Lajme nga vendi
Merr hov epidemia me kollën e keqe, për një javë shënohen 50 raste të reja
Janë regjistruar 50 raste të reja me kollë të mirë në vetëm për një javë, bën të ditur Instituti i Shëndetit Publik. 9 prej pacientëve janë hospitalizuar. Në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve nuk ka pacient me pertusis. Kolla e mirë përhapet më shpejtë kur moti është i ngrohtë dhe temperaturat janë më të larta. Sipas pulmologëve, rritja e imunizimit është faktori kyç që do të parandalonte përhapjen e mëtejshme.
“E kollitura tek pertusis është karakteristike, specifike ka sulme me ç’rast humbet frymëmarrja. Këto sulme mund të zgjasin dhe të përfundojnë me ndërprerje të frymëmarrjes, me mavijosje përreth buzëve. Këto simptoma ndodhin disa herë gjatë ditës dhe kanë kohëzgjatje prej javësh.”, – deklaroi pulmoalergologia, Vesna Micevska.
Numri më i madh i pacientëve janë nga kryeqyteti. Deri më 4 prill në vend janë regjistruar 399 raste me kollën e mirë. Prej tyre 239 raste nuk janë vaksinuar fare ose nuk janë imunizuar plotësisht. Mjekët vazhdimisht u bëjnë thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre. Nga pacientët e deritanishëm janë shtruar në spital 58 persona, 49 prej tyre të moshës deri në 4 vjeç.
Lajme nga vendi
Policia jep detaje të reja për aksidentin tragjik në Prilep, viktimat janë të moshës 35 dhe 56 vjeç
Më 04.11.2025 në orën 16:40, në SPB të Prilepit është raportuar se në rrugën kryesore Gradsko-Prilep, në afërsi të fshatit Radobil, Prilep, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti “Kia” me targa të Radovishit, drejtuar nga O.O. (31) nga fshati Topolnicë, Radovish, dhe një automjeti “Volkswagen Passat” me targa të Velesit, i drejtuar nga Gj.P. (35) nga fshati Drenovë, Kavadar, thonë nga MPB.
“Shoferi Gj.P. dhe bashkudhëtari i tij B.P. (56) nga fshati Drenovë, rajoni i Kavadarit, ndërruan jetë nga plagët e marra në vendin e aksidentit.
Vdekja është konfirmuar nga një mjek, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupat e të ndjerëve janë dërguar për autopsi.
Në aksident, shoferi i automjetit “Kia” dhe bashkudhëtari i tij S.O. (24) nga fshati Topolnicë, Radovish, si dhe pasagjerët e automjetit “Kia” N.P. (28), T.P. (53) dhe S.P. (31), të gjithë nga fshati Drenovë, Kavadar, kanë marrë lëndime të rënda dhe janë trajtuar në Spitalin e Qytetit të Prilepit dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit”, njoftojnë nga MPB.
Nga atje shtojnë se inspektim në vendin e ngjarjes është kryer nga prokurori publik dhe një ekip inspektimi nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Prilepit.
Lajme nga vendi
Shkoi në motel me një grua, por ajo i bëri “kurth” – katër të dyshuar për grabitje me dhunë në Shkup
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar hetim kundër katër personave – dy burra dhe dy gra, për vepër penale “Grabitje” sipas nenit 237, paragrafi 4, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, sepse të katër, në grup, i kanë marrë një personi me forcë 200 mijë denarë.
“Më 30 tetor, i dëmtuari ka shkuar në një motel në Shkup me njërën nga të dyshuarat femra, pas së cilës ajo i ka sugjeruar që të telefonojë një vajzë tjetër. I dëmtuari është pajtuar dhe i dyshuari e ka telefonuar gruan tjetër, dhe së bashku e kanë bindur të dëmtuarin të shkojë në një “hotel më të mirë dhe më të lirë””.
“Duke dalë nga dhoma, në oborrin e errët të motelit, ata janë takuar nga dy burrat që kishin rënë dakord me gratë dhe së bashku e kanë sulmuar të dëmtuarin. E kanë goditur me grushte në kokë dhe trup derisa e kanë rrëzuar përtokë, dhe i kanë marrë paratë, telefonin celular dhe kartën e identitetit nga xhepat e tij”.
“Prokurori Publik i paraqiti propozim gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale në Shkup për të përcaktuar masën e paraburgimit për të katër të dyshuarit, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së përsëritjes së krimit”, thonë nga Prokuroria.
Për njërën nga të dyshuarat femër, e cila është në arrati pas kryerjes së krimit, paraburgimi do të fillojë të zbatohet nga momenti që ajo të gjendet dhe të privohet nga liria.
Lajme nga vendi
Dy persona humbën jetën ndërsa tre u lënduan gjatë një aksidenti në rrugën Prilep – Rosoman
Sot rreth orës 17:00 është raportuar për një aksident komunikacioni ndërmjet dy automjeteve të udhëtarëve në rrugën A1 Prilep – Rosoman në afërsi të fshatit Radobil. Nga aksidenti pesë persona kanë marrë lëndime, prej të cilëve tre janë dërguar në spitalin në Prilep, ndërsa dy në spital në Kavadar, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e dy personave, informuan sonte nga MPB.
Nga atje njoftuan se prej orës 18:00 komunikacioni zhvillohet në një korsi me lëshim alternativ të veturave.
“Me hollësi në mënyrë adekuate do ta njoftojmë publikun pas përfundimit të mbikëqyrjes”, shtuan nga MPB
-
Lajme nga vendi7 days agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

