Lajme nga vendi
Të shpallesh qytetar nderi nga njeriu më i korruptuar në Shqipëri

Të shpallësh qytetar nderi një person që ka bërë pasurinë e tij prioritet mbi të gjitha, duke neglizhuar çështjet tona kombëtare është marrëzi.
Nuk ka asgjë më të marrëzishme se të shpallësh qytetar nderi një person që ka shkelur mbi idealin e të tjerëve, duke e kthyer veten në një pengesë të avancimit të çështjes shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ata që shohin pushtetin si një mjet për të vënë nën këmbë çdo vlerë njerëzore duhet të kthehen në shembuj të asaj që nuk duhet të ndiqet.
Çmenduria më e madhe është të kujdesesh për një individ i cili nuk ka tjetër qëllim veçse krimin! Shpallja qytetar nderi një person të dyshuar për kriminalitet është si të pranosh një virus në trupin e shoqërisë sonë.
Kjo është koha për të nderuar ata që e meritojnë, dhe të heqim dorë nga çmenduritë që po e zhytin vendin në errësirë.
Lajme nga vendi
Mickoski në Tetovë: Me Kasamin inspektuam projektet infrastrukturore në Tetovë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, vizituan sot punimet për rikonstruksionin e shkollës “Kirill Pejçinoviq”, si dhe disa aktivitete ndërtimore në lagjen “Ajduçko Maalo” në Tetovë.
Mickoski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin lokal, duke shtuar: “Le të punojmë për përparimin e Tetovës, për lagjen tënde, për të ardhmen tonë të përbashkët.”
Lajme nga vendi
KASAMI: PUNUAM ME PËRKUSHTIM PËR TETOVËN

Lajme nga vendi
Mexhiti: Çairi do të ketë Qendrën Rinore, shtëpinë e ideve dhe inovacionit të të rinjve

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe kandidati për këshilltar komunal, Ariton Rama kanë prezantuar sot një nga prioritetet kryesore të programit zgjedhor, ndërtimin e Qendrës Rinore, projekt që synon t’u japë të rinjve hapësirën e munguar për zhvillim, krijimtari dhe inovacion.
“Kam kënaqësinë të prezantoj një nga projektet më të rëndësishme dhe më të dashura për mua personalisht, pra një projekt që përfaqëson vizionin tim për një Çair modern, përparimtar dhe të orientuar drejt së ardhmes: Qendra Rinore e Çairit. Çairi ka pasuri të pashtershme rinore, të reja dhe të rinj të talentuar, me potencial të jashtëzakonshëm, që meritojnë më shumë se fjalë: meritojnë mundësi, mbështetje dhe hapësirë për zhvillim. Andaj, ndërtimi i Qendrës Rinore do të jetë një prioritet absolut i mandatit tim si kryetar komune. Ky nuk është vetëm një objekt fizik, por një platformë ku rinia jonë do të mund të mësojë, krijojë, shprehë veten dhe të ndërtojë të ardhmen në mënyrë aktive”, deklaroi Mexhiti.
Kandidati për këshilltar komunal, Ariton Rama në deklaratën e tij përshkroi detajet e pjesëve përbërëse të këtij objekti.
“Qendra Rinore do të jetë e ndërtuar në katër nivele funksionale:
– Bibliotekë dhe sallë ligjëratash për dije, hulumtim dhe ngjarje kulturore.
– Qendër Digjitale me laborator të inteligjencës artificiale, trajnime falas në programim e shkrim-lexim digjital, si dhe hapësirë për start-up-e dhe mentorim rinor.
– Akademi STEM që do të afrojë trajnime në teknologji, shkencë, art dhe matematikë.
– Hapësira për teatër, këshillim dhe aktivitete kreative ku të rinjtë do të shprehen lirshëm dhe pa barriera”.
Mexhiti dhe Rama potencuan se me këtë projekt garantojnë se Çairi do të bëhet qendër e inovacionit, arsimit dhe kreativitetit rinor. Të rinjtë do të kenë vendin ku do të mësojnë, do të zhvillohen dhe do të ndërtojnë të ardhmen e tyre.
-
Lajme nga vendi2 months ago
Për një muaj, policia ka shqiptuar 161 sanksione për xhama të errësuar në makina
-
Lajme nga rajoni2 months ago
U nis me jahtin e tij drejt Mykonos, mister zhdukja e biznesmenit turk në Greqi
-
Lajme nga bota1 month ago
TRAGJEDI familjare në SHBA : 34 vjeçarja vret burrin dhe dy fëmijë, më pas veten