Lajme nga vendi
SASHK reagon ndaj vendimit të MASH-it për ditët e punës së 24 prillit dhe 8 majit

Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të mbajtur ditët e punës së 24 prillit dhe 8 majit, të cilat janë shpallur “jo pune” për shkak të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.
Kryetari i SASHK, Jakim Nedelkov, ka kërkuar që ministri Jeton Shaqiri të tërheqë menjëherë letrën e dërguar shkollave që i detyron të punojnë në këto ditë të shpallura “jo pune” nga Qeveria.
“Që kur ditët jopune bëhen punë brenda natës?” – tha Nedelkov. Ai gjithashtu shtoi se kjo vendim iu ngjan diskriminues punonjësve të shkollave fillore, duke theksuar se ata janë të vetmit në sektorin publik dhe privat që duhet të punojnë në këto ditë të caktuara si “jo pune”.
Nedelkov gjithashtu kritikoi faktin që vitet e tjera shkollore kanë përfunduar me më pak se 180 ditë pune, duke theksuar se ka pasur raste kur Ministria e Arsimit ka pranuar këtë praktikë. Kjo, sipas tij, e bën vendimin aktual të Ministrisë së Arsimit të padrejtë dhe të papranueshëm.
SASHK ka bërë thirrje për respektimin e të drejtave të punonjësve në arsim dhe kërkon një rishikim të vendimit të Ministrisë së Arsimit në përputhje me kërkesat dhe interesat e tyre. /Telegrafi/
Lajme nga vendi
QMK: Tre zjarre aktive dhe një nën kontroll nga gjithsej 28 të regjistruara

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njoftoi këtë mëngjes se deri në orën 06:30 në territorin e vendit ishin aktive tre zjarre dhe një ishte nën kontroll. Ndërkohë 24 zjarre nga gjithsej 28 të regjistruara janë shuar.
Zjarri në malin Goten midis komunave Vasilevë, Radovish dhe Berovë mbetet aktiv, ku që nga dje, përveç ekipeve nga vendi, kanë vepruar edhe helikopteri çek “Black Hawk” dhe zjarrfikësit sllovenë.
Sipas informacioneve nga QMK, zjarret midis fshatrave Galishtë dhe Qesendre në komunën e Kavadarit janë gjithashtu aktive, ku digjen pyje të përziera dhe bimë të ulëta, dhe dega e zjarrit drejt fshatit Gradeshnicë në komunën e Novacit.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me i ndryshueshëm dhe me reshje lokale të shiut.
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri 20, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 23 deri 32 gradë celsius.
Lajme nga vendi
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi Dekreton Ligjin për Shkollat Fetare – Përmbyllet Procedura Parlamentare

Ka përfunduar me sukses edhe faza e fundit e miratimit të Ligjit për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare, me nënshkrimin e dekretit nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Nga Kuvendi bëjnë të ditur se me këtë akt përmbyllet procedura parlamentare për ligjin në fjalë, duke i dhënë dritën jeshile hyrjes së tij në fuqi. Dekreti i nënshkruar sot nga Kryetari Gashi formalizon ligjin, i cili synon garantimin e të drejtave të barabarta për institucionet e arsimit fetar.
Ky ligj shënon një zhvillim të rëndësishëm në zgjidhjen e çështjes shumëvjeçare të statusit të Medresesë “Isa Beu” në Shkup, një prej temave më të debatueshme në fushën e arsimit në dekadat e fundit. Me miratimin e këtij ligji, shkolla teologjike fiton status të barabartë me institucionet e tjera të arsimit të mesëm në vend.
Nga Kuvendi theksohet se ky vendim është një dëshmi konkrete e angazhimit institucional për barazi reale në arsim dhe për garantimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike apo fetare.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve