Lajme nga vendi
VLEN: Bujar Osmani ka dështuar në krye të MPJ-së dhe do të largohet me turp
Partitë opozitare të kolaicionit VLEN në një kumtesë për media thonë se kandidati për president Bujar Osmani, njëherit edhe ministër i jashtë, “do të largohet me turp pasi udhëheqja diplomacisë së vendit nga ana e tij, do të mbahet mend për dështime”.
Nga VLEN thonë se Osmani vizitën e parë si ministër i Jashtëm e realizoi në Beograd, e jo në Tiranë.
“Për vite me radhë gënjeu qytetarët në emër të integrimeve evropiane kur në fakt e dinte mirë se nuk do të arrijë t’i sigurojë numrat e nevojshëm për ndryshimet kushtetuese. Dështoi t’i hapë negociatat për anëtarësim në BE si ministër i jashtëm, ndërsa vazhdon pa pikë turpi të kërkojë vota për president për ta bllokuar sërish rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së”.
“Vizitën e parë si ministër për punë të jashtme e realizoi në Beograd, jo në Tiranë apo Prishtinë e as në Uashington apo Bruksel. Kjo është simbolikë që tregon për rëndësinë që ai u dha raporteve me shtetet tona me të cilat na bashkon kombi ynë i përbashkët, na bashkon shqiptaria”.
“Nuk pati asnjë vizitë bilaterale në Prishtinë, po atje ishtevetëm si kryesues i OSBE-së apo në kuadër të ndonjë vizite partiake. Si ministër i jashtëm, mbi të gjitha si shqiptar, në një situatë normale do duhej të ishte zë shtesë në arenën ndërkombëtare për avokimin e çështjeve të shteteve shqiptare. Përjashtues ndaj delegacioneve shqiptare në organizimet në arenën ndërkombëtare. Sillej në mënyrë zyrtare sikur mos të ishte shqiptar e sikur mos të njihte delegacionet që përfaqësonin Kosovën. Inatet partiake nuk harronte t’i shfaqte edhe duke shfrytëzuar petkun e pozicionit në arenën ndërkombëtare, ku u bë ministri i vetëm i NATO-s që shtrëngoi duart me Lavrovin”.
“Nuk e dënoi sulmin terrorist serb në Banjskë të Kosovës edhe përkundër dëshmive për përfshirje direkte të shtetit serb. Atë e dënuan i gjithë spektri ndërkombëtar. E Bujar Osmani as nën petkun e ministrit e as të një shqiptari nuk e bëri këtë gjë. Plani i tij 9 pikësh për zgjidhjen e krizës në Veriun e Mitrovicës në Kosovë, ishte krejtësisht në favor të Serbisë e të kriminelëve të saj dhe në kundërshtim të plotë me situatën në terren”.
“Nuk u tërhoq nga Ballkani i Hapur, si projekt i Vuçiçit, i përkrahur nga Lavrovi dhe që përjashton Kosovën. Argumentet i dinin, por verbërisht vepruan vetëm që të jenë kundër Kosovës. E tash në fushatë me shumë hipokrizi deklarojnë se do të dalin nga Ballkan i Hapur, që është frazë fushate gjithsesi. Nuk dilet nga Open Ballkan me iniciatorët për hyrjen në të”.
“Iu refuzuan tre propozime për ambasadorë nga miqtë strategjik të vendit : Fërçkovski nga SHBA, Arifi nga SHBA dhe BE, si dhe Dimovski nga Franca, që të gjithë non grata për shkak të lidhjeve serbe dhe ruse. E politizoi skajshmërisht diplomacinë e vendit dhe e mbushi përplot me politikanë të dështuar dhe zyrtarë të pushtetit dhe pa përvojë diplomatike, që sollën skandale dhe dështime të njëpasnjëshme”.
“La shumë pozita ambasadorësh vakante në vendet kryesore partnere në momentet më kritike për vendin.Kur Maqedonia e Veriut u bë anëtare e plotë e NATO-s, shteti as nuk kishte ambasadorë në misionin e NATO asnë Uashington dhe u desh që protokollin e anëtarësimit t’a dorëzojë një ushtrues detyre
Programin për përkrahje të shoqatave nga diaspora e bëri program etno nacionalist maqedon nga i cili nuk përfitoi asnjë shoqatë shqiptare nga diaspora por përfituan thuajse vetëm shoqatat maqedone në Shqipëri, Serbi e Kosovë. Nisi projektin M-Karta për persona eminentë nga diaspora nga i cili përfituan kryesisht mërgimtarët maqedonas ndërkohë që 70% e diasporës tonë janë shqiptarë. Nuk e hapi kufirin në Llojan as nuk e bëri kontrollin e përbashkët kufitar në Bllacë, sado që u premtuan shumë herë dhe u paralajmëruan me pompozitet”, thonë nga VLEN./ina/
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

