Lajme nga vendi
KSHZ: Deri në orën 11:00 kanë votuar 16.46% e votuesve
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) njofton se deri në orën 11:00, nga gjithsej 4.514 votues të regjistruar në këto vendvotime, kanë votuar 743 respektivisht 16.46 %.
Në VV 2101 në Zhelinë kanë votuar 205 votues
respektivisht 20.64%.
Në VV 1194 në Krushevë kanë votuar 87 votues respektivisht 18.55 %.
Në VV 1202 në Krushevë kanë votuar 35 votues respektivisht 11.74%.
Në VV 1272 në Ohër kanë votuar 156 votues respektivisht 21.94 %.
Në VV 1470 në Dollnen kanë votuar 83 votues respektivisht 12.61 %.
Në VV 1470/1 në Dollnen, kanë votuar 31 votues respektivisht 4.91 %.
Në VV 1844 në Strugë kanë votuar 146 votues respektivisht 19.39 %.
Në krahasim me votimin e 8 majit 2024, deri në orën 11:00, në këtë rivotim vërehet dalje më e lartë 5.35% në këto vendvotime.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka pranuar dy kundërshtime për mbrojtjen e të drejtës personale të votës për VV 1470 në Dollnen.
Lajme nga vendi
POROJ – PËRKUJTOHET 27-VJETORI I RËNIES SË DËSHMORIT MUJDIN ALIU
Në fshatin Poroj u shënua 27-vjetori i rënies heroike të dëshmorit Mujdin Aliu, i cili ra në betejën e lavdishme të Koshares. Me këtë rast, familjarë, bashkëfshatarë dhe qytetarë të shumtë u mblodhën për të nderuar jetën dhe veprën e tij. Pranë vendit përkujtimor u vendosën kurora me lule dhe u bënë homazhe në shenjë respekti për sakrificën e dëshmorit. Bashkëveprimtarët e tij kujtuan sakrificën e tij dhe të familjes së tij në çlirimin e themelimin e shtetit të pavarur të Kosovës duke nderuar veprën dhe vendosmërinë e dëshmorit, Mujdin Aliu.
Deklaratë – XHEMAIL JUSUFI – Ish luftëtar
Deklaratë – LUAN VELIU – Ish luftëtar
Deklaratë – FAZLI VELIU – SHVL-UÇK
Të pranishmit vlerësuan lart kontributin e Mujdin Aliut, duke theksuar se ai mbetet simbol i guximit dhe përkushtimit për lirinë e atdheut. Në fjalët e tyre u nënvizua se sakrifica e dëshmorëve është themeli mbi të cilin është ndërtuar liria që gëzojmë sot.
Në përfundim të ceremonisë, u përsërit zotimi se kujtimi dhe vepra e dëshmorëve do të ruhen dhe do të përcillen brez pas brezi.
Lavdi e përjetshme dëshmorit Mujdin Aliu!
Lajme nga vendi
BIE ÇMIMI: DIZELI MË LIRË PËR 2.5 DENARË, BENZINAT PËR 1.5 DENARË!
Derivatet e naftës lirohen mesatarisht për 2.73%.
Nga mesnata një litër naftë do të shitet për 95.5 denarë, EUROSUPERI BS-95 për 82 denarë, kurse EUROSUPERI BS-98 do të kushtojë 84 denarë.
Komisioni Rregullator për Energjetikë miratoi vendimin për konstatimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë për derivatet e naftës dhe karburantet e transportit.
Sipas vendimit, çmimi i ri i vajit ekstra të lehtë për amvisëri është 96.5 denarë për litër, çmimi i mazutit do të jetë 49.227 për kilogram.
Komisioni Rregullator për Energjetikë sqarojnë se korigjimi i çmimeve është si rezultat i uljes së çmimeve referenciale në bursat botërore, si dhe lëvizjes së kursit të denarit lidhur me dollarin amerikan.
Benzina ulet mesatarisht për 2.7%, dizeli për 3.25%.
Në arsyetim potencohet se gjatë formimit të çmimeve janë marrë parasysh edhe akcizat, harxhimet për distribuim, kompensimi për rezervat dhe harxhimet ekologjike, konform metodologjisë në fuqi.
Lajme nga vendi
Ministria e Ekonomisë dhe Punës: Rritje minimale e çmimeve, ulje e marzhit tregtar te produktet bazë
Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, përpiloi analizë krahasuese të lëvizjes së çmimeve të produkteve bazë ushqimore dhe joushqimore, në përputhje me konkluzionin e miratuar në seancën e 162-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Analiza përfshin çmimet e 55 produkteve më të shitura, të përcjella në katër zinxhirë tregtar me pozicionim të ndryshëm të çmimeve, në periudhën nga 1 shkurti deri më 1 prill të vitit 2026.
Rezultatet tregojnë se në periudhën e analizuar është regjistruar rritje minimale e çmimeve të shitjes prej 0,43%, derisa çmimet e blerjeve shënojnë rritje diçka më të lartë prej 1,01%. Në të njëjtën kohë, marzhi mesatar i fitimit bruto te tregtarët është ulur nga 16,28% në 15,80%, gjë që tregon se një pjesë e presionit nga rritja e çmimeve blerëse është absorbuar nga tregtarët, me qëllim që të ruhet stabiliteti i çmimeve për qytetarët.
Në lidhje me kategoritë individuale:
– Тe produktet ushqimore bazë ka rritje të lehtë prej 0,45%, me ç’rast rritje më të madhe ka te kosi, djathi, vezët dhe vaji;
– në rastin e pijeve joalkoolike është regjistruar ulje prej 1,01%;
– te frutat dhe perimet ka rënie prej 0,86%, përkundër rritjes së domateve dhe qepëve;
– te produktet bazë të higjienës është shënuar rritje prej 1,42%.
Ministria vlerëson se lëvizjet e çmimeve në periudhën e analizuar janë mesatare dhe nën kontroll, falë edhe uljes së marzheve tregtare.
Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të vazhdojë të monitorojë në mënyrë aktive kushtet e tregut dhe, nëse është e nevojshme, të propozojë masat e duhura për stabilizimin e çmimeve.
-
Lajme nga bota3 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni3 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Sport3 weeks agoBARDHI: NËNVLERËSIMI VETËM SE NA MOTIVON KUNDËR DANIMARKËS!

