Lajme nga vendi
Bujar Osmani: Unë kam ndërmjetësuar komunikimin mes Kosovës dhe Ukrainës
“Unë nuk e kam thënë ndonjëherë, por për shembull, unë kam ndërmjetësuar komunikimin mes Kosovës dhe Ukrainës, që Ukraina të mos votoj kundër në Këshillin e Europës për Kosovën”. Ka deklaruar Osmani në debatin e fundit në KlanM.
“Dhe ajo ka qenë drejtpërdrejt një përpjekje e imja që të lidh Kryeministrin Kurti dhe Ministrin e Jashtëm të Ukrainës me të cilin e kemi arrit. Dhe Ukraina nuk votoi kundër, edhe pse nuk e njeh Kosovën, ishte thjesht një përgjigje e Ukrainës për përpjekjet që kemi bërë ne, për t’i ndihmuar Kosovës”, tha Osmani.
Osmani ka numëruar shumë aktivitete të tij, në aspektin diplomatik në lidhje me Kosovën. “Kur kam ardhur si Ministër i Jashtëm, pozicioni zyrtar i Maqedonisë Veriut ka qenë “Ne e mbështesim dialogun Prishtinë – Beograd”, jo Kosovë – Serbi. Prishtinë – Beograd që ka për qëllim normalizimin e raporteve. Sot, pozicioni zyrtar i Maqedonisë së Veriut, jo i imi personal por i shtetit të Maqedonisë së Veriut është “Ne e mbështesim dialogun Kosovë – Serbi, që ka për qëllim njohjen e ndërsjellët ndërmjet të dyjave shteteve”, përfundoi Osmani.
Lajme nga vendi
Kërcënim me pistoletë arrestohet 47-vjeçari në Tetovë
Dje në orën 22:35 në rrugën “Jasht Vardarit” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 47-vjeçar nga Tetova për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale “cenimi e sigurisë” sipas nenit 133 të Kodit Penal. Sipas të denoncuarës, më 21.07.2026 rreth orës 18:15 në rrugën “107” në Tetovë, ai me pistoletë i është kërcënuar një 43-vjeçari nga Tetova. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Lajme nga vendi
Arrestohet për drogë dhe përleshje në Qendër të Tetovës
Pas mesnate në orën 02:55, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 23 vjeçar nga fshati Nerasht dhe një 27-vjeçar nga fshati Bozovcë. Ata janë zënë në kryqëzimin mes rrugës “Boris Kidriç” dhe rrugës “Bllagoja Toska” në Tetovë duke prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike mes vete. Gjatë kontrollit te njëri prej tyre janë gjetur katër paketime me marijuanë dhe ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyve do të dorëzohen parashtresat përkatëse.
Lajme nga vendi
RDM kërkon një zgjidhje për deponinë e Jugohromit në mënyrë që Shkupi të mos pësojë një katastrofë si ajo në Gostivar
Pas rastit të ujit të ndotur në Gostivar, partia Ripërtitja Demokratike e Maqedonisë (RDM) apelon se një skenar i ngjashëm katastrofik na kërcënon vetëm një hap larg Shkupit. Partia kërkon një zgjidhje urgjente për rrezikun nga deponia “Jugohrom” në Jegunovcë.
“Sistemi duhet të veprojë më në fund në mënyrë parandaluese, sepse kërcënimi i kromit gjashtëvalent për burimin Rashçe është një rrezik i drejtpërdrejtë për furnizimin me ujë të kryeqytetit. “Jugohromi” gjashtëvalent është një substancë kimike jashtëzakonisht toksike dhe kancerogjene. Burimi Rashçe është burimi kryesor i ujit të pijshëm për të gjithë Shkupin. Një reagim “post-festum” këtu do të thoshte një katastrofë për qindra mijëra qytetarë”, thonë nga RDM.
Ata kërkojnë që institucionet të marrin të gjitha masat e nevojshme, sepse uji i pijshëm është interesi strategjik numër një.
“Kur bëhet fjalë për mbrojtjen e burimeve tona, zëri i qytetarëve dhe veprimi politik duhet të shkojnë dorë për dore”, thuhet në deklaratën e RDM-së.
Epidemiologët janë të vendosur, uji nga ujësjellësi i qytetit në Gostivar nuk duhet të përdoret për të pirë ose për të përgatitur ushqim derisa autoritetet të konfirmojnë se është i sigurt për përdorim. përcjell Zhurnal.mk .

