Lajme nga vendi
Taravari: Nëse nuk fitojmë më 8 maj, jap dorëheqje, ndryshimi do të ndodhë tek shqiptarët
Së pari, do t’u kërkoja politikanëve evropianë garanci se nuk do të ketë kushte të tjera që ne të vazhdojmë rrugën evropiane. Së dyti, do të kërkoja një dinamikë për ndryshimet kushtetuese. Dhe e treta është largimi nga “Ballkani i Hapur”, thotë Arben Taravari, kandidati për president nga koalicioni “VLEN”, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Ai njoftoi tërheqjen e tij nga politika në rast se i humb zgjedhjet parlamentare.

– Kështu është në të gjithë botën perëndimore, kështu është në të gjitha demokracitë e zhvilluara. Nëse humbisni zgjedhjet, të paktën përballë autoriteteve partiake… edhe pse pati zhvillime të caktuara në vendin tonë, nuk më lejuan bashkëpartiakët ti përfundoja të paktën një palë zgjedhje. Dhe unë u thashë, kërkoj besim nga të gjithë ju.
Nëse nuk fitojmë më 8 maj, unë jam këtu për të dhënë dorëheqjen dhe nuk do të kishte asnjë forcë që mund të më ndalonte të jap dorëheqjen nëse do të ishim të bashkuar dhe nuk do të fitonim. Dhe kështu do të fitojmë – thotë Taravari.
Lajme nga vendi
Komuna e Gostivarit: Punojmë në terren për normalizimin e gjendjes së sistemit të ujësjellësit
Komuna e Gostivarit në një njoftim për media informon se Shtabi i Krizës në nivel qendror dhe lokal, si dhe NP „Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup“, po punojnë intensivisht në terren për normalizimin e gjendjes së sistemit të ujësjellësit.
“I ftojmë qytetarët që, lidhur me ecurinë e procesit, të informohen vetëm përmes njoftimeve zyrtare të institucioneve kompetente dhe të mos përhapin apo të mos mbështeten në informacione të rreme që qarkullojnë në rrjetet sociale”.
“Për çdo zhvillim të ri, qytetarët do të informohen me kohë, si për analizat dhe rezultatet e cilësisë së ujit, ashtu edhe për gjendjen e sistemit të ujësjellësit”, thonë nga Komuna e Gostivarit.
Lajme nga vendi
Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” pritet deri 15 minuta për dalje nga vendi
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.
Nga atje njoftojnë se trafiku jashtë mjediseve ubrane po zhvillohet me intensitet të moderuar.
“Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” ka rritje të frekuencës së automjeteve, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 15 minuta.
Në vendkalmet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.
Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga perëndimi dhe veriperëndimi. Pasdite do të ketë jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe kushte të mundshme stuhie me breshër.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri në 22 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 34 deri në 40 gradë.
Në Shkup, me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë jostabilitet me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Temperatura minimale do të bjerë në 20, ndërsa maksimale do të arrijë 39 gradë.

