Lajme nga vendi
KSHZ-së deri orën 13:00 pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale është 22.63%, ndërsa për zgjedhjet parlamentare 25.64%,

Sipas të dhënave të KSHZ-së deri orën 13:00 pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale është 22.63%, ndërsa për zgjedhjet parlamentare 25.64%
Për zgjedhjet presidencial jehonë më të madhe ka Kriva Pallankë me 46.44%, ndërsa jehonë më të vogël ka në Vrapçisht me 5.38%.
Për zgjedhjet presidenciale janë regjistruar 1.814.317 votues, ndërsa për zgjedhjet parlamentare ky numër është 1.815.350 votues.
Lajme nga vendi
Nëntë incidente nga plumbat e devijuar nga përdorimi i armëve në dasma

Përdorimi i armëve në dasma vazhdon të shkaktojë probleme në rajonin e Tetovës dhe jo vetëm. Shkrepja e armëve nëpër këto ahengje familjare ka bërë që të dëmtohen vetura si dhe plumbat të përfundojnë në oborret e shtëpive. Rasti më i ri është regjistruar mbrëmë në Tetovë, kur një 47 vjeçar me iniciale V.T ka denoncuar se përderisa ishin ulur në oborrin e tyre në rrugën “161” në Tetovë, pranë tyre kishte rënë një plumb i devijuar nga një armë zjarri. Një ekip nga SPB-Tetovë ka kryer një inspektim në vendin e ngjarjes dhe plumbi është marrë për procedura të mëtejshme.
Duke përfshirë këtë incident gjithsej janë regjistruar nëntë raste ku plumbat e devijuar përfundojnë në prona private. Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë rikujton qytetarët se të shtënat me armë janë në kundërshtim me Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike dhe se gjoba për këtë lloj kundërvajtjeje sipas nenit 31 varion nga 100 deri në 250 euro në denarë. Gjithashtu, sipas policisë, varësisht nga pasojat, të shtënat me armë mund të përbëjnë edhe vepër penale si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” për të cilin është paraparë dënim me burg prej një deri në pesë vjet.
“Gjatë vitit 2025 në SPB-Tetovë janë regjistruar 9 vepra penale, prej të cilave në rajonin e Tetovës dhe tre në rajonin e Gostivarit, ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ të parashikuar dhe i dënueshëm nga neni 288 i Kodit Penal, të kryera nga autorë të panjohur, ku janë regjistruar dëmtime nga plumba të padestinuar nga të cilat janë dëmtuar 5 automjete 2 tarraca dhe 2 plumba të padestinuar kanë mbaruar në oborre shtëpie, gjithashtu janë regjistruar edhe tre prishje të rendit dhe qetësisë publike, respektivisht Tetovë 2 dhe Gostivar 1, me përdorim të paautorizuar të mjeteve piroteknike apo armëve të zjarit gjatë ahengjeve familjare, ku pas masave të marra pjesëtarët e policisë kanë përgatitur parashtresa përkatëse ndaj organizatorit të ahengjeve familjare”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.
Nga Policia e Tetovës kanë apeluar që qytetarët të festojnë në mënyrë dinjitoze dhe të mos përdorin armë në ahengjet e tyre sepse mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve. Ndërsa, aktivizimi i fishekzjarrëve mund të shkaktojë zjarre të pakontrollueshme.
“Sektori i Punëve të brendshme-Tetovë apelon deri tek qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos përdorin armët apo mjetet piroteknike në ahengje familjare sepse çdo plumb ka një shënjestër dhe çdo shkëndijë piroteknike mund të shkaktoj zjarre të përmasave gjigante dhe të parikuperueshme në këto ditë të thata vere, kështu që ne si sektor kemi përforcuar aktivitetet kontrolluese të planit për zbulimin dhe sanksionimin e shkeljeve të tilla të rendit dhe qetësisë publike, dhe në këtë temë, ndër të tjera, janë mbajtur takime me grupe këshillimore të qytetarëve dhe komuniteteve lokale dhe urbane, gjithashtu janë mbajtur edhe takime me hotelierë të kësaj zone dhe njohja e tyre me implikimet ligjore. Qëllimi i tyre është të parandalojnë ngjarjet dhe pasojat e mundshme të padëshiruara në fushën e sigurisë”, tha zëdhënësi Rexhepi.
Këtë vit janë regjistruar vetëm dëme materiale ndërsa viteve të kaluara ka pasur edhe lëndime të personave nga plumbat e devijuar.
Lajme nga vendi
Mbi 360 persona do të përfitojnë nga masa e Qeverisë për zjarrfikës

“Saktësisht 364 persona, 34 prej të cilëve në Shkup, do të përfitojnë nga masa e Qeverisë, në të cilën do të marrin trajnim teorik dhe praktik për përballimin me zjarret në Maqedoni. Angazhimi i tyre do të jetë sezonal dhe do të mbështetet financiarisht nga Qeveria me 24 mijë për secilin punëtor”, njoftoi sot VMRO-DPMNE.
Ata informojnë se trajnimi tashmë është duke u zhvilluar në 13 qytete në vend, duke mbuluar 28 komuna në të gjithë vendin. Të rinjtë që janë regjistruar për trajnim do t’i nënshtrohen një trajnimi dy-ditor, i cili do t’i përgatisë ata të dalin në terren për përballimin e zjarreve vetëm brenda një jave.
Lajme nga vendi
Gashi ; Mbrëm tifozët e Shkëndijës ishin shembull i vlerave kombëtare, si brenda stadiumit ashtu edhe jashtë tij

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka ndjekur nga afër ndeshjen ndërmjet Shkëndijës dhe Qarabakut, duke shprehur përgëzime dhe mbështetje për ekipin shqiptar.
“Sonte Shkëndija tregoi karakter dhe dinjitet. Përgëzoj ekipin për luftën dhe përkushtimin që treguan në fushë,” shkroi Gashi në një status në rrjetet sociale. Ai e cilësoi ekipin si pasqyrë të forcës dhe krenarisë kombëtare, duke shtuar se përkrahja ndaj tyre vazhdon, si në fitore ashtu edhe në humbje.
Një falënderim të veçantë Gashi i drejtoi tifozëve, të cilët sipas tij ishin shembull i vlerave kombëtare, si brenda stadiumit ashtu edhe jashtë tij.
“Presim me besim dhe optimizëm rezultatin në ndeshjen e kthimit, të bindur se Shkëndija do të luftojë deri në fund,” përfundoi kryeparlamentari.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve