Lajme nga vendi
Nis distribuimi i materialit zgjedhor – 3.6 milionë fletëvotime për zgjedhjet e dyfishta!
Nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir nisi distribuimi i materialit zgjedhor nëpër komisionet zgjedhore. Për zgjedhjet e dyfishta të 8 majit, janë distribuar 3.6 milionë fletëvotime.
Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, thotë se me sukses kanë përfunduar përgatitjet për zgjedhjet e 8 majit.
“Gjithçka përfundoi me sukses. Tani mbetet vetëm që të dëshirojmë fat për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të rregullta parlamentare, pasi na ndajnë vetëm disa ditë. Tashmë në mënyrë shumë më efikase e distribuojmë materialin e besueshëm zgjedhor”, tha Aleksandar Dashtevski.
Kanë votuar 140 anëtarët e këshillave zgjedhore që shkojnë nëpër përfaqësitë diplomatiko-konsulare për t`i zbatuar zgjedhjet në diasporë.
Diaspora do të votojë vetëm për presidentin, për shkak se nuk pati interesim për zgjedhjet parlamentare. Por, të gjithë ata që do të vijnë në ditën e zgjedhjeve, mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, 1.814.317 qytetarë kanë të drejtë të votojnë për njërin nga dy kandidatët.
Për zgjedhjet parlamentare, 17 parti dhe koalicioni dorëzuan lista të kandidatëve, ku të drejtë vote kanë 1.815.350 qytetarë.
Zgjedhjet e dyfishta të 8 majit do të ndiqen nga 1.800 monitorues nga vendi dhe të huaj.
Lajme nga vendi
Moti me vranësira të ndryshueshme
Moti me vranësira të ndryshueshme dhe diell. Në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës në pjesët veriore do të këtë kushte për reshje lokale të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 11 deri në 17 gradë.
Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në orët e mbrëmjes me reshje të shiut. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 15 gradë Celsiusë.
Lajme nga vendi
Vdekja e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë, Prokuroria: Nuk ka indikacione për vepër penale
Nga Prokuroria Themelore njoftojnë se të dhënat e para nuk japin indikacione për vepër penale në vdekjen në Tetovë të 25-vjeçares me iniciale D.S. nga Gjakova – Kosovë. Megjithatë, nga Prokuroria njoftojnë se janë intensifikuar hetimet dhe do të merren masa deri në zbardhjen e plotë të rastit.
“Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dje ka kryer ekspertizë në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të re, si edhe në banesën me qira ku ajo kishte qëndruar. Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes me kontrolle dhe ekspertiza të detajuara në vendngjarje, ndonëse të dhënat fillestare dhe gjurmët në terren nuk tregojnë se bëhet fjalë për vdekje si pasojë e një vepre penale. Megjithatë, është urdhëruar obduksioni, do të merren në pyetje disa persona, ndërsa prokuroria dhe të gjitha organet hetimore po veprojnë intensivisht për të sqaruar shkaqet”, thonë nga Prokuroria.
Lajme nga vendi
Zekerija Berisha nga VLEN, politikani shqiptar më i votuar në nivel nacional me 28,045 vota
Zekerija Berisha nga VLEN, politikani shqiptar më i votuar në nivel nacional me 28,045 vota
Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale dhe publikimit të rezultateve përfundimtare, subjektet politike kanë filluar analizat e tyre të brendshme lidhur me performancën zgjedhore. Në këtë kontekst, një ndër faktet më domethënëse që ka tërhequr vëmendje është rezultati i Zekerija Berishës, bartës liste në qytetin e Shkupit, i cili ka arritur të sigurojë 28,045 vota, duke u renditur kështu si politikani shqiptar më i votuar në nivel nacional.
Ky rezultat përfaqëson një shprehje të qartë të besimit qytetar, si dhe një vlerësim për punën, angazhimin dhe integritetin personal të z. Berisha. Njëkohësisht, ai dëshmon për frymën e re politike që ka krijuar koalicioni VLEN, duke promovuar kuadro të reja, profesionale dhe të dëshmuara në fushat e tyre përkatëse, të gatshëm të kontribuojnë në zhvillimin dhe përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve.
Ky sukses është një tregues i qartë se ndryshimi i pritur nga qytetarët është i mundur, kur në skenën politike paraqiten individë me vizion, përvojë dhe përkushtim të sinqertë ndaj interesit publik.
-
Lajme nga vendi1 week agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

