Connect with us

Lajme nga vendi

(video) Dhuna nga bashkëmoshatarët po ndodh gjithnjë e më shumë

Published

on

Dhuna nga bashkëmoshatarët po shfaqet gjithnjë e më shumë në forma të ndryshme, edhe pse nxënësit nuk e njohin dhe nuk reagojnë, kjo do të përsëritet dhe do të ketë gjithnjë e më shumë viktima të kësaj lloj dhune, theksuan nga Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” e cila sot ka promovuar Udhëzuesin për parandalimin dhe trajtimin e dhunës në shkolla. Ai sqaroi se bëhet fjalë për këshilla praktike, duke pasur parasysh se ndonjëherë edhe fjalët mund të lëndojnë dhe të lënë trauma. Është e nevojshme, shtoi ai, që shërbimet profesionale të reagojnë me shpejtësi në mënyrë që të ketë një klimë solidariteti dhe empatie, që nxënësit të kenë besim tek ata dhe të raportojnë dhunën e mundshme. Stigmatizimi dhe viktimizimi shtesë i viktimave të dhunës, theksoi ai, ndodh kur dhuna regjistrohet dhe shpërndahet në rrjetet sociale në internet.”Nëse nxënësit nuk e njohin dhunën dhe nuk reagojnë ndaj saj, ajo do të përsëritet dhe do të ketë gjithnjë e më shumë fëmijë që janë viktima të dhunës. Udhëzuesi parandalues është një mjet tjetër, një mjet i mirë që ia rekomandoj edhe Byrosë së zhvillimit të arsimit, MASH, të jetë sa më qasës për të gjithë. Qëllimi është të njihet dhuna, të mos mbështetet, të reagohet në mënyrë të duhur dhe të mos jetë bashkëpunëtor”, theksoi kryetari dhe themeluesi i “Megjashit” Dragi Zmijanac.Svetlana Asprovska Todoroviq, psikologe tha se shërbimi profesional në shkollë duhet të veprojë si ndërmjetës mes mësuesve, prindërve dhe nxënësve.Në pyetjen nëse zëri i nxënësve dëgjohet mjaftueshëm në shkolla dhe në shtëpi dhe çfarë i provokon nxënësit të shfaqin dhunë nga bashkëmoshatarët, mesuesja Veronika Petrova tha se dhuna e bashkëmoshatarëve buron nga ajo siç tha një sensi i ri të humorit, humorit të zi.”Ekziston dhunë nga bashkëmoshatarët. Ndihemi të mbrojtur nga shërbimet profesionale, edhe pse, kryesisht, ka një shoqatë negative nga ana e të rinjve, kur bëhet fjalë për ato shërbime, se ato shërbejnë vetëm për të kritikuar nxënësit për arsye të ndryshme. Unë besoj se dhuna e bashkëmoshatarëve buron nga një sens i ri humori, humor i zi. Personalisht shërbimin profesional e shoh si një hapësirë të sigurt, ku të rinjtë mund të shprehin mendimet dhe problemet e tyre. Ato shërbime mund të ndihmojnë shumë”, tha Petrova .

Lajme nga vendi

NDOTET LUMI VARDAR, KOMUNA E GOSTIVARIT NIS HETIMET PËR ZBULIMIN E AUTORIT

Published

on

Qytetarë të shqetësuar kanë alarmuar institucionet mëngjesin e sotëm, duke dërguar materiale fotografike që dëshmojnë për ndotje të lumit Vardar në territorin e Gostivarit.
Pas denoncimeve, Komuna e Gostivarit ka reaguar menjëherë, duke angazhuar shërbimet inspektuese për të verifikuar gjendjen në terren dhe për të identifikuar burimin e ndotjes.
Nga Komuna theksojnë se mbrojtja e lumit Vardar mbetet prioritet, duke e cilësuar atë si një nga pasuritë më të rëndësishme të përbashkëta dhe simbol të qytetit.
Autoritetet lokale paralajmërojnë masa të rrepta ndaj çdo subjekti apo individi që rezulton përgjegjës për ndotjen. “Nuk do të lejojmë degradimin e lumit nga papërgjegjësia e askujt. Çdo shkelje do të sanksionohet pa kompromis”, thuhet në reagimin zyrtar.
Inspektimet pritet të vijojnë edhe gjatë ditës, ndërsa rezultatet e para nga verifikimet në terren pritet të bëhen publike në vijim.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Studentët kërkojnë mbështetje për protestën: Jurisprudenca edhe në shqip

Published

on

Unionet e studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore kanë intensifikuar thirrjet për mbështetje ndaj protestës së paralajmëruar më 6 prill në ora 12:30 në Shkup.

Në një komunikatë publike, ata i janë drejtuar mediave, shoqërisë civile dhe aktivistëve, duke kërkuar përfshirje dhe mbështetje për kauzën e tyre. Studentët theksojnë se po përballen me padrejtësi të vazhdueshme, pasi nuk u lejohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, një të drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.

Protesta do të nisë me një marsh nga Ura e Gurit në Shkup. Çështja ka tërhequr vëmendje të shtuar kohët e fundit, pasi 385 studentë shqiptarë nga tre universitetet kanë nënshkruar një peticion që kërkon organizimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me të drejtat e tyre ligjore.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ilaçi palbociklib do të jetë së shpejti në dispozicion në Onkologji, për dy javë thirrja për vitin 2026-2027

Published

on

Për pacientët onkologjikë për momentin mungon vetëm një ilaç – palbociklibi të cilin e përdorin 142 nga gjithsej 7000 paciente femra me kancer në gji.

Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësore (FSSH), Sasho Klekovski deklaroi se ilaçi së shpejti do të jetë në dispozicion dhe se sasitë për vitin 2026 janë rritur për 50 për qind.

Në konferencën për shtyp në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji ku u shpallën rezultatet për rritjen e jetëgjatësisë së pacientëve me tre lloje kanceri, që është për shkak të terapisë efikase dhe një buxheti më të madh për trajtim, Klekovski tha se mungesa e palbociklibit është për shkak të faktit se në dhjetor 2025 u përballën me një nevojë dukshëm të shtuar për këtë ilaç (për 142 pacientë), ndërsa vitin e kaluar sasitë ishin planifikuar për 80 pacientë.

“Kur ka një numër dukshëm më të madh pacientësh se sa është planifikuar, nuk është e lehtë të plotësohen nevojat, kështu që buxheti për vitin 2026 do të rritet për 50 për qind për dy barna në këtë kategori, ku përveç këtij është edhe një ilaç tjetër. Presim që thirrja e re për barna të shpallet brenda dy javësh që do të mbulojë vitet 2026-2027”, tha Klekovski.

Së shpejti në Onkologji do të jenë të kapshëm edhe markerët- tumoralë që janë në mungesë, por Klekovski theksoi se kjo nuk është mungesë në të gjithë vendin dhe se pacientët mund të bëjnë markerë- tumoralë në spitale dhe laboratorë të tjerë.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat