Lajme nga vendi
RMV, sot është dita e fundit e fushatës për zgjedhjet e dyfishta, nesër nis heshtja zgjedhore

Partitë politike dhe kandidatët presidencialë sot e kanë ditën e fundit për të prezantuar programet dhe ofertat e tyre para se qytetarët të japin fjalën e tyre të fundit në zgjedhjet e 8 majit, pra të vendosin se kush do ta udhëheqë vendin në vitet e ardhshme dhe si do të jetë përbërja e re parlamentare, transmeton Portalb.mk.
Sonte në mesnatë përfundon fushata si për zgjedhjet presidenciale ashtu edhe për ato parlamentare.
Më 7 maj fillon heshtja parazgjedhore dhe më pas të drejtën e votës do ta ushtrojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, të burgosurit dhe diaspora.
KSHZ-ja më dy maj ia ka dorëzuar personit të autorizuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme materialin votim për në PDK.
MPJ e dorëzon materialin e votimit menjëherë pas marrjes së tij dhe jo më vonë se deri në fund të ditës.
Anëtarët e Komisionet Zgjedhore (KZ) në Përfaqësitë Diplomatike-Konsullore (PDK) kanë votuar në KSHZ tri ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, përkatësisht më 4 maj.
Kujtojmë se në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2024 nga numri i përgjithshëm i votuesve 1.1814.317 votuan 867.000 qytetarë apo 49,94%, prej të cilëve numri i votave të vlefshme ishte 881.272 ndërsa vota të pavlefshme dolën 24.562. Në bazë të rezultateve të fundit, dallimi mes Bujar Osmanit dhe Arben Taravarit ishte mbi 37 mijë vota, ndërsa mes Siljana Davkovës dhe Stevo Pendarovskit ishte mbi 182 mijë vota.
Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.
Lajme nga vendi
Javën a ardhshme do të kryhet dezinsektim në qytetin e Tetovës

Komuna e Tetovës njofton se do të kryhet dezinsektim në territorin e qytetit të Tetovës.
ju njoftojmë se më 13.06.2025, Komuna e Tetovës në bashkëpunim me SH.T.P.SH “PRONTTO”, do të realizoj dezinsektimi nga toka në territorin e qytetit të Tetovës, për zhdukjen e mushkonjave dhe dëmtuesve të tjerë.
Lajme nga vendi
Miratohet aktakuza për rastin “Onkologjia”

Gjykata Penale ka miratuar aktakuzën për keqpërdorimet në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, ku përfshihen ish-drejtorët e klinikës, Nino Vasev dhe Nehat Nuhi. Akuza ka edhe kundër tre onkologëve.
Gjykata Penale informon se ankesa e mbrojtjes është refuzuar kurse aktakuza është miratuar, kështu që kjo çështje do t’i caktohet ndonjë gjykatësit përmes sistemit AKMIS për procedura të mëtejshme dhe do të caktohet datë për seancën e parë kryesore.
Vasev akuzohet për dy vepra penale – shpërdorim të detyrës dhe rrezikim të shëndetit të pacientëve kurse akuzohen gjithashtu dy onkologë që u kanë ofruar terapi pacientëve pa bazë mjekësore.
Sipas aktakuzës së dytë, Vasev dhe Nuhi akuzohen për mashtrim, duke shkaktuar dëm prej 35 milionë euro në buxhetin e shtetit.
Lajme nga vendi
Vëllezërit nga Debreshi dënohen me nga 40 vite burg për vrasjen makabre të Resul Kahremanit

Pas më shumë se 10 muaj hetimesh dhe procesi gjyqësor, Gjykata ka shpallur fajtorë tre vëllezërit nga fshati Debresh i Gostivarit për vrasjen brutale të Resul Kahremanit, 35 vjeç. Ata janë dënuar me nga 40 vite burgim secili, që është dënimi maksimal sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut për këtë vepër penale.
Ngjarja ndodhi më 23 korrik 2024, kur sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndaj viktimës u qëllua me armë zjarri nga një veturë tip “Volvo” me targa të Zvicrës, në pronësi të të dyshuarve. Vrasja u raportua në ora 17:15 në SPB Tetovë.
Sipas Policisë, menjëherë pas ngjarjes u arrestua njëri nga autorët, B.B., dhe nga ai u sekuestrua edhe pushka automatike me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Hetimet e mëvonshme vërtetuan përfshirjen edhe të vëllait të tij, J.B., si bashkëkryerës.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve