Connect with us

Lajme nga vendi

Nuk ka të ndalur largimi i mjekëve nga Maqedonia

Published

on

Largimi i mjekëve nga Maqedonia nuk ka të ndalur. Në nivel vjetor rreth 250 mjekë e lëshojnë vendin tone. Që mjekët të mbeten në vendlindje duhen kushte më të mira për punë dhe paga më të larta, thonë nga Shoqata e mjekëve të Maqedonisë.

“Nga shëndetësia publike sigurisht që rreth 200 deri 250 mjekë shkojnë jashtë vendit, në nivel vjetor. Nga pikëpamja profesionale unë mendoj se duhet të bëhet një rajonalizim i mirë, të sigurohen kushte më të mira për specializim dhe përparim, punësim të shpejtë dhe bursa derisa akoma vazhdojnë studimet”, ddeklaroi Goran Dimitrov, Shoqata e mjekëve të Maqedonisë.

Leonid Rene Tomas Karaxhinov është studenti më i mirë mjekësisë që tashmë ka përmbyllur studimet. Momentalisht po kryen praktikën në Ndihmën e Shpejtë. Ai nuk dëshiron të largohet nga vendi por për të punuar në vendlindje kërkon siguri financiare.

“Siguria është çelësi kryesor, ta dimë se pas nesh qëndron dikush që na mbanë të sigurt për shkak të situatave të pakëndshme, mirëpo siguria financiare është shumë e rëndësishme, rritja e pagave. Siguria personale dhe siguria financiare janë dy gjërat thelbësore që do të na mbajnë të mbetemi këtu”, u shpreh Leonid Rene Tomas Karaxhinov, mjek i ri.

Nga OBSH-ja thonë se shëndetësia në Maqedoni ka shënuar përmirësime por ka akoma zbrazëtira që duhet plotësuar.

Advertisement

“Ka akoma hapësirë për përmirësim. Të ulen shpenzimet të cilat qytetarët i paguajnë nga xhepi i tyre për shërbimet shëndetësore, posaçërisht në shëndetësinë primare pasiqë u miratua nga Qeveria ligji që mundëson qasje më të mirë në shëndetësinë primare”, tha Ane Johansen, OBSH.

Në prag të 7 prillit, Ditës botërore të shëndetit, sipas OBSH-së rëndësi të posaçme duhet ti kushtohet zbulimit të hershëm të sëmundjeve që shkaktojnë vdekjen. Nga OBSH-ja thonë se rreziku për jetën në mbarë botën vjen nga sëmundjet jo infektive si diabeti, shtypja e lartë e gjakut dhe sëmundjet kardiovaskulare mirëpo këto mund të parandalohen dhe menaxhohen nëse zbulohen më herët. Gjithashtu, sipas OBSH-së, pirja e duhanit është shkaktari kryesor i vdekjeve së parakohshme./Alsat.mk

Lajme nga vendi

Qeveria miratoi Strategjinë e Re për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme

Published

on

Qeveria në mbledhjen e sotme të Qeverisë e miratoi Strategjinë për Forcimin e Kapaciteteve për Hetimet Financiare dhe Konfiskimin e Pasurisë për periudhën 2025-2028, së bashku me Planin e saj të Veprimit, njoftoi zëvendëskryeministri përgjegjës për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai.

Ky dokument, siç bën të ditur, e pasqyron angazhimin e palëkundur të Qeverisë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke fuqizuar institucionet përgjegjëse përmes një qasjeje të strukturuar dhe sistematike, që synon rritjen e efikasitetit në konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet prioritet kryesor i Qeverisë. Për këtë arsye, sigurimi i kushteve dhe forcimi i kapaciteteve institucionale për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme është në qendër të përpjekjeve tona. Për këtë arsye, ne po forcojmë mekanizmat e monitorimit dhe mbikëqyrjes, duke themeluar Këshillin Kombëtar për Hetimet Financiare dhe Konfiskimin e Pasurisë, i cili do të sigurojë zbatimin e suksesshëm të objektivave të përcaktuara”, theksoi Fetai.

Njoftoi edhe se kabineti i tij do të luajë një rol qendror në koordinimin dhe mbështetjen e këtyre përpjekjeve, duke garantuar angazhim të vazhdueshëm për realizimin e kësaj strategjie.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Në tremujorin e parë për 4,8 për qind është uliur qarkullimi nga shitja e shërbimeve, rritje ka në sektorin Agjencitë turistike dhe turoperatorët

Published

on

Qarkullimi nga shitja e shërbimeve është ulur për 4.8 për qind në tremujorin e parë të vitit 2025 në karahasim me tremujorin e njejtë të vitit të kaluar, kumtoi Enti shtetëror i statistikave.

Në tremujorin e parë të vitit 2025, në krahasim me tremujorin e njejtë të vitit 2024, rritje më të madhe të qarkullimit në shërbime prej 20.1 për qind ka në sektorin Agjencitë turistike, organizues të udhëtimeve (turoperatorë) dhe shërbime të tjera rezervimi, si dhe veprimtari lidhur me to.

Sipas të dhënave të ESHS-së, në tremujorin e parë të këtij viti në raport me tremujorin e njejtë të vitit të kaluar rritje prej 11.4 për qind në qarkullim të shërbimeve ka në sektorin Veprimtari administrative dhe ndihmëse shërbyesse.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shtatë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës

Published

on

Më 17 qershor 2018, saktësisht shtatë vjet më parë, në fshatin e vogël Nivici (Psarades) në brigjet e Liqenit të Prespës në anën greke, Shkupi dhe Athina nënshkruan Marrëveshjen e Prespës, e cila i dha fund mosmarrëveshjes shumëvjeçare midis dy vendeve, Republika e Maqedonisë ndryshoi emrin e saj në Republika e Maqedonisë së Veriut, Greqia njohu gjuhën maqedonase dhe kombësinë maqedonase, vendi u bë anëtar i NATO-s dhe bashkëpunimi dypalësh me Greqinë u intensifikua.

Marrëveshja u arrit në një kohë kur SYRIZA ishte në pushtet te fqinji jugor, dhe LSDM në vendin tonë, dhe u nënshkrua nga ministrat e atëhershëm të Jashtëm Nikola Dimitrov dhe Nikos Kotzias, dhe në prani të kryeministrave të atëhershëm Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, ndërmjetësit në negociata Matthew Nimetz, ish-komisionerit evropian për zgjerim Johannes Hahn, ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë Federica Mogherini dhe përfaqësuesve të tjerë të lartë ndërkombëtarë, si dhe përfaqësuesve të të të dyja vendeve.

Continue Reading

Më të lexuarat