Connect with us

Lajme nga vendi

Për zgjedhjet e 8 majit janë akredituar 1078 vëzhgues vendas dhe 770 të huaj

Published

on

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare më 8 maj janë akredituar gjithsej 1.999 vëzhgues, përkthyes dhe gazetarë të huaj.

Më shumë vëzhgues të akredituar janë vendorë – 1078. Zgjedhjet do të monitorohen nga 770 vëzhgues të huaj për nevojat e të cilëve janë angazhuar 85 përkthyes.

Për raportim të zgjedhjeve sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), janë akredituar 66 gazetarë të huaj.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, një total prej 1078 vëzhguesish vendorë janë të akredituar për të mbikëqyrur zgjedhjet, me organizatat vendase “VAKE UP” dhe Fondacioni Rom për Demokraci duke zënë vendin e parë me numrin më të madh të vëzhguesve të akredituar.

Në anën tjetër, misioni i posaçëm i vlerësimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR ka akredituar 410 vëzhgues, ndërsa Asambleja Parlamentare e OSBE-së (AP) dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup kanë kontribuar me numra të tyre të vëzhguesve.

Për të siguruar një mbulim të gjerë dhe të shpejtë të ngjarjeve, 66 gazetarë dhe punonjës mediatikë nga mediat më të mëdha ballkanike dhe rajonale, si dhe agjencitë e lajmeve ndërkombëtare si Reuters, Associated Press, Al Jazeera, France Press janë të akredituar për të raportuar për zhvillimet në zgjedhje.

Advertisement

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit u vëzhgua nga një numër i konsiderueshëm i vëzhguesve, por përfshirja e një numri më të madh të vëzhguesve vendas dhe të huaj në raundin e dytë tregon interesin e vazhdueshëm të komunitetit ndërkombëtar për demokracinë dhe stabilitetin në Maqedoninë e Veriut.

Lajme nga vendi

Javën a ardhshme do të kryhet dezinsektim në qytetin e Tetovës

Published

on

Komuna e Tetovës njofton se do të kryhet dezinsektim në territorin e qytetit të Tetovës.

ju njoftojmë se më 13.06.2025, Komuna e Tetovës në bashkëpunim me SH.T.P.SH “PRONTTO”, do të realizoj dezinsektimi nga toka në territorin e qytetit të Tetovës, për zhdukjen e mushkonjave dhe dëmtuesve të tjerë.

Dezinsektimi do të zhvillohet në orët e mbrëmjes pas orës 22:00 deri në orët e hershme të mëngjesit, dhe do të kryhet vetëm nëse kushtet atmosferike janë të favorshme.
Lusim qytetarët dhe veçanërisht bletarët të ndërmarrin masa mbrojtëse dhe të nevojshme për sigurinë e tyre dhe të bletëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Miratohet aktakuza për rastin “Onkologjia”

Published

on

Gjykata Penale ka miratuar aktakuzën për keqpërdorimet në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, ku përfshihen ish-drejtorët e klinikës, Nino Vasev dhe Nehat Nuhi. Akuza ka edhe kundër tre onkologëve.

Gjykata Penale informon se ankesa e mbrojtjes është refuzuar kurse aktakuza është miratuar, kështu që kjo çështje do t’i caktohet ndonjë gjykatësit përmes sistemit AKMIS për procedura të mëtejshme dhe do të caktohet datë për seancën e parë kryesore.

Vasev akuzohet për dy vepra penale – shpërdorim të detyrës dhe rrezikim të shëndetit të pacientëve kurse akuzohen gjithashtu dy onkologë që u kanë ofruar terapi pacientëve pa bazë mjekësore.

Sipas aktakuzës së dytë, Vasev dhe Nuhi akuzohen për mashtrim, duke shkaktuar dëm prej 35 milionë euro në buxhetin e shtetit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Vëllezërit nga Debreshi dënohen me nga 40 vite burg për vrasjen makabre të Resul Kahremanit

Published

on

Pas më shumë se 10 muaj hetimesh dhe procesi gjyqësor, Gjykata ka shpallur fajtorë tre vëllezërit nga fshati Debresh i Gostivarit për vrasjen brutale të Resul Kahremanit, 35 vjeç. Ata janë dënuar me nga 40 vite burgim secili, që është dënimi maksimal sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut për këtë vepër penale.

Ngjarja ndodhi më 23 korrik 2024, kur sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndaj viktimës u qëllua me armë zjarri nga një veturë tip “Volvo” me targa të Zvicrës, në pronësi të të dyshuarve. Vrasja u raportua në ora 17:15 në SPB Tetovë.

Sipas Policisë, menjëherë pas ngjarjes u arrestua njëri nga autorët, B.B., dhe nga ai u sekuestrua edhe pushka automatike me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Hetimet e mëvonshme vërtetuan përfshirjen edhe të vëllait të tij, J.B., si bashkëkryerës.

Continue Reading

Më të lexuarat