Connect with us

Lajme nga vendi

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut do të diskutojë për situatën në Maqedoni

Published

on

Grupi punues i Rishikimit Universal Periodik (RUP) i Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara (OKB), sot në takimin në Gjenevë, për herë të katërt do t’i shqyrtojë të dhënat për gjendjen e të drejtave të njeriut në Maqedoninë e Veriut.

“Maqedonia e Veriut është një nga 14 vendet që duhet të shqyrtohet nga grupi punues i RUP-së gjatë seancës së ardhshme, e cila do të mbahet nga 29 prilli deri më 10 maj. Rishikimi i parë, i dytë dhe i tretë i RUP-së për Maqedoninë e Veriut u mbajtën përkatësisht në maj 2009, janar 2014 dhe janar 2019”, njoftojnë nga Zyra e OKB-së në Shkup.

Grupi i Punës për RUP përbëhet nga 47 shtete anëtare të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, secili nga 193 shtetet anëtare të OKB-së mund të marrë pjesë në shqyrtimin e vendit.

RUP është një proces që përfshin një rishikim periodik të të dhënave mbi situatën e të drejtave të njeriut në të 193 vendet anëtare të OKB-së.

Lajme nga vendi

Një emigrante nga Kina ka vdekur, ndërsa 7 emigrantë të tjerë janë lënduar në një aksident me kamion në Maqedoni

Published

on

Një kamion me targa të Serbisë u përmbys sot në mëngjes në rrugën Valandovë–Dojran, ku si pasojë një emigrante nga Kina humbi jetën, ndërsa shtatë të tjerë u lënduan, njofton Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Strumicë, përcjell TV21.

“Sot rreth orës 04:20, kamioni doli nga rruga dhe u përmbys në rrugën Valandovë–Dojran. Nga lëndimet e marra në aksident, ka ndërruar jetë një emigrante nga Kina”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion. Shtatë migrante të tjerë nga Kina kanë marrë lëndime trupore, pasi dyshohet se kishin hyrë në rimorkion e kamionit pa dijeninë e shoferit.

“Shoferi S.M. është ndaluar në spitalin e Gjevgjelisë për t’i dhënë ndihmë mjekësore”, bëjnë me dije nga SPB Strumicë.

Zjarrfikësit e Strumicës raportojnë se sot rreth orës 08:00 morën pjesë në një aksion për nxjerrjen e personave nga automjeti i përmbysur.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Fetai: Akrobacionet e Selës nuk përbëjnë befasi

Published

on

Akrobacionet e Ziadin Selës nuk përbëjnë më asnjë befasi.

Ajo që po shohim është thjesht kapitulli i fundit i një rruge të nisur mbrapsht që në fillim. Rrugë të cilën e hapi vetë Ziadin Sela, dhe e shtroi Arben Taravari.

Të dy zgjodhën t’i shërbejnë agjendës së Ali Ahmetit, duke harruar një të vërtetë historike: votuesi i Aleancës është antipodi i BDI-së dhe kurrë, për asnjë çmim, nuk pranon të bëhet patericë e saj.

Sot nuk ka më dilema. Kur tradhton parimet, strukturat dhe votën anti-BDI për t’u bërë pjesë e planeve të Ahmetit e të Grubit, fundi është i pashmangshëm: saltoja morale bëhet mortale, dhe të mbaron karriera politike.

Para vetëm dy vitesh, votuesi i Aleancës mori një vendim të qartë si kristali: JO me Ahmetin, JO me Grubin.

Advertisement

Këtë e dinin shumë mirë si Taravari, ashtu edhe Sela. Megjithatë, ata tentuan ta merrnin atë votues me vete, ta mashtronin, t’ia thyenin dinjitetin.

Por votuesi i Aleancës nuk është plaçkë që kontrabandohet sipas qejfit të dikujt. Ata dështuan sepse votuesi ynë nuk nënshtrohet kurrë.

PO-ja për VLEN-in mori 107 mijë vota dhe më pas, 10 komuna. Ne nuk devijuam asnjë milimetër. Ne ruajtëm atë që është më e çmuar: besimin e njerëzve që duan ndryshimin dhe që refuzojnë me kokëfortësi kthimin te e vjetra, te modeli kriminal i BDI-së.

Dera e Aleancës mbetet e hapur. E hapur për të gjithë ata që u lënduan, e hapur për ata që u mashtruan dhe që sot ndjehen të tradhtuar, e hapur për ata që besuan, që duruan dhe që kurrë nuk e ulën kokën, edhe kur të tjerët tentuan t’i thyenin.

Ne ecim drejt. Ne ecim fort. Dhe kjo rrugë nuk ka kthim.

Advertisement

*Status facebook’u i zëvendëskryeministrit Arben Fetai

Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN pas largimit të ASH-së: AKI si koalicion pa kauzë tanimë po shpërbëhet!

Published

on

Koalicioni AKI, i ndërtuar pa kauzë, pa vizion dhe pa orientim të qartë politik, po hyn në fazën e shpërbërjes së pashmangshme. Ajo që ndodhi dje me largimin e ASH-së së Ziadin Selës dhe largimi i Krenar Llogës nga ky koalicion tregojnë qartë krizën e thellë të brendshme, mungesën e kohezionit dhe dështimin për të ndërtuar një ofertë politike të qëndrueshme, thonë nga VLEN.

“Moskordinimi i tyre i vazhdueshëm është bërë tashmë model i dështimitjo vetëm që nuk arrijnë të formësojnë një drejtim të përbashkët, por çdo ditë dëshmojnë se ky koalicion ka funksionuar vetëm si strehë e interesave të ngushta personale, jo si projekt politik për shqiptarët.

VLEN mbetet forca e vetme e konsoliduar, me program, me vizion dhe me strukturë të qartë shtetndërtuese. Ndërsa AKI po shpërbëhet pjesë-pjesë, qytetarët dhe figura të rëndësishme politike po rikthehen aty ku gjendet stabiliteti, serioziteti dhe perspektiva e vërtetë.

VLEN do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi dhe transparencë, duke mbrojtur interesin e përgjithshëm dhe duke ndërtuar një të ardhme të sigurt për qytetarët, ndërsa të tjerët merren me shpërndarjen e një koalicioni që asnjëherë nuk e pati një kauzë të vetën”, thonë nga VLEN.

Continue Reading

Më të lexuarat