Connect with us

Lajme nga vendi

Ndërroi jetë Jonuz Jakupi nga Kumanova, njeriu që ka vepruar për çështjen kombëtare

Published

on

Sot, në moshën 76 vjeçare ndërroi jetë Jonuz Jakupi nga Kumanova. Kur folët për çështjen kombërare, sakrificën, ilegalen, pavarësiane Kosoves, lufta e 2001, UÇK etj nuk ka mundësi që mos të asocojnë me Jonuz Jakupin. Ai shquhet si një njeri i cili ka vepruar cështjen kombëtare. Veprimtaria e tij filloi qysh herët ne Maqedoni dhe duke vazhduar në Zvicër largë familjes së tij. Vyrtytet e tij kanë qenë guximi, sinqeriteti dhe sakrifikimi për të mirën e popullit të tij. Ëndërra e tij ishte që shqiptarët të mos diskriminohen por të jenë të barabarte me bashkëqytetarët e tjere, që të shkollohen në gjuhën e tyre, të përfshihen në të gjithë institucionet por mbi të gjitha të jenë të lirë.
Pas çdo ndjeje me të, nuk kishte njeri që nga ajo ndejë të mos dilte më i guximshëm dhe më me shpresë dhe duke reflektuar për vështirësitë me të cilët është ballafaquar që ne sot të jemi të lirë dhe té barabartë.

Jonuz Jakupi ka lënë mbrapa një djalë dhe tri vajza.

Të qoftë dheu i lehtë i kësaj toke që aq shumë e deshte.

Falja e namazit të xhenazes bëhet me namazin e drekës tek Xhamia e qytetit Sinan Tatar Pasha.

Lajme nga vendi

Izet Mexhiti: 11 milionë euro investime për Çairin, 68 projekte në më pak se një vit

Published

on

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se Komuna e Çairit ka përjetuar një transformim të dukshëm falë realizimit të mbi 68 projekteve infrastrukturore dhe investimeve që kapin vlerën mbi 11 milionë euro, përcjell Zhurnal.mk.

“Sot ishim në Dizhon për të mbikëqyrur punimet që po ecin me ritme të shpejta dhe të sigurta. Çdo projekt është në vijë, çdo investim po kthehet në realitet për qytetarët e Çairit,” theksoi Mexhiti.

Ai shtoi se ndryshimi tashmë ndihet në çdo lagje, rrugë dhe shtëpi, duke nënvizuar se ky është transformimi i premtuar për Çairin, i cili po bëhet i prekshëm çdo ditë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Fetai: Taravari thoshte se Ahmeti ia dha 6 komuna, doli se mori pak më pak

Published

on

Arben Fetai nga VLEN ka komentuar shpalljen e kandidaturave për zgjedhjet lokale të ASH-Taravarit. Fetai thotë se kandidatët në fjalë janë kandidatë të BDI-së, pasi do të garojnë së bashku, me lista të përbashkëta.

“Ai vazhdimisht ka thënë se Ali Ahmeti ia jep gjashtë komuna, doli se i dha pak më pak. Ia dha katër. Emrat kanë qenë të ditur, i kemi ditur qysh në dhjetor-mars, që këta emra do të dalin, me përkrahje të BDI-së. Pra këta janë kandidatë të BDI-së, do të ketë lista të përbashkëta me BDI dhe shkrirje të Arben Taravarit në BDI. I urojmë fat Arben Taravarit, por e shohim se fundi i tij do të jetë i njëjtë me atë të z. Sela një vit para tij. Është për keqardhje që dy kryetarë të ASH-së përfundojnë në prehrin e kundërshtarit tonë kryesor për dy dekada me radhë”, tha mes tjerash Fetai, duke shtuar se liderët e VLEN-it do të mblidhen sot, për të finalizuar emrat e kandidatëve nga VLEN për zgjedhjet lokale.

Continue Reading

Lajme nga vendi

BDI: Qeveria të anulojë vendimin, me të cilin ulet numri i këshilltarëve në komuna me shumicë shqiptare

Published

on

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kërkojnë që Qeveria të anulojë vendimin, me të cilin sipas tij ulet numri i këshilltarëve në disa komuna me shumicë shqiptare. Shtojnë se edhe pse Gjykata Kushtetuese ka konstatuar shkelje në ndarjen e qytetarëve në rezidentë dhe jo rezident, qeveria nuk ka ndërmarrë hapa për të korrigjuar vendimin.

“Kanë kaluar ditë me radhë që kur u denoncua publikisht zvogëlimi i numrit të këshilltarëve në më shumë se 20 komuna ku praktikisht shlyhet mërgata, dhe Qeveria nuk ka dhënë asnjë sqarim, asnjë ndjesë, asnjë sinjal për përmirësim. Heshtja e tyre është dëshmi e qartë se diskriminimi institucional po ndodh me vetëdije dhe me bekimin e Qeverisë. Sot, opinioni publik e di se ky vendim është ndërmarrë në shtator të vitit 2024, ku me një veprim të njëanshëm, është përjashtuar padrejtësisht diaspora, pra është goditur kryesisht mërgata shqiptare, duke ulur artificialisht përqindjen e shqiptarëve nga 29.5% në 24.3%. Gjykata Kushtetuese tashmë ka konstatuar se ky vendim bie ndesh me Kushtetutën. Megjithatë, Qeveria vazhdon të heshtë, ndërsa përfaqësuesit shqiptarë në qeveri, të cilët gjoja janë aty për të përfaqësuar interesat tona, heshtin me zell, me qetësi dhe me nënshtrim”, thonë nga BDI.

Continue Reading

Më të lexuarat