Lajme nga vendi
VLEN hapi shtabin zgjedhor në Reçice të Vogël, Durmishi: Fitorja në Reçicë do të jetë e thellë
Koalicioni VLEN vazhdon fuqishëm në përgatitjet për zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare. Sonte në Reçicë të Vogël e kanë hapur shtabin zgjedhor duke u përgatitur fuqishëm për fushatën Presidenciale, këtë e ka bërë të ditur Besar Durmishi përmes një statusi në Facebook.
“VLEN-i nga Reçica filloi aktivitetet për fushatën presidenciale. Hapja e shtabit në mënyre masovike dhe me vrull fitues dëshmon se fitorja do jetë e thellë në Reçicë të Vogël!”, ka shkruar Durmishi.
Tashmë është bërë e njohur situata që po e ndjek VLEN-in në çdo hapje shtabi, ata shëndërrohen në tubime ngase simpatizantët dhe qytetarët që po i bashkohen këtij koalicioni janë në numër shumë të madh.Hapja e shtabit në mënyre masovike dhe me vrull fitues dëshmon se fitorja do jetë e thellë në Reçicë të Vogël!
Lajme nga vendi
Komuna e Gostivarit: Punojmë në terren për normalizimin e gjendjes së sistemit të ujësjellësit
Komuna e Gostivarit në një njoftim për media informon se Shtabi i Krizës në nivel qendror dhe lokal, si dhe NP „Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup“, po punojnë intensivisht në terren për normalizimin e gjendjes së sistemit të ujësjellësit.
“I ftojmë qytetarët që, lidhur me ecurinë e procesit, të informohen vetëm përmes njoftimeve zyrtare të institucioneve kompetente dhe të mos përhapin apo të mos mbështeten në informacione të rreme që qarkullojnë në rrjetet sociale”.
“Për çdo zhvillim të ri, qytetarët do të informohen me kohë, si për analizat dhe rezultatet e cilësisë së ujit, ashtu edhe për gjendjen e sistemit të ujësjellësit”, thonë nga Komuna e Gostivarit.
Lajme nga vendi
Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” pritet deri 15 minuta për dalje nga vendi
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.
Nga atje njoftojnë se trafiku jashtë mjediseve ubrane po zhvillohet me intensitet të moderuar.
“Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” ka rritje të frekuencës së automjeteve, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 15 minuta.
Në vendkalmet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.
Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga perëndimi dhe veriperëndimi. Pasdite do të ketë jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe kushte të mundshme stuhie me breshër.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri në 22 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 34 deri në 40 gradë.
Në Shkup, me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë jostabilitet me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Temperatura minimale do të bjerë në 20, ndërsa maksimale do të arrijë 39 gradë.

