Connect with us

Lajme nga vendi

Deri në ora 11:00 jehona e votuesve në zgjedhjet parlamentare është 13,69%, thonë nga KSHZ

Published

on

Aleksandar Dashtevski nga KSHZ njoftoi se jehona e votuesve në zgjedhje parlamentare deri në ora 11:00 është 13,69%.

“Për zgjedhjet parlamentare, nga 1976 vendvotime, në këto vendvotime kanë votuar 140.990 qytetarë, 13,69% është dalja. Dalja më e madhe në zgjedhjet parlamentare është në Krivogashtan 28,38%, ndërsa dalja më e ulët për zgjedhjet parlamentare është në Vrapçishte, 5,2%”, tha Dashtevski.

Lajme nga vendi

LAMM: Fluks i shtuar i automjeteve, në Tabanocë pritje rreth 45 minuta për hyrje dhe dalje nga vendi

Published

on

Me ardhjen e bashkëatdhetarëve në pikat e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë së Veriut është rritur dukshëm fluksi i automjeteve.

Në Tabanocë koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 45 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare të vendit, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Siç informon LAMM, qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, në disa vende nëpër rrugë të lagështa.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është shtuar.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë kushte për reshje shiu dhe bubullima.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 26 deri në 34 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 33 gradë Celsiusë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Toshkovski: Shoferëve që nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit ose që janë në gjendje të dehur, do t’u konfiskohen automjetet

Published

on

Ministri i Punëvce të Brendshme. Pançe Toshkovski tha se nuk do të ketë rritje të gjobave për kundërvajtjet në komunikacion, por ata të cilët ngasin pa kujdes, në gjendje të alkoolizuar, pa patentë shoferi, me shpejtësi të madhe do t’u konfiskohet vetura dhe do t’u dhurohet institucioneve.

“Me ligjin e ri për sigurinë dhe ligjin e ri për kundërvajtjet, gjoba, e cila aktualisht është e përcaktuar në një shumë të caktuar, nuk do të rritet. Megjithatë, për ata që drejtojnë automjete në mënyrë të pakujdesshme, që hipin pas timonit pa patentë shoferi, që drejtojnë automjete në gjendje të dehur me shpejtësi që tejkalon 200 km/orë, do të vazhdojmë të kemi konfiskim të përhershëm të automjeteve. Ajo që nuk ka qenë rasti deri më tani dhe me ndryshimet në Kodin Penal, në të ardhmen, përveç pagesës së gjobës, do të jetë e detyrueshme të shqiptohet edhe një dënim adekuat, qoftë dënim me kusht apo dënim me burg”, tha ministri Toshkovski.

Ai tha se secili që nuk respekton rregullat në komunikacion do të përballet me drejtësinë, madje do të iu konfiskohet edhe automjeti.

“Do t’u konfiskohet vetura me të cilën bëhen vepra të tilla penale prej të cilave për fat të keq po i humbim më të rinjtë tanë si në rrugë, në qytete, ashtu edhe në autostrada. Njeriut pa patentë shoferi nuk duhet t’i lejohet të hyjë në komunikacion, njeriut i cili është nën ndikimin e drogës dhe alkoolit nuk duhet t’i lejohet të jetë pjesë e komunikacionit dhe do t’u marrim veturat dhe do t’u dhurojmë institucioneve të cilat do t’i vendosin në funksion të të gjithë qytetarëve”, deklaroi Toshkovski.

Continue Reading

Më të lexuarat