Connect with us

Uncategorized

KSHZ: Akreditohen 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj për zgjedhjet presidenciale

Published

on

Gjithsej 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj janë të akredituar për të monitoruar zgjedhjet presidenciale të 24 prillit.

Siç njoftohet në ueb faqen e KSHZ-së, deri më 19 prill janë akredituar 342 vëzhgues dhe përkthyes vendas dhe 568 të huaj, nga të cilët më të shumtët janë nga OSBE/ODIHR.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të monitorohen nga mbi 2000 vëzhgues vendas dhe të huaj.

Zgjedhjet për kreun e shtetit do të ndiqen nga 32 gazetarë të huaj, mes të cilëve ata të agjencive Reuters dhe France Press, si dhe media të shumta nga vendet fqinje.

Zgjedhjet e shtatë presidenciale në vend do të mbahen më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i mundshëm së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj.

Advertisement

Uncategorized

Azizi paralajmëron fushatë të fuqishme: Kandidatët do përzgjidhen përmes analizave në terren

Published

on

Kryesuesi i Shtabit Qendror të VLEN, Adnan Azizi, tha se përzgjedhja e kandidatëve për zgjedhjet lokale do të bazohet në kritere profesionale dhe input nga qytetarët.

“Kandidatët nuk do të vijnë nga pazaret e natës, por nga hulumtime, sondazhe dhe figura me kredibilitet”, theksoi ai.

Ai shtoi se përmes departamenteve të specializuara, fushata do të ndërtohet mbi baza profesionale, me fokus në nevojat reale të qytetarëve dhe me përfshirje të shoqërisë civile.

Continue Reading

Uncategorized

Aksident tragjik në autostradën Tetovë – Gostivar, humb jetën një grua 33 vjeçare | VIDEO

Published

on

Një grua e moshës 33 vjeçare nga fshati Bogovinë ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 15 00 në autostradën Gostivar-Tetovë, tek kthesa për në fshatin Kamjan.

Sipas informacioneve viktima ka qenë duke lëvizur me veturën Golf 4 në drejtim të Tetovës, ndërsa para veturës ka patur një kamion, me ç`rast vozitësja duke tentuar të shmang kamionin ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë autostradës me ç`rast është rrokullisur.

Sipas informacioneve tona, viktima është një grua me iniciale Gj.A e lindur në vitin 1992 nga fshati Bogovinë, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje. Në veturë kanë qenë edhe pjesëtarë tjerë të familjes, respektivisht dy fëmijë, të cilët kanë marrë lëndime trupore.

Pasagjerët e lënduar në këtë aksident janë dërguar në Qendrën Urgjente në Tetovë ku edhe u është dhënë ndihma e parë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë mbajtur për shërim të mëtutjeshëm në Spitalin Klinik në Tetovë.

Advertisement
Continue Reading

Uncategorized

Shkup, panairi i patundshmërive të Dubait! Citi Casa rikthehet në hapësirat e COWORK21 më 31 maj dhe 1 qershor

Published

on

Pas një ngjarjeje të suksesshme muajin e kaluar, Citi Casa kthehet ne Shkup me oferta ekskluzive për shitje të pronave premium në Dubai.

Në hapësirat e CoWork21 në Shkup do të mbahet Panairi i dytë i promovimit të pronave te patundshme në Dubai, më 31 Maj dhe 1 Qershor. Gjatë këtyre dy ditëve të panairit do të ketë oferta te veçanta për shitje, dhënie me qira apo edhe rishitje të pronave në Dubai.

Stafi i Citi Casa do të ofroj informacione për zonat më fitimprurëse për investime, menaxhime të plota të pronës me 0% taksa, por fitime të larta nga qiraja dhe mbrojtje e jashtëzakonshme për investitorët.

Më 31 Maj dhe 1 Qershor do të bëhet prezantim live nga DAMAC Properties – një nga ndërtuesit më të njohur në Dubai, Konsultime individuale me ekspertë të pasurive të patundshme nga Dubai.

 

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat