Lajme nga vendi
Taravari: Do të propozojë largimin e Maqedonisë së Veriut nga “Ballkani i Hapur”
Kandidati për president nga koalicioni “VLEN”, Arben Taravari ka paraqitur dy pikat kyçe nga programi i tij, në mesin e të cilave është edhe largimin e RMV-së nga “Ballkani i Hapur”.
“Maqedonia e Veriut e integruar në rajon dhe Evropë.
Do t’i propozoj Kuvendit daljen e menjëhershme të Maqedonisë së Veriut nga nisma Ballkani i Hapur.
Harmonizim të plotë të politikës sonë të jashtme me atë të BE-së, veçanërisht në lidhje me sanksionet e BE-së kundër Rusisë”, shkruan Taravari në Facebook.
Lajme nga vendi
Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” pritet deri 15 minuta për dalje nga vendi
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.
Nga atje njoftojnë se trafiku jashtë mjediseve ubrane po zhvillohet me intensitet të moderuar.
“Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” ka rritje të frekuencës së automjeteve, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 15 minuta.
Në vendkalmet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.
Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga perëndimi dhe veriperëndimi. Pasdite do të ketë jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe kushte të mundshme stuhie me breshër.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri në 22 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 34 deri në 40 gradë.
Në Shkup, me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë jostabilitet me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Temperatura minimale do të bjerë në 20, ndërsa maksimale do të arrijë 39 gradë.
Lajme nga vendi
Bilall Kasami: Tetova në mbështetje të Gostivarit, koordinim institucional për tejkalimin e krizës me ujin
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka marrë pjesë sot në Gostivar në takimin koordinues me kryetarët e komunave të rajonit të Pollogut dhe institucionet kompetente, ku është diskutuar situata e furnizimit me ujë të pijshëm.
Kasami bëri të ditur se gjatë takimit janë informuar për gjendjen aktuale dhe masat që po ndërmerren për normalizimin e situatës. Ai theksoi se Komuna e Tetovës është e gatshme të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme për qytetarët e Gostivarit.
“Shëndeti dhe siguria e qytetarëve mbeten prioritet. Vetëm me koordinim dhe bashkëpunim institucional mund ta tejkalojmë sa më shpejt këtë sfidë”, ka deklaruar Kasami.
Në fund, ai përcolli edhe një mesazh solidariteti për qytetin fqinj, duke theksuar se “Gostivari nuk është vetëm”.

