Lajme nga vendi
Osmani nga Shtipi: Këto zgjedhje janë betejë mes dy koncepteve – për integrim evropian përballë izolimit
Këto zgjedhje nuk janë zgjedhje ndërmjet partive të ndryshme politike dhe kandidatëve të ndryshëm. Kjo është një betejë mes dy koncepteve. Koncepti i integrimit evropian përballë konceptit të izolimit. Koncepti i bashkëjetesës përballë konceptit të tensioneve dhe urrejtjes etnike. Koncepti i progresit përballë konceptit të regresionit, tha sonte në fjalimin e tij në tubimin në Shtip, Bujar Osmani, kandidati për president i BDI-së dhe koalicionit “Fronti Evropian”.
Ai para anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike të Turqisë dhe BDI-së theksoi se jeta e ka mësuar se secili prej nesh ka cilësi dhe ka mundësi të ketë sukses, nëse shteti i jep shansin të ketë sukses.
“Kjo u bë obsesioni im dhe prandaj hyra në politikë, të luftoj për të ndërtuar një shtet dhe shoqëri, në të cilën çdo fëmijë pavarësisht nga përkatësia etnike, pavarësisht nga feja e tij, pavarësisht nëse vjen nga një familje e varfër apo e pasur apo nëse vjen nga një fshat apo zonë urbane mund të ketë sukses nëse ka ambicie për ta bërë këtë dhe është i përkushtuar për të arritur sukses. Prandaj edhe kam hyrë në këtë garë, sepse mendoj se ky vend e meriton”, tha Osmani.
Ai shtoi se deri më tani është arritur shumë, duke parë nga perspektiva e popullit të tij, të cilët deri para 20 vitesh ishin krejtësisht të përjashtuar nga punët shtetërore, ndërsa vetëm 0.2 për qind ishin të punësuar në institucionet shtetërore dhe publike.
Ai theksoi se pikërisht Marrëveshja Kornizë u dha një shans shqiptarëve, të cilët ishin popull i përjashtuar, një shans për t’u bërë popull i kryeministrit të këtij vendi, të ministrave të parë të punëve të jashtme, financave dhe siç tha, panë se çfarë do të thotë të kesh mundësi të barabarta për të gjithë.
“Frontin evropian” e formuam si një mbrojte për të gjitha përpjekjet për të ndërpreë mundësinë e barazisë dhe drejtësisë në këtë vend, ndërsa arritëm aq larg dhe ju turqit e ndjetë atë, dhe boshnjakët dhe romët, ndërsa maqedonasit nuk humbën asgjë. Përkundrazi, ata fituan bashkëqytetarë besnikë. Ata e panë se drejtësia dhe barazia është një vlerë e shtuar, ata panë se diversiteti është vetëm një pasuri e një shoqërie multietnike dhe e një shteti multietnik. Jemi bërë demokracia më e mirë etnike multifunksionale, për të cilën Bosnja e Hercegovina sot vetëm mund ta ëndërrojë, të jetë si ne”, tha Osmani.
Në fjalimin e tij në tubimin në Shtip, ai theksoi se kemi arritur deri në zgjedhje, kur edhe një herë jemi në udhëkryq. Ai tha se ekziston një opsion politik, i cili kërkon 61 deputetë për të përjashtuar shqiptarët dhe komunitetet tjera etnike nga procesi i vendimmarrjes.
“Vëllezër dhe motra, nuk ka ide më të madhe shoviniste, pas një ideje nacionaliste, sesa të kërkosh 61 deputetë për të mos u varur nga votat e të tjerëve, thotë Osmani.
Vuri re se në politikë nuk ka vakum, ose je i përfshirë ose kërkon alternativë. Osmani theksoi se aktualisht ka një ofertë për prishjen e Marrëveshjes së Prespës, ndërsa me prishjen e saj në të njëjtën ditë do të thotë izolim i plotë i shtetit nga flukset ndërkombëtare, ndërprerje e fondeve evropiane dhe pikërisht për këtë shteti ynë do të izolohet si një apendiks në Ballkan.
Para simpatizantëve dhe anëtarëve të Partisë Demokratike të Turqisë (PDT) dhe BDI-së u drejtua edhe kryetari i PDT-së Bejxhan Iljas i cili theksoi se këto zgjedhje janë kritike, si shtylla themelore të demokracisë dhe të ardhmes së vendit tonë të përbashkët.
“Si Parti Demokratike Turke, ne gjithmonë kemi luftuar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve pakicë. Në këto zgjedhje, për të dëgjuar më fort zërin e komunitetit turk dhe për të mbrojtur më mirë të drejtat tona, vendosëm të mbështesim kandidatin për kryetar të BDI-së apo të “Frontit Evropian”, të nderuarin Bujar Osmani”, tha Iljas.
Kandidati për president i BDI-së dhe “Frontit Evropian”, Osmani, më herët gjatë ditës së sotme ka pasur takime me qytetarët në Radovish dhe Shtip
Lajme nga vendi
NDOTET LUMI VARDAR, KOMUNA E GOSTIVARIT NIS HETIMET PËR ZBULIMIN E AUTORIT
Lajme nga vendi
Studentët kërkojnë mbështetje për protestën: Jurisprudenca edhe në shqip
Unionet e studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore kanë intensifikuar thirrjet për mbështetje ndaj protestës së paralajmëruar më 6 prill në ora 12:30 në Shkup.
Në një komunikatë publike, ata i janë drejtuar mediave, shoqërisë civile dhe aktivistëve, duke kërkuar përfshirje dhe mbështetje për kauzën e tyre. Studentët theksojnë se po përballen me padrejtësi të vazhdueshme, pasi nuk u lejohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, një të drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.
Protesta do të nisë me një marsh nga Ura e Gurit në Shkup. Çështja ka tërhequr vëmendje të shtuar kohët e fundit, pasi 385 studentë shqiptarë nga tre universitetet kanë nënshkruar një peticion që kërkon organizimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me të drejtat e tyre ligjore.
Lajme nga vendi
Ilaçi palbociklib do të jetë së shpejti në dispozicion në Onkologji, për dy javë thirrja për vitin 2026-2027
Për pacientët onkologjikë për momentin mungon vetëm një ilaç – palbociklibi të cilin e përdorin 142 nga gjithsej 7000 paciente femra me kancer në gji.
Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësore (FSSH), Sasho Klekovski deklaroi se ilaçi së shpejti do të jetë në dispozicion dhe se sasitë për vitin 2026 janë rritur për 50 për qind.
Në konferencën për shtyp në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji ku u shpallën rezultatet për rritjen e jetëgjatësisë së pacientëve me tre lloje kanceri, që është për shkak të terapisë efikase dhe një buxheti më të madh për trajtim, Klekovski tha se mungesa e palbociklibit është për shkak të faktit se në dhjetor 2025 u përballën me një nevojë dukshëm të shtuar për këtë ilaç (për 142 pacientë), ndërsa vitin e kaluar sasitë ishin planifikuar për 80 pacientë.
“Kur ka një numër dukshëm më të madh pacientësh se sa është planifikuar, nuk është e lehtë të plotësohen nevojat, kështu që buxheti për vitin 2026 do të rritet për 50 për qind për dy barna në këtë kategori, ku përveç këtij është edhe një ilaç tjetër. Presim që thirrja e re për barna të shpallet brenda dy javësh që do të mbulojë vitet 2026-2027”, tha Klekovski.
Së shpejti në Onkologji do të jenë të kapshëm edhe markerët- tumoralë që janë në mungesë, por Klekovski theksoi se kjo nuk është mungesë në të gjithë vendin dhe se pacientët mund të bëjnë markerë- tumoralë në spitale dhe laboratorë të tjerë.
-
Lajme nga rajoni1 week agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota1 week ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

