Connect with us

Lajme nga vendi

Dy tunele për arratisje janë zbuluar në burgun e Idrizovës

Published

on

Dy tunele, që do të shfrytëzoheshin për t’u arratisur të burgosurit, janë zbuluar në Burgun e Idrizovës, njofton “360 shkallë”.

Mes të burgosurve, janë gjetur edhe shumë mjete të palejuara.

Dyshohet se përgatitej një “përleshje” mes dy grupeve kriminale dhe për këtë është realizuar bastisja.

Nga MPB zyrtarisht njoftuan se Prokuroria ka kërkuar nga ata asistencë për të realizuar bastisje në më shumë hapësira, por nuk japin më shumë detaje.

Lajme nga vendi

Deri në fund të javës mot i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme dhe bubullima

Published

on

Të enjten në shumë vende do të mbajë mot jostabil me reshje përmbytëse dhe bubullima, lokalisht në formë të motit afatshkurtër të keq. Të premten do të mbajë kryesisht jostabil me rritje të lehtë të temperaturave ditore, njoftoi DPHM.

Mot jostabilizues i ri i motit me reshje lokale dhe bubullima pritet të dielën dhe në fillim të javës së ardhshme.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Izet Mexhiti: 11 milionë euro investime për Çairin, 68 projekte në më pak se një vit

Published

on

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se Komuna e Çairit ka përjetuar një transformim të dukshëm falë realizimit të mbi 68 projekteve infrastrukturore dhe investimeve që kapin vlerën mbi 11 milionë euro, përcjell Zhurnal.mk.

“Sot ishim në Dizhon për të mbikëqyrur punimet që po ecin me ritme të shpejta dhe të sigurta. Çdo projekt është në vijë, çdo investim po kthehet në realitet për qytetarët e Çairit,” theksoi Mexhiti.

Ai shtoi se ndryshimi tashmë ndihet në çdo lagje, rrugë dhe shtëpi, duke nënvizuar se ky është transformimi i premtuar për Çairin, i cili po bëhet i prekshëm çdo ditë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Fetai: Taravari thoshte se Ahmeti ia dha 6 komuna, doli se mori pak më pak

Published

on

Arben Fetai nga VLEN ka komentuar shpalljen e kandidaturave për zgjedhjet lokale të ASH-Taravarit. Fetai thotë se kandidatët në fjalë janë kandidatë të BDI-së, pasi do të garojnë së bashku, me lista të përbashkëta.

“Ai vazhdimisht ka thënë se Ali Ahmeti ia jep gjashtë komuna, doli se i dha pak më pak. Ia dha katër. Emrat kanë qenë të ditur, i kemi ditur qysh në dhjetor-mars, që këta emra do të dalin, me përkrahje të BDI-së. Pra këta janë kandidatë të BDI-së, do të ketë lista të përbashkëta me BDI dhe shkrirje të Arben Taravarit në BDI. I urojmë fat Arben Taravarit, por e shohim se fundi i tij do të jetë i njëjtë me atë të z. Sela një vit para tij. Është për keqardhje që dy kryetarë të ASH-së përfundojnë në prehrin e kundërshtarit tonë kryesor për dy dekada me radhë”, tha mes tjerash Fetai, duke shtuar se liderët e VLEN-it do të mblidhen sot, për të finalizuar emrat e kandidatëve nga VLEN për zgjedhjet lokale.

Continue Reading

Më të lexuarat