Connect with us

Lajme nga vendi

Kazinot s’po ndalen, dy të tjera gjigante hapen në Shkup

Published

on

Në një periudhë relativisht të shkurtër kohore, dy kazinotë e mëdha klasike në Maqedoninë e Veriut janë shtrirë edhe më shumë.

“Admiral Casino” nga fundjava e kaluar zyrtarisht ka filluar punën në hotelin “Limak” në Shkup, ndërsa “Apex” nga kjo javë ka hapur dyert në hotelin “Luxor” në pikën kufitare Bllacë me Kosovën, shkruan portali Faktor.

“Admiral” licencën e ka marrë nga Qeveria, pra muajin e kaluar nga Ministria e Financave, ndërsa “Apex” ka edhe leje pune që nga prilli.

Përveç 317 slot-makinave dhe ruletës elektronike, “Apex” ka gjithashtu shtatë tavolina ruletë live dhe tetë tavolina me karta live. Admirali ka 181 slot machines, pesë tavolina blackjack dhe pesë tavolina ruletë amerikane.

Kazinotë duhet t’i paguajnë buxhetit një shumë një herë për licencë në vlerë prej 600,000 euro, të paguajnë 20 për qind të diferencës midis shumës së paguar, si dhe të paguajnë nga 1,725 ​​deri në 3,000 euro për tavolinë lojrash në baza mujore.

Advertisement

“Apex” është në pronësi të kompanive Beteiligungsk-und Consulting, Apex Holding, Unio Beteiligungs Austria dhe Call Maxx. “Grand Admiral Casino” u themelua nga “VVC Group”, “Atlantis Holding” dhe “SBA Holding”, por më vonë primatin e mori e njohura “Novomatic” përmes “Royal Eagle”.

Novomatic, përmes Makoten-it, zotëron kazinonë Flamingo në vendkalimin kufitar Bogorodicë, si dhe kazinonë në hotelin Marriott në Shkup. Ndër kazinotë tjera të njohura në vend është edhe “Hotel dhe Kazino Princesha” e Bogorodicës në Gjevgjeli. Këto kazino, si të tjerat, duhet të shfaqin dhe mbajnë një bazë kapitali prej 2.5 milionë euro për të funksionuar.

Lajme nga vendi

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi Dekreton Ligjin për Shkollat Fetare – Përmbyllet Procedura Parlamentare

Published

on

Ka përfunduar me sukses edhe faza e fundit e miratimit të Ligjit për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare, me nënshkrimin e dekretit nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

Nga Kuvendi bëjnë të ditur se me këtë akt përmbyllet procedura parlamentare për ligjin në fjalë, duke i dhënë dritën jeshile hyrjes së tij në fuqi. Dekreti i nënshkruar sot nga Kryetari Gashi formalizon ligjin, i cili synon garantimin e të drejtave të barabarta për institucionet e arsimit fetar.

Ky ligj shënon një zhvillim të rëndësishëm në zgjidhjen e çështjes shumëvjeçare të statusit të Medresesë “Isa Beu” në Shkup, një prej temave më të debatueshme në fushën e arsimit në dekadat e fundit. Me miratimin e këtij ligji, shkolla teologjike fiton status të barabartë me institucionet e tjera të arsimit të mesëm në vend.

Nga Kuvendi theksohet se ky vendim është një dëshmi konkrete e angazhimit institucional për barazi reale në arsim dhe për garantimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike apo fetare.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ibrahimi: Tetova në festë me gjallërinë e mërgatës dhe mikpritjen e Komunës

Published

on

Kryetari i Alternativës dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka përshkruar atmosferën festive që mbizotëron në Tetovë gjatë verës, falë kthimit të mërgimtarëve dhe angazhimit të Komunës për të gjallëruar qytetin.

“Tetova n’festë! Vera është ndryshe, në mesin e tetovarëve, vëllezërve dhe motrave tanë të ardhur nga mërgimi, që i dhuruan gjallëri qytetit,” shkruan Ibrahimi në statusin e tij.

Ai vlerësoi kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për përkushtimin në organizimin e aktiviteteve kulturore e muzikore çdo natë, duke u ofruar argëtim qytetarëve të të gjitha grupmoshave.

 

“Po, me të vërtetë është në festë!” përfundon mesazhin e tij Ibrahimi, duke e përshkruar atmosferën si një reflektim të gjallë të dashurisë për vendlindjen dhe respektit për ata që jetojnë jashtë.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Kuvendi me 80 vota “për” zgjodhi statusin e shumë pritur të medresantëve

Published

on

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 80 vota “për” dje pasdite miratoi Ligjin për Institucionet e Arsimit të Mesëm të Bashkësive Fetare, me të cilin nxënësve të shkollave fetare u lejohet të japin testin e maturës dhe të regjistrohen nëpër universitetet shtetërore.Votimi u mbështet edhe nga deputetët e Frontit Evropian të cilët votuan edhe në raundin me badenter.Kjo zgjidhje ligjore vjen pasi më 30 prill të këtij viti Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin e Qeverisë së kryeministri teknik Talat Xhaferi, me të cilin Medreseja Isa Beu mori statusin e shkollës së mesme private – gjimnaz.Sipas kushtetueses, vendimi i Xhaferit kishte qenë antikushtetues dhe antiligjor dhe me të njëjtin është shkelur parimi i sekularitetit të shtetit.Ligji që kaloi në kuvend tejkalon problemin shumëvjeçar të medresantëve të cilët nuk mundeshin të vazhdonin shkollimin e lartë në universitetet shtetërore.Korniza, sipas shumicës parlamentare është bërë në përputhje me Kushtetutën, ligjin për Arsim të Mesëm si dhe Ligjin për Statusin Juridik të Kishës, Bashkësisë Fetare Islame dhe Grupit Fetar në vend.Byroja për Zhvillimin e Arsimit do të jetë ombrella e përputhshmërisë së planprogrameve të këtyre shkollave fetare, konkretisht shkollës Teologjike Ortodokse Maqedonase “Shën Klimenti i Ohrit” Shkup dhe Shkollës së Mesme Islame “Medreseja Isa Beu” – Shkup.Planprogramet e këtyre shkollave do të përputhen me Konceptin për maturën shtetërore, Maturën shkollore dhe Provimin përfundimtar të miratuar nga Ministria e Arsimit.Duke falënderuar Qeverinë, Bashkësia Fetare Islame theksoi se me votimin e ligjin, nxënësit e Medresesë tash e tutje do të jenë të barabartë me nxënësit e të gjitha shkollave tjera në vend.

 

Continue Reading

Më të lexuarat