljes dhe emërimit të subjektit ndaj të cilit kërkohet kryerje e mbikëryqrjes inspektuese
Nëse iniciativa e paraqitur është e paplotë ose e paqartë, ajo do t’i kthehet paraqitësit, i cili duhet ta specifikojë/plotësojë atë brenda një periudhe jo më të gjatë se 7 ditë. Nëse paraqitësi nuk e plotëson iniciativën brenda periudhës së caktuar, ajo do të konsiderohet e tërhequr.
Lajme nga vendi
E sulmoi gjyshin 90 vjeç, arrestohet 48-vjeçari nga Gostivari
Më 10.02.2026 në orën 21:30, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar personin N.Z.(48) nga një fshat i Gostivarit, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se rreth orës 20:00, për shkak të një zënke familjare, ka sulmuar fizikisht gjyshin e tij 90-vjeçar nga i njëjti fshat. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Lajme nga vendi
Rezervat devizore janë rritur për 675.3 milionë euro
Rezervat devizore në fund të janarit të këtij viti arritën në 5.600.5 milionë euro dhe krahasuar me muajin e kaluar shënojnë rritje për 675.3 milionë euro, njoftoi Banka Popullore.
Pjesa më e madhe e rezervave devizore janë plasuar në letra me vlerë (74,8%), e ndjekur nga ari monetar (16,8%) dhe valutat dhe depozitat (8,4%).

