Lajme nga vendi
Bujar Osmani i përgjigjet VLEN për rastin “Pacienti! Nuk keni tema dhe kreativitet në fushatën zgjedhore prandaj flasin për çështje të vjetra
Kandidati për president të shtetit, Bujar Osmani, konsideron se koalicioni “Vlen” nuk ka tema dhe kreativitet në fushatën zgjedhore dhe prandaj “flasin për çështje të vjetra dhe të hapura”.
Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, ai ka reaguar ndaj deklaratës së një përfaqësuesi të koalicionit “Vlen” i cili pyeti nëse shqiptarët e meritojnë një kandidat për president për të cilin Prokuroria Speciale Publike në vitin 2016 hapi lëndën “Pacienti”.
“Është një hetim i filluar nga një prokuror që aktualisht ndodhet në burg dhe është në listën e zezë të SHBA-së. Prokuroria e ka mbyllur menjëherë rastin dhe nuk ka pasur asnjë akuzë sepse është vlerësuar se ndërtimi i spitalit në Tetovë ka qenë në përputhje me ligjet dhe se jo vetëm nuk është bërë dëm, por përkundrazi, është mbrojtur interesi i shtetit. Ashtu që, nuk ka pasur as akuzë, por një tentativë për diskreditim politik nga një njeri që aktualisht është në listën e zezë amerikane, që tregon qartë se ka pasur përfshirje ruse në atë përpjekje për diskreditim. Absolutisht nuk ka lidhje kjo çështje. Ata tashmë kanë humbur idetë dhe kreativitetin në këtë fushatë, të frikësuar nga disfata e madhe”, deklaroi Osmani, duke iu përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për shtyp për bashkësponsorizimin e rezolutës së KB-së për gjenocidin në Srebrenicë.
Shtoi se edhe pse nuk po merret me të tjerët në fushatë zgjedhore, do t’i kundërvihet kundërshtarit Arben Taravari me çështjen e legjitimitetit në Aleancën për Shqiptarët.
“Vendimi i gjykatës që, megjithatë, kundërkandidati im në mënyrë të paligjshme tentoi ta uzurpojë partinë e bën pak problematik dhe të padenjë për një fushatë. Për çështje të tilla duhet të bisedojmë, për të cilat ka vendime gjyqësore, e jo për këto çështje”, tha Osmani.
Lajme nga vendi
POROJ – PËRKUJTOHET 27-VJETORI I RËNIES SË DËSHMORIT MUJDIN ALIU
Në fshatin Poroj u shënua 27-vjetori i rënies heroike të dëshmorit Mujdin Aliu, i cili ra në betejën e lavdishme të Koshares. Me këtë rast, familjarë, bashkëfshatarë dhe qytetarë të shumtë u mblodhën për të nderuar jetën dhe veprën e tij. Pranë vendit përkujtimor u vendosën kurora me lule dhe u bënë homazhe në shenjë respekti për sakrificën e dëshmorit. Bashkëveprimtarët e tij kujtuan sakrificën e tij dhe të familjes së tij në çlirimin e themelimin e shtetit të pavarur të Kosovës duke nderuar veprën dhe vendosmërinë e dëshmorit, Mujdin Aliu.
Deklaratë – XHEMAIL JUSUFI – Ish luftëtar
Deklaratë – LUAN VELIU – Ish luftëtar
Deklaratë – FAZLI VELIU – SHVL-UÇK
Të pranishmit vlerësuan lart kontributin e Mujdin Aliut, duke theksuar se ai mbetet simbol i guximit dhe përkushtimit për lirinë e atdheut. Në fjalët e tyre u nënvizua se sakrifica e dëshmorëve është themeli mbi të cilin është ndërtuar liria që gëzojmë sot.
Në përfundim të ceremonisë, u përsërit zotimi se kujtimi dhe vepra e dëshmorëve do të ruhen dhe do të përcillen brez pas brezi.
Lavdi e përjetshme dëshmorit Mujdin Aliu!
Lajme nga vendi
BIE ÇMIMI: DIZELI MË LIRË PËR 2.5 DENARË, BENZINAT PËR 1.5 DENARË!
Derivatet e naftës lirohen mesatarisht për 2.73%.
Nga mesnata një litër naftë do të shitet për 95.5 denarë, EUROSUPERI BS-95 për 82 denarë, kurse EUROSUPERI BS-98 do të kushtojë 84 denarë.
Komisioni Rregullator për Energjetikë miratoi vendimin për konstatimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë për derivatet e naftës dhe karburantet e transportit.
Sipas vendimit, çmimi i ri i vajit ekstra të lehtë për amvisëri është 96.5 denarë për litër, çmimi i mazutit do të jetë 49.227 për kilogram.
Komisioni Rregullator për Energjetikë sqarojnë se korigjimi i çmimeve është si rezultat i uljes së çmimeve referenciale në bursat botërore, si dhe lëvizjes së kursit të denarit lidhur me dollarin amerikan.
Benzina ulet mesatarisht për 2.7%, dizeli për 3.25%.
Në arsyetim potencohet se gjatë formimit të çmimeve janë marrë parasysh edhe akcizat, harxhimet për distribuim, kompensimi për rezervat dhe harxhimet ekologjike, konform metodologjisë në fuqi.
Lajme nga vendi
Ministria e Ekonomisë dhe Punës: Rritje minimale e çmimeve, ulje e marzhit tregtar te produktet bazë
Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, përpiloi analizë krahasuese të lëvizjes së çmimeve të produkteve bazë ushqimore dhe joushqimore, në përputhje me konkluzionin e miratuar në seancën e 162-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Analiza përfshin çmimet e 55 produkteve më të shitura, të përcjella në katër zinxhirë tregtar me pozicionim të ndryshëm të çmimeve, në periudhën nga 1 shkurti deri më 1 prill të vitit 2026.
Rezultatet tregojnë se në periudhën e analizuar është regjistruar rritje minimale e çmimeve të shitjes prej 0,43%, derisa çmimet e blerjeve shënojnë rritje diçka më të lartë prej 1,01%. Në të njëjtën kohë, marzhi mesatar i fitimit bruto te tregtarët është ulur nga 16,28% në 15,80%, gjë që tregon se një pjesë e presionit nga rritja e çmimeve blerëse është absorbuar nga tregtarët, me qëllim që të ruhet stabiliteti i çmimeve për qytetarët.
Në lidhje me kategoritë individuale:
– Тe produktet ushqimore bazë ka rritje të lehtë prej 0,45%, me ç’rast rritje më të madhe ka te kosi, djathi, vezët dhe vaji;
– në rastin e pijeve joalkoolike është regjistruar ulje prej 1,01%;
– te frutat dhe perimet ka rënie prej 0,86%, përkundër rritjes së domateve dhe qepëve;
– te produktet bazë të higjienës është shënuar rritje prej 1,42%.
Ministria vlerëson se lëvizjet e çmimeve në periudhën e analizuar janë mesatare dhe nën kontroll, falë edhe uljes së marzheve tregtare.
Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të vazhdojë të monitorojë në mënyrë aktive kushtet e tregut dhe, nëse është e nevojshme, të propozojë masat e duhura për stabilizimin e çmimeve.
-
Lajme nga bota3 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni3 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Sport3 weeks agoBARDHI: NËNVLERËSIMI VETËM SE NA MOTIVON KUNDËR DANIMARKËS!

