Lajme nga vendi
Punonjësit e Postës në protestë, kërkojnë paga më të larta
Punonjësit e “Postës së Maqedonisë së Veriut” sot (22 maj) në të gjitha njësitë rajonale në vend do të mbajnë protesta, nëpërmjet të cilave do të kërkojnë pagesën e pagës së prillit.
“Për shkak të seriozitetit të gjendjes në të cilën ndodhet Posta, ruajtjen e vendeve të punës për punonjësit dhe ekzistencën e familjeve të tyre, organizatat sindikale dhe të punësuarit më 22 maj, e mërkurë me fillim nga ora 08:00 do të mbajnë protesta në të gjitha filialet në Maqedoni”, njoftuan nga Posta.
Ndërsa siç thonë nga sindikata, të punësuarit me protesta e nisin procedurën për grevë.
Nga Sindikata më herët kanë kërkuar sistematizim të ndërmarrjes, si dhe përmirësim urgjent të kushteve për punë dhe sigurim të mjeteve financiare.
Lajme nga vendi
Privohet nga liria një 44-vjeçar nga Gostivari tentoi t’i sulmojë gruan dhe vajzën e tij
Më 09.02.2026 në ora 02:15, punonjës policie nga SP Gostivar kanë privuar nga liria një burrë 44-vjeçar nga Gostivari. paraprakisht, në ora 01:25, bashkëshortja e tij 43-vjeçare ka denoncuar se ai ka tentuar t’i sulmojë atë dhe vajzën e tyre. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.
Lajme nga vendi
Në vendbanimin Hanet e Mavrovës gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë
Më 08.02.2026 në ora 20:00, në vendbanimin Hanet e Mavrovës, punonjës policie nga Stacioni Policor Mavrovë kanë privuar nga liria personat G.D. (28) dhe D.A. (28) nga Shkupi, të cilët po transportoheshin me automjetin pasagjerë „Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.D.. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse.
Lajme nga vendi
Incident në një bastore në Tetovë: kërcënohet punonjësja dhe thyhet xhami i pultit
Më 08.02.2026 në ora 20:15, në SPB Tetovë, A.M. (31) nga fshati Bellovisht, e punësuar në një bastore sportive në Tetovë, ka raportuar se personi B.B. (65) nga Tetova është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar punonjësen, pas së cilës ka thyer xhamin e pultit.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

