Lajme nga vendi
(video) Mungesa e shenjave të trafikut, policia alarmon institucionet
Mungesa e shenjave të trafikut, shenja trafiku të dëmtuara, shenja joadekuate, mos shënimi I vijave të bardha dhe vijave të ndërprera apo vijave të plota të cilët janë fshirë. Këto janë disa nga shumë vërejtjet që ka hasur policia e komunikacionit gjatë inspektimeve që ka bërë për gjendjen me trafikun rrugor në Tetovë dhe Gostivar. Sipas, policisë, probleme janë hasur edhe kontajnierë që janë vendosur në mënyrë të parregullt, kryerje të punëve pa shenja adekuate. Krahas këtyre anomalive që ka hasur policia, poashtu, si pika më kritike në qytet janë evidentuar, bulevardi Bllagoja Toska dhe rrethrrotullimi në hyjre të Tetovës nga pjesa e Shkupit.Deklarata Fatmir Nga komuna e Tetovës thonë se në këtë periudhë është duke u punuar për vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale. Nga pushteti lokal në Tetovë pohojnë se janë vendosur rreth 60 shenja të reja në komunikacion.Deklarata BesartaDitë, më parë, nga policia e Tetovës është bërë e ditur se janë përcaktuar dhe fotodokumentuar të gjitha mangësitë dhe dëmtimet në sinjalistikën horizontale dhe vertikale të komunikacionit, si shenjat e komunikacionit, shënjimet e vendkalimeve për këmbësorë dhe vijat e plota dhe të ndërprrera, gjendja e shenjave ndriçuese të komunikacionit semaforëve, si dhe gjendja e rrugëve në këtë zonë. Është përgaditur procesverbal për gjendjen e konstatuar dhe janë dërguar njoftime në institucionet kompetente për mirëmbajtje në dy pushtetet vendore dhe është kërkuar që të gjitha mangësitë të eliminohen në periudhë sa më të shpejtë për të mundësuar qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm dhe lëvizjen e sigurt të automjeteve dhe këmbësorëve, përndryshe të përgatiten parashtresa përkatëse ligjore.TetovaExpres
Lajme nga vendi
Sejdini u lirua pasiqë paraprakisht u ofrua garanca prej 1.1 milion eurosh
Gjykata Themelore Penale në Shkup ka hequr urdhrin e paraburgimit për ish-presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini, pasi një gjyqtar në një procedurë paraprake pranoi garancinë e ofruar me vlerë mbi 1,150,000 euro.
Siç njoftoi Gjykata, garancia përbëhet nga një hipotekë mbi pasurinë e paluajtshme. Njëkohësisht, për të siguruar praninë e tij në rrjedhën e mëtejshme të procedurës, Sejdinit i është urdhëruar të marrë një masë paraprake – konfiskim i dokumentit të udhëtimit, shkruan “sportmedia.mk”.
Sejdini u paraburgos me propozim të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, dhe më 24 prill të këtij viti, atij iu caktua paraburgim prej 30 ditësh për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së ndikimit te dëshmitarët në hetim. Më vonë, masa u zgjat me vendim të Këshillit Penal.
Prokuroria dyshon Sejdinin për përvetësim prej më shumë se 700,000 eurosh në lidhje me ndërtimin e tribunës në stadiumin e Ohrit, si dhe për abuzime financiare me vlerë miliona dollarë në Federatën e Futbollit të Maqedonisë. (Open-TV)
Lajme nga vendi
Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 23 Korrik
Dje në orën 14:10 në SPB Tetovë, një 53-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 12:00 në një objekt shitës në Tetovë, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, është sulmuar fizikisht nga një person nga Tetova. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
……Dje në orën 21:25 në fshatin Çegran të Gostivarit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria një 25-vjeçar nga fshati Çegran, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm se ka prishur rendin dhe qetësinë publike, e më pas është sjellë me agresivitet ndaj zyrtarëve policorë që po kryenin detyrën zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.
……. Pas mesnate në orën 00:40 në rrugën “Jasht Vardarit” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 33-vjeçar nga fshati Çellopek i Tetovës, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm nga partnerja e tij jashtëmartesore 28-vjeçare se rreth orës 00:40 e ka sulmuar fizikisht pas një debati të shkurtër. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
…….Sot në mëngjes në orën 04:50, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Gallatë kanë privuar nga liria një 49-vjeçar nga rajoni i Gostivarit, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm nga bashkëshortja e tij 43-vjeçare se se është sjellë me agresivitet ndaj saj dhe fëmijëve të tyre në shtëpinë familjare, si dhe ka sulmuar fizikisht djalin e tij 20-vjeçar, me ç’rast ka përdorur një mjet të mprehtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
………Dje në orën 08:01 në SPB Tetovë është denoncuar se në fshatin Bërvenicë të Tetovës, një automjet udhëtarësh ka goditur një 22-vjeçar nga fshati Bërvenicë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi hetimor i SPB Tetovë dhe po merren masa për gjetjen e shoferit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.
…….Dje rreth orës 12:20 në SPB Tetovë është denoncuar se në bulevardin “Ilinden” në Tetovë, një 50-vjeçar nga Tetova, duke drejtuar një moped me targa të Tetovës, ka rënë në rrugë. Në aksident drejtuesi I mopedit ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi hetimor i SPB Tetovë.
Lajme nga vendi
“TETOVA N`FESTË”: NATA TURKE – ORIENTI ZBARKOI NË SHESHIN E TETOVËS!
Mbrëmja e së enjtes në Tetovë u karakterizua nga ritmet orientale dhe tradita turke, në kuadër të manifestimit kulturor “Tetova n’Festë 2026”, ku u organizua Nata Turke, një aktivitet që mblodhi qindra qytetarë dhe mysafirë në një atmosferë festive.
Me muzikë, valle dhe kostume tradicionale, Shoqata Kulturo-Artistike “Jeni Hajat” solli para publikut një program të pasur folklorik, duke prezantuar trashëgiminë kulturore turke përmes interpretimeve autentike. Publiku i priti me duartrokitje performancat që i dhanë ngjyra dhe gjallëri sheshit të qytetit.
Emocione të veçanta sollën edhe vallet e Rumelisë, të cilat rikthyen kujtime dhe forcuan lidhjen kulturore mes traditës ballkanike dhe asaj turke. Tingujt karakteristikë dhe interpretimet plot ndjenjë e shndërruan mbrëmjen në një festë të vërtetë të kulturës dhe artit.
Mbrëmja vazhdoi me mini-koncertin e këngëtarit Kaan Mazhar, i cili interpretoi këngë të njohura.
Ritmet energjike të grupit TRIO Darabuka krijuan një atmosferë të veçantë në Sheshin e Tetovës, duke përfshirë publikun në festë.
Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, Ministri i Kulturës dhe Turizmit i Maqedonisë së Veriut, Sedat Sulejmani, Kryetari i Partisë Demokratike Turke (TDP), Zülfikar Zeynula, Kryetari i MATÜSITEB-it, Tahsin Ibrahim, Drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Shkup, Yunus Dilber, përfaqësuesi i Shkollave Ndërkombëtare Maarif në Maqedoninë e Veriut, Osman Demirgül, si dhe shumë të ftuar e dashamirës të muzikës, të cilët shijuan një program të larmishëm artistik.
Nata Turke ishte një tjetër aktivitet i suksesshëm në kuadër të “Tetova n’Festë 2026”, manifestim që edhe këtë vit vazhdon të sjellë netë tematike dhe ngjarje kulturore, duke e bërë Tetovën një qendër të artit, traditës dhe bashkëjetesës kulturore gjatë sezonit veror.
Sikurse evenimentet tjera të Verës Tetovare edhe Nata urke u transmetua drejtpërdrejt në faqen zyrtare të Facebookut të Tv Koha. /Tv Koha/

